Elif Shafak: Kriza humanitare në Turqi hedh dritë mbi dështimet e Evropës

Bashkimi Evropian u ndërtua mbi vlera. Vlerat liberale, demokratike, pluraliste dhe përparimtare. Për demokratët jashtë Evropës ishte premtimi për të rregulluar të drejtat liberale që kishin më shumë rëndësi – lirinë e fjalës, kontrollet dhe ekuilibrat, një media të lirë, akademinë e pavarur, shtetin e së drejtës, të drejtat e grave dhe të pakicave. Në marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe në qasjen e saj ndaj refugjatëve, BE ka humbur bazën morale. Gjithçka u bë transaksion, thjesht një shkëmbim

Screenshot-2020-03-05-at-11.35.36-PM.jpg

Nga Elif Shafak

Për ta kuptuar Evropën, duhet të shohim më me kujdes kufijtë e saj. Shumë shpesh, debatet për të ardhmen e Evropës përqendrohen në disa kombe udhëheqëse dhe anashkalojnë periferinë. Megjithatë, fati i kontinentit është i lidhur thellësisht dhe në mënyrë të pashmangshme me ato që po ndodhin pranë skajeve të tij. Dhe nuk ka asnjë vend kufitar që ka një marrëdhënie kaq komplekse dhe konfuze me Evropën, sa Turqia – ishte, në fund të fundit, perandoria Osmane që u quajt për herë të parë si “I sëmuri i Evropës”.

Përgjigja për pyetjen, se çfarë do të thotë Evropa për Turqinë, ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa vendi rrëshqiste prapa dhe zhytej në nacionalizëm, islamizëm dhe autoritarizëm populist, dhe madje edhe seksizëm të mëtejshëm, po kështu përkeqësohej sistematikisht perceptimi turk për Evropën.

Duke hedhur sytë mbrapa, është e rëndësishme të mbani mend që ka qenë një moment, jo shumë kohë më parë, kur gjërat dukeshin më premtuese. Në vitin 2004, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Turqia kishte përmbushur “mjaftueshëm” kriteret politike për të filluar bisedimet e pranimit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërkohë në Turqi, çdo sondazh i besueshëm tregonte se shumica e popullsisë kishte një pikëpamje pozitive për Evropën dhe mbështeste perspektivën e vendit, për t’u anëtarësuar në BE. Historikisht, kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht, gjeneratat e qytetarëve turq ishin mësuar ta shikonin veten më shumë si pjesë të Evropës, sesa si pjesë e Lindjes së Mesme.

Me kalimin e kohës, AKP-ja e Rexhep Tajip Erdoganit u bë gjithnjë e më shumë anti-perëndimore, populiste, islamiste dhe autoritare. AKP nuk arriti të përmbushë kriteret e BE për anëtarësim, u largua nga reformat demokratike, shkatërroi pluralizmin dhe u bë më e izoluar. Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se nën Aleancën Popullore në qeverisje, AKP është e grupuar me partinë Lëvizja Nacionaliste, një parti ultranacionaliste e ekstremit të djathtë.

Turqia sot sundohet nga kombinimi më i keq i mundshëm ideologjik – ultranacionalizmi i përzier me islamizmin i përzier me populizmin i përzier me autoritarizmin. Me një patriarkat të ngulitur. Prandaj, nuk është çudi që në vitet e fundit është folur shumë për anëtarësimin në Paktin e Shangait në vend të BE-së, duke shkuar drejt lindjes dhe jo në perëndim. Nuk është çudi që elita në pushtet ka kërkuar për “modele alternative politike”, ku të drejtat e njeriut, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, të gjitha mund të lihen mënjanë. Në një intervistë televizive në vitin 2019 Erdogan, duke iu referuar një grushti parlamentarësh evropianë pasi BE-ja votoi të ngrijë negociatat e pranimit, tha: “Ata këshillojnë të ndalojnë bisedimet e pranimit me ne. Unë uroj që ta bënë një gjë të tillë … Ata janë armiqtë e Islamit. ”

Në këto rrethana, anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet një ëndërr e copëtuar që askush nuk e merr më seriozisht. Kështu që kur organizatorët e fushatës së largimit nga BE në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të hedhin ato tabela skandaloze që pretendonin se Turqia po anëtarësohej në BE, dhe 76 milion “prej tyre” do të vinin në Evropë, ata e dinin se nuk po thonin të vërtetën; ata donin të ngjallnin frikën, sikur barbarët të ishin te portat.

Ndërsa kritikoj retorikën nxitëse të fushatës së atyre që kërkonin Brexit, unë jam gjithashtu kritike ndaj mosvazhdimësinë dhe dështimeve të BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjen humanitare të refugjatëve. Marrëveshja e vitit 2016 midis Brukselit dhe Ankarasë – e cila çoi në skenat famëkeqe të azilkërkuesve që largoheshin nga Greqia dhe për t’u rikthyer në Turqi – premtoi, ndër të tjera, 3 miliardë euro, udhëtim pa viza për qytetarët turq në BE, ringjalljen e bisedimet të pranimit, dhe një hartë udhërrëfyese humanitare, që do të ndihmonte për risistemimin e një numri të madh sirianësh.

Por në një postim të fundit në Tuiter, Kati Piri, raportuesi i parlamentit Evropian në Turqi, i cili gjithmonë ka qenë me të drejtë kritik ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Turqi, dënoi BE për mosrespektimin e premtimeve të saj. Vetëm 25,000 sirianë janë zhvendosur në tre vjet në të gjithë BE-në. Janë afro 3.5 milion refugjatë në Turqi.

Bashkimi Evropian u ndërtua mbi vlera. Vlerat liberale, demokratike, pluraliste dhe përparimtare. Për demokratët jashtë Evropës ishte premtimi për të rregulluar të drejtat liberale që kishin më shumë rëndësi – lirinë e fjalës, kontrollet dhe ekuilibrat, një media të lirë, akademinë e pavarur, shtetin e së drejtës, të drejtat e grave dhe të pakicave. Në marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe në qasjen e saj ndaj refugjatëve, BE ka humbur bazën morale. Gjithçka u bë transaksion, thjesht një shkëmbim.

Çfarë do të thotë evropianizëm, për një vend ku janë mbyllur 180 media, janë arrestuar më shumë se 150 gazetarë, dhe më shumë se 1.100 akademikë janë paditur, pushuar nga puna ose janë hedhur në gjyq për firmosjen e një peticioni paqeje? Çfarë do të thotë Evropa për një vend ku vrasjet e grave u rritën me 1.400% midis 2002 dhe 2009, ku ligjvënësit përpiqen të zvogëlojnë dënimet e dhëna ndaj përdhunuesve të viktimave të mitura, nëse përdhunuesit bien dakord të martohen me viktimat e tyre? Çfarë do të thotë Evropa në një vend ku Osman Kavala, një filantrop dhe udhëheqës aktivist i shoqërisë civile dhe një nga njerëzit më të denjë që kam takuar në jetën time, është mbajtur në burg me akuzat më qesharake, i liruar pas më shumë se 800 ditësh në burg dhe më pas, disa orë më vonë, i riarrestuar në mënyrën më mizore?

Ndërsa Erdogan po lufton në Siri, me situatën që po shndërrohet në një luftë me qeverinë e Asadit, qeveria e tij vazhdon të bjerë në një kult të martirizimit, aq i frikshëm saqë njerëzit e kanë gjithmonë e më të vështirë të vënë në dyshim sunduesit e saj, nga frika se mos shihen si “tradhtarë”. Pas tragjedisë së javës së kaluar, kur u vranë dhjetëra ushtarë turq, Erdogani hapi kufijtë për refugjatët për të kaluar nga Turqia në Evropë, në mënyrë që të bënte presion mbi vendet e Evropës për të ndryshuar marrëdhëniet e tyre me Turqinë. “U krye, portat janë hapur tani. Do të keni pjesën tuaj të kësaj barre”, tha ai. Autoritetet në Greqi kanë njoftuar se kanë ndaluar 24,000 tentativa kalimi.

Si gjithmonë, janë fëmijët që vuajnë më shumë. Një djalë vdiq të hënën pranë një ishulli grek. Qindra refugjatë kanë ngecur në tokën e askujt, një copë toke ku janë hequr kufij imagjinarë. Ndërsa politika midis Turqisë dhe perëndimit vazhdon të përkeqësohet, një krizë e madhe humanitare po shpaloset, edhe një herë, në periferi të Evropës.

  • Elif Shafak është shkrimtare dhe politologe turke / The Guardian
 

Attachments

  • Screenshot-2020-03-05-at-11.35.36-PM.jpg
    Screenshot-2020-03-05-at-11.35.36-PM.jpg
    112.2 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2020-03-05-at-11.35.36-PM.jpg
    Screenshot-2020-03-05-at-11.35.36-PM.jpg
    112.2 KB · Shikime: 0
Për ta kuptuar Evropën, duhet të shohim më me kujdes kufijtë e saj. Shumë shpesh, debatet për të ardhmen e Evropës përqendrohen në disa kombe udhëheqëse dhe anashkalojnë periferinë
Normale.skeme e thjesht e qelizes,dhe nje nga qyteti, a nuk i thote atij nga fshati,fshatar e katundar ahahhahahaha.
Kur u ndam keto na rane. :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top