Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

‘Ellenica’, 71 arreste, mes tyre 9 shqiptarë. 4, trafik nga qelia

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
operacioni.jpg


Operacion antidrogë Itali-Ballkan

ITALI- Policia italiane ne kuader te nje operacioni te koduar “Ellenica” ka vene ne pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë duke iu referuar lajmit te dhene nga mediat italiane ka sqaruar se kane bashkepunuar per operacionin.

Sipas saj mesohet se nga pala shqiptare janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare nga 71 gjithsej që përmbante operacioni ‘Ellenica”. Te arrestuarit sipas saj jane persona të njohur të botes se krimit në vend.
Pas një operacioni të shpejtë, policia shqiptare, nën drejtimin e prokurorisë, ka arrestuar shtetasit;
Zenel Balla, nga Durrësi; Elvin Muço, nga Durrësi; Shpëtim Danaj, nga Vlora.
Ndërkohë, u është komunikuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar, në kuadër të këtij operacioni, shtetasve qe aktualisht vuajne denimin ne burg:
Indrit Dokle, Jorid Xhunga, nga Përmeti dhe Shefqet Vata, nga Kukesi dhe Arben Shtembari.
Janë arrestuar në Itali: Renald Velja dhe Roxhen Velja.


Mediat italiane

Policia italiane ka bere me dije se jane sekuestruar 2 kuintale heroine dhe 5 kuintale marijuane. Lajmin e bejne me dije mediat italiane, qe duke i referuar policise vendase sqarojne se bëhet fjalë për kuintalë heorinë e marijuanë me origjinë afgane që kishin destinacion, tregun italian ndërsa hetimi për zbulimin e trafikut, mësohet se zgjati plot 8 vjet.

Fale operacionit u mundesua ndërprerja e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit. Pjese e trafikut, sipas hetimeve ishin Shqiperia-Kosove-Bosnje Herzegovina-Kroacia-Slovenia-Italia.

Sipas hetuesit rrjeti ishte i sofistikuar dhe me mbeshtetje edhe ne vendet e origjines. ‘Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i Korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara.

Organizata ne Pescara, nje nga me te lakmuarat drejtohej nga Besnik Gostivari.

Gjithcka mesohet te jete zbuluar fale pergjimit te telefonave, dhe ka qene nje transportues qe duke njoftuar nje tjeter ka thene se e ka hedhur mallin anash autostrades, e me pas nga frika per te mos paguar borxhet eshte kthyer ta marre prape.//Panorama
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top