Elon Musk: Përveç raketave, të gjitha transportet do të jenë elektrike
Shiko fotografinë 1920041
Pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, tha të premten se në të ardhmen të gjitha llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave. Ai i bëri këto komente përmes një fjalimi online në një forum në Rusi.
Kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.
Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. Ai tha se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme”, raporton Reuters. Elon Musk tha se kompania e tij Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk tha se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës.
g.shqip
Deri tani ska derguar gje, dhe i kuptoj se qekur humben teknologjine e viteve 60 aty ngelen ata...
Cuditerisht pervec Nasa teknologjia ne keto 60 vite ka bere hapa te pa imagjinueshem por e shkreta Nasa me 18miliard $ ne vit buxhet nuk arrijne me lart se Ionosfere...
Ne anet e tjera Nasa ca nuk prodhon, qe nga jasteket e gjumit deri te makina por aty te Hëna ju ngeci karkaleci
Babai i Nasa ose me mire nazisti i SS pastaj drejtor i Nasa, Wernher von Braun para 70 vitesh deklaronte qe do vije nje Elon(ILON/ILION) qe do beje revolucion ama mbi varrin e vet tha te shkruhet nje varg i Bibles ku me pak fjale thote; Njeriu sdo e kaloje kurre kupolen e vene nga Zoti.
Ilon Musk ose Elion Mask seshte emer por kod "Maska e Zotit" por sic them shpesh here kjo eshte tjeter histori..