Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Elena Gjika (Dora D'Istria)

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Personalite të shquara Shqiptare /boteror
Elena Gjika (Dora D'Istria) dhe اështja Kombëtare Shqiptare!

Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19. Ajo dha një kontribut të shquar dhe në çështjen kombëtare shqiptare. Iu përkushtua çështjes shqiptare, duke qenë aktive në zgjidhjen e saj.

elena_zpswwgrphcz.jpg

Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte : Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarë t e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme.
Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane:
"Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor."… Turqia do të katandisej për t'i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut" "Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal." اështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: ثshtë e domosdoshme t'i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit… . Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t'u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. …
Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … ثshtë shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët
do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon.

Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t'i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se "Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike"... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet "patriotike" , por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet "toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh"

Nga libri Ahmet Kondo "Dora D'Istria për çështjen Kombëtare". Në këtë libër gjendet edhe korrespondenca e Dora D'Istrias me Jeronim De Radën.

Stop Injoranc
marre tek fv dikur e cila nuk hapet me.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back