“Elkos Group” ia mësyn PTK-së

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0714142824585_m.gif


Një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, “Elkos Group” nga Peja, po bëhet gati t’ia mësyjë privatizimit të 75 përqindëshit të PTK-së. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media e lëshuar nga kjo kompani.
“Bordi i kompanisë sonë mori vendim që së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë të jetë pjesë e procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Ky vendim është marrë duke synuar që të arrihet sukses për kompaninë në fjalë dhe po ashtu për Kosovën. Një sukses të tillë e ka arritur vetëm Kroacia në Ballkanin Perëndimor, duke arritur të privatizoj Telekomin kroat dhe të ruaj 49 për qind të aksioneve nga kompanitë vendore”, thuhet në komunikatën e “Elkos Group”.

Komisioni qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, ka prezantuar muaj më parë këshilltarin e ri të transaksionit dhe planin për implementimin e privatizimit të PTK-së. Këshilltari i transaksionit, i përbërë nga përfaqësuesit e kompanive “Lazard Fereres S.A.S.” dhe “Raiffeisen Investment”, ka shprehur bindjen se PTK-ja si kompani është atraktive për investitorë seriozë dhe se tregu i telekomit në nivel global ka vazhduar të gjenerojë të hyra të mëdha. Në planin kohor të prezantuar nga këshilltari i transaksionit, shitja e PTK-së pritet të ndodhë brenda vitit 2012.

Privatizimi i PTK-së kishte filluar dy vite më parë, kurse Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat më të mëdha që të blinin 75 për qind të aksioneve. Por, tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovës pasi që Deutche Telecom ishte tërhequr dhe në garë kishte mbetur vetëm një kompani. /Telegrafi/

Komenti im: "Elkos Group" ose si njihet ne popull ETC (Ekonomski Tergovinski Centar - QendraTregtare Ekonomike) e qe eshte ne leter prone e familjes Kelmendi nga Peja, por ne fakt eshte prone e vellezerve Karic nga Peja (tani jetojne diku ne Serbi dhe e menagjojne kompanine permes vazaleve te tyre ne Kosove), dikur pronare te Karic Bank dhe financuesit me te medhenje te fushates serbe kunder Kosoves...tani ia mesyne dhe burimit me te madh te te hyrave ne Kosove - PTK-se dhe me gjase vazalet e tyre do te bejne cmos qe permes pushtetareve te korruptuar ta privatizojne kete kompani...Valle deri kur do ti durojme keto marrezira ekonomiko-politike.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top