Eliminimi i qenve të rrugës

ida angel

:)
V.I.P
Një video që ka qarkulluar kohët e fundit e ka tronditur opinionin publik u bë objekt i bisedës në emisionin e “Pasdites”, në Top-Channel.

Ajo ka qarkulluar në internet kohët e fundit dhe në të tregohet se si pastrohen rrugët e Durrësit nga qentë e pastrehë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kjo video e postuar nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale për një fakt të thjeshtë, këto kafshë vriten.
Për të diskutuar mbi këtë ngjarje në studio ishte e pranishme Pezana Rexha, drejtore ekzekutive e ARA (organizata jo-fitimprurese për të drejtat e kafshëve në Shqipëri).

Ishte vetë Rexha ajo që xhiroi videon shokuese dhe në intervistën e saj ajo zbuloi: “Ky aksion ka zgjatur gjashtë ditë dhe unë isha në ditën e fundit. Ditën e parë doli informacioni në një gazetë të përditshme, ku thuhej se qyteti kishte gjetur alternativë me organizatë spanjolle, qentë do vaksinoheshin dhe do të merreshin prej tyre. Mesa pashë nuk ishte e vërtetë, vullnetarët tanë na lajmëruan në 1.30 që njoftonin për vrasje masive me armë gjahu.

Ditën kur shkuam ne, qitjet u bënë më të sofistikuara, me silenciator. Spastrim ishte absolut, tashmë në Durrës nuk ke asnjë qen dhe kjo ka sjellë rritjen e numrit të maceve që tashmë hanë edhe ushqimin e qenve. Le të shpresojmë që kazanët e plehrave nuk do të helmohen, për të eliminuar edhe ato”.

Në emisionin e “Pasdites”, foli edhe Shyri Gjergji, shef i shërbimit publik në Bashkinë e Durrësit, që pranoi ekzekutimin masiv. “Në qytet ka pasur shumë ankesa nga qytetarët që janë ankuar për qentë, që janë të sëmurë dhe bile edhe kanë kafshuar qytetarë që kanë shkuar në urgjencë mbi dhjetë raste, në periferi të qytetit, në plazh e matanë. U detyruam të marrim masat për eliminimin dhe ekzekutuam mbi 15 tufa, brenda të gjitha parametrave të nevojshme”, u shpreh ai.

I pyetur për videon shokuese, Gjergji u shpreh: “Unë se kam parë videon, por ne kemi vepruar në bazë të ankesave që kemi pasur nga qytetarët për problemet në fjalë. ثshtë ankesa qytetare ajo që na detyroi të vepronim kështu”, shtoi Gjergji.

Duke u rikthyer në studio, drejtoresha e ARA-s, shprehu besimin e saj se eliminimi është i strukturuar dhe i mirëorganizuar. “Pa dyshim që është një aksion i menduar hollësisht. Rastësisht, më ra në dorë gazeta e vitit 2003, prapë kjo periudhë e vitit, që fliste për ekzekutim masiv të qenve. Ndodh kudo, edhe pse Durrësi është i vetmi i evidentuar me video, Prrenjasi dhe çdo qytet tjetër në Shqipëri gjen këtë alternativë. Mua më duket e tmerrshme jo vetëm nga pikëpamja brutale e vrasjes, por edhe sepse rrezikohet shëndeti publik, kur qëllohet me armë në atë orë të vonë të natës”.

Në bazë të një ligji shqiptar, kafshët që ekzekutohen duhet të përmbushin disa kushte dhe të seleksionohen paraprakisht. Por, kjo nuk ndodh në asnjë rast. “Nuk seleksionohet asnjë kafshë. Me ligj të datës 29.9. 2011, qentë që paraqesin agresiviet e sëmundje, duhet të kontrollohen nga veterinerët dhe më pas merren masa për asgjesim, por asnjëherë në këtë mënyrë, por me gjilpërë, pa shkaktuar trauma e zgjidhje barbare dhe as njerëzit nuk terrorizohen”, vlerësoi Rexha.

Nuk është vetëm Shqipëria një vend problematik përsa i përket ekzekutimit të qenve.

Disa koha më parë, Ukraina u vendos gjithashtu në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për një fushatë masive asgjesimi. “Greqia absolutisht nuk është më problem dhe mund të them se ai është një prej vendeve që respekton më shumë të drejtat e kafshëve. Në Europë, vende problematike janë tashmë Ukrainë, Rumania dhe Shqipëria, çka tregon se jemi ende shumë pas në mënyrën e trajtimit të kafshëve, në lidhje me vendet e tjera europiane”.

Në fund, Pezana lëshoi një apel ndërgjegjësimi, duke i kërkuar që të gjithë pronarët e qenve, të sterilizojnë kafshët e tyre. “Ka shumë familje që nxjerrin qentë, të cilët lënë pasardhës në rrugë dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm, për të gjithë ata që kanë qenë shtëpiak, që të sterilizohen. Qentë e fshatit do vijnë, për tre muaj do të jenë prapë plot me qen. Sterilizimi është e vetmja mënyrë, natyra i selksionion më pas vetë përgjithësisht, qentë e rrugës nuk jetojnë gjatë. Për më tepër, sterilizimi ul edhe agresivitetin tek kafsha”.
TOPCH
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

Mua me vjen keq per qente e rruges, ti marin ti vrasin.
Por nqs e mendon situaten me thelle, ata kthehen ne nje problem real duke vene ne rezik jeten e njerezeve, e pastaj na rrofte qe i shpetuam. Se di nqs ndodhin dhe ne Shqiperi raste te tilla, por ka raste vdekje ne shtetet me problem te ngjashem. Ne rezik jane femijet qe lozin ( per qejf te vete), ose i ngacmojne. Nuk mund te kontrollosh nje qen qe s'eshte i edukuar ( se di fjalen), aq me shume nqs eshte dhe i uritur ( kush e ushqen ne rruge, duke qene se seshte 1 veten, por jane grup). Po ashtu rastet e njerezeve te kafshuar nga qente dhe qe arine ne terbim, sjane te pakta.
Nqs nuk ekziston mundesia e grumbullimit ne qendra te specializuara per ti kujdesur, ti ushqyher e per ti dhene ne adopcion ( nqs ka njerez qe i duan), jam per eliminim e tyre. Kthehen ne kafshe agresive qe perbejne rrezik per shoqerine.
 
Pe: Eliminimi i qenve të rrugës

Une sjam ndonje fanse e asnje kafshe,ca do qofte ajo sme pelqejne...Por ama sjam as kundra vrasjes se tyre...Mund te mbahen e te krijohen qendra me veterinere,me njerez qe merren me edukimin e zbutjen e tyre e madje kur te arrijne ne ndonje faze,pse jo te behen dhe si tip adoptimesh neper shtepi...Them te atyre qe i pelqejne...
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

me vjen keq dhe mua qe t'i vrasin, sepse jane qenie e gjalle...
por ama ky dimer i ka terbuar qente ne rruge, mbase ngaqe ishte shume i ftohte...
nuk guxoje te ecje rrugeve pa ndonje gje te forte ne dore, sepse te turreshin, jo nga nje, por tufa qensh...
do uroja qe pikerisht ketyre qe bejne si "te dashur" e te dhimbsur me qente ... t'u turren ashtu sic na ka ndodhur ne te tjereve, dhe te shohim pastaj si do flasin...
me perpara dilnin prinderit te prisnin te lagjja, se ishte erresire apo mos te ngacmonte kush, ndersa kete vit dilnin na prisnin mos na turreshin qente...
le te gjejne nje menye per grumbullimin e ketyre kafsheve ne nje vend te caktuar, e mos t'i vrasin...
ama ta gjejne nje zgjidhje, qe ata mos te enden neper rruge, sikur kane dale per shetitje...
ne tirane qente e rruges, jane kthyer ne nje problem te vertete... dhe kur e kam degjuar si lajm ne tv, se keni idene sa e kam uruar ate gazetaren qe beri nje lajm te tille...
 
Pe: Eliminimi i qenve të rrugës

gjueti kafshesh, kafshet e egra qe vrasin kafshet e buta....
 
Pe: Eliminimi i qenve të rrugës

shoqate per mbrojtje kafshesh, ne nje vend ku njerezit trajtohen te tille.., sa ironike...., votova per eliminim te qenve rrugace por jo me arme, por me mjete te tjera p.sh. permes helmimit etj.
 
Pe: Eliminimi i qenve të rrugës

Po ku ka fonde ne Shqiperi per te hapur qendra strehimi per qent...spo kujdesen dot per njerezit, e jo me per kafshet. Po te pakten ti vrasin me helmin sic ka sugjeruar anetari me siper, se gjynaf te dalesh dhe ti gjuash me cifte.
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

Une se kuptoj cfare faji kane qente... Sa persona ka rrugeve qe meritojne te vriten pse duhet te vrasim pikerisht qente... Fundja nese ne rruge ka qen eshte sepse dikush i ka braktisur keshtuqe smund e vrasim qente per nje gabim te bere nga njeriu...Per ju siper si thoni te ndertojme dhe disa kampe perqendrimi te testojme ilace mbi to dhe i vrasim...Pale te mendosh qe disa nga ju preken dhe jane shume njerezor ne disa tema sa te beni me djabet...
 
Pe: Eliminimi i qenve të rrugës

Nuk po flas per menyren se si ti heqin por qe duhet ti heqin duhet...hmmmm se si kam shpetu i her ne 3 te mjesit vec une e di :S
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

njerez nuk eshte heqja qafe zgjidhja por edukimi i shoqeris per mos ti braktisur ato dhe krijimi i strukturave te posacme per mirepritjen e tyre
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

Une se kuptoj cfare faji kane qente... Sa persona ka rrugeve qe meritojne te vriten pse duhet te vrasim pikerisht qente... Fundja nese ne rruge ka qen eshte sepse dikush i ka braktisur keshtuqe smund e vrasim qente per nje gabim te bere nga njeriu...Per ju siper si thoni te ndertojme dhe disa kampe perqendrimi te testojme ilace mbi to dhe i vrasim...Pale te mendosh qe disa nga ju preken dhe jane shume njerezor ne disa tema sa te beni me djabet...

Hostel, ne rruge ka qene me shumice. Sa jane te braktisur? Nje % e vogel, % tjeter ( shumica) e kane prejardhjen nga RIPRODHIMI i pakontrollur i qenve te rruges. Mendo nje cik, me ca ushqehen qente? I ushqen njeri? A behen agresiv ne mungesen e ushqimit? A perbejne rrezik per shoqerine?

Ske degjuar per raste njerzish te kafshuar nga qente, te cilet skane bere antirabikun, kane terbuar e kane vdekur, se ska zgjidhje?!

Gjynah eshte per qente, ama nqs shteti nuk di ti mbaj ne fre, ska zgjidhje tjeter.
 
gjithmone ka nje zgjidhje qeni nuk u be i keq nga sot neser eshte menyra si trajtohet qe behet i tille . E di dhe ti shume mire si trajtohen qente e rruges ne shqiperi o burra kush te gjuaj i pari epo dhe ai i shkreti do mbrohet.. kam dale dhe une naten po sme ka sulmuar asnje qen
 
Zgjidhje ka, nuk thote njeri qe ka, por kur ska shtet te nderhy, kujt i thua?
Qente mund te sterlizohen, qe mos riprodhohen me pa mase, mund te hapen qendra per ti mbledhur, per ti kuruar e ushqyher, per ti dhene per adopcion. Por per te gjitha keto, duhet te implikohet dikush...

Se di si sillen me qente ne Shqiperi, skam thene asgjekundi te keqtrajtohen vetem pse jane kafshe. Njerzit ndonjehere sillen nen-nivelin e kafsheve.
 
do them une si..
i gjuan perpiqen ti shtypin etj etj... ne nje ambjent te tille eshte normale qe do kerkojne te mbijetojne dhe te mbrohen ashtu si dine
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

do them une si..
i gjuan perpiqen ti shtypin etj etj... ne nje ambjent te tille eshte normale qe do kerkojne te mbijetojne dhe te mbrohen ashtu si dine

Problemi i qeneve eshte dhe ne shtete te tjera, ku si gjuan njeri e as nuk duan ti shtypin. E prap behen agresiv, sepse duke u shumefishuar, se perballon qyteti (plehrat) ti ushqej. Pastaj duke ndejtur grup, po ashtu behen me agresiv.
Duhen sterilizuar dhe ti gjendet nje i zot. Po mbeten rrugeve, nuk eshte zgjidhje, as per ta ( vdesin urije, dhe keqtrajtoje) as per njerzit.
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

jam kunder .........dikush duhet te mbroje ate qe nuk mbrohet dot vete
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

jam kunder .........dikush duhet te mbroje ate qe nuk mbrohet dot vete

Mqs je kunder, ti cfare zgjidhje ke per kete ceshtje? Nqs neser, do kesh femije qe do lozin neper rruget e Tiranes, dhe do te vij njeri prej tyre i kafshuar dhe i desfiguruar, si do reagosh "jane te pafajshem se si mbron njeri dhe qente?" Ose nqs nuk te kafshojne femijet, te te kafshojne ty, prindrit, apo njerzit qe ti do, dhe ti humbesh per shkak te qeneve te rruges ( nuk e ekzagjeroj problemin, ka njerez qe kane vdekur pas kafshimit te qenit, aq me shume nqs kane qene grup!).
Nuk e di si sillen njerzit me qent ne Shqiperi, nqs e kane dhe ata fajin qe i keqtrajtojne, por nuk eshte zgjidhje qe qente te vazhdojne ne rruge, te riprodhohen, te shtohet numri tyre dhe me shume, mos kene me cfare te ushqehehen dhe askush mos bej asgje per ta.

Nqs nuk hapen qendra, ti mbledhin, ska zgjidhje tjeter, qente se kane vendin ne rruge.
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

Per te thene te verteten seshte se e lexova artikullin thjesht votova kunder kesaj masakre do thoja
Cdo vere eshte i njejti problem si pasoje e terbimit tek qente dhe si mundesia e vetme per te mos paguar vaksinat apo 'kapjen' e qenve eshte pagesa e killerave per 100 Lek/qen te ngordhur,ku barbarisht qellohen me sacme kur ne mes te rruges apo pas nje cepi mund te jene kalimtar sidomos tani qe kalimi 00.00 gjen shume njerez ne rruge.
Mendimi im eshte qe gjithe ata qe kane kafshe shtepiake ne shtepi,nrml duhet te vaksinohen dhe te qendojne brenda territorit te shtepise
Ato kafshe (qen) qe sherbejne per guardian te objekteve te lidhen me zinxhir,kur vjen dikush per te vjedhur leh vete qeni keshtu qe skane pse te vrihen barbarisht ne rruget e qytetit.
Ndersa pjesa tjt te kapen nga punonjes te specializuar te vaksinohen te hapet nje qender per qente,pjesa e atyre qe skane me shpresa egzistojne dhe mjete te tjera si gjilper qe te ve ne gjume po thuaj pse ti hane qente ato gjilpera kur i ha qeveria fruta deti
 
zgjidhja eshte mbledhja , vaksinimi , kastrimi kushton 50 euro per 1 qen ............pushtetet lokale mund ta bejen nje gje te tille
Sweet tani mu pergjigju ti , te del nje njeri e per qefin e vete te perplas me makine femijen .................cfare do besh do heqesh nga qarkullimi makinat ................mua me ka kafshuar nje qen nuk vdica vetem mu infektua plaga , po nuk ma ka fajin qeni ai femija im do kete nje shtepi ku te kthehet e dike qe do kujdeset per te ..........ai qeni ne rruge nuk e ka kete privilegj .
ATA QE I VRASIN PAGUHEN ........PSE NUK PAGUHET PER TI MBROJTUR ................SHPENZIMI SHKON QE SHKON
ju keshilloj te vizitoni kete Animal Rights in Albania, NOW! | Facebook
 
Po jo me Evi eshte me e thjeshte nje plumb aty dhe e heq qafe te keqen e madhe qe i ka rene shqiperise , se nuk behemi dot te pergjegjshem dhe presim gjithnje te bejen te tjeret dhe nuk e nis kush nga vetja ..................shuem dakort me mendimin tend . Respekte
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

zgjidhja eshte mbledhja , vaksinimi , kastrimi kushton 50 euro per 1 qen ............pushtetet lokale mund ta bejen nje gje te tille
Sweet tani mu pergjigju ti , te del nje njeri e per qefin e vete te perplas me makine femijen .................cfare do besh do heqesh nga qarkullimi makinat ................mua me ka kafshuar nje qen nuk vdica vetem mu infektua plaga , po nuk ma ka fajin qeni ai femija im do kete nje shtepi ku te kthehet e dike qe do kujdeset per te ..........ai qeni ne rruge nuk e ka kete privilegj .
ATA QE I VRASIN PAGUHEN ........PSE NUK PAGUHET PER TI MBROJTUR ................SHPENZIMI SHKON QE SHKON
ju keshilloj te vizitoni kete Animal Rights in Albania, NOW! | Facebook

Kejla, krahsimi jot nuk ka te njejten baze. Pse? Sepse njerzit kane llogik ( dhe shpresoj qe i jepet leja e vozitjes ne baze te testeve psikollogjike, dhe ne baze te njohurive per si vozitet makina), nderkohe qe kafsha eshte gjallese pa llogjik, ka tru, por truri nuk eshte aq i zhvilluar sa tek njeriu ( kafsha ka instinktet e familjes, ushqimit dhe riprodhimit). Edhe nqs behet fjala per qenin-kafsha besnike e njeriut, ai eshte besnik me njeriun qe e rrit dhe e kujdes, jo me gjithe kalimtaret. Nje qen rruge eshte shume me agresiv se sa ai qe mbajme ne bace dhe e shikojme perdite, dhe e ushqejme. Pra, nqs femija jote nuk arrine me ne shtepi, sepse qeni i preku nje ene gjaku te madhe ( ka ndodhur nje rast tani nja 2 vjete nqs me kujtohet mire, por jo ne Shqiperi), ose nqs qeni i prish fytyren ( mendo vetem sa operacione do duhet ti besh te tregoj si njeri normal, mbase jo sic ishte me pare, vetem si njeri normal...), e raste mund te vazhdoj te te jap.

Une sjam absurde, te them vritini me sopat si thote Evi qe ndodh ne Shqiperi. Nuk eshte kjo zgjidhja, por nqs bashkia apo kush meret me kete pune nuk i fut hundet dhe i le qente te shtohen si kerpudhat mbas shiut, do shtohen dhe rastet e aksidenteve. Aq kohe sa perbejne rrezik, ske si ti deshirosh qente rrugeve....dhe me sa shikoj ska shpresa te hapen qendra per mbledhjen e tyre.

Mqs te kapa ne teme, ishte hapur dje nje teme per mijnte e Tiranes (sikur) qe kishin kafshuar nje femije. Po per mijnte pse nuk behet e njejta mbrojtje? Pse nuk dalin te gjithe te thone "mos i vrisni, se eshte brutale"? Apo se jane kafshe te shemtuara dhe dihet qe mbajne semundje te ndryshme?!
 
Titulli: Eliminimi i qenve të rrugës

ok Sweet ,,,,,,mendimin e dhashe te kjo teme.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top