Elbasani mbyll 7 me 7 procesin e numërimit.

xxl

IT Professional
Socialistët kanë pasur një diferencë prej 2133 votash por janë penalizuar nga koalicioni i djathtë, i cili ka fituar


ELBASAN - PS-ja duket se ka bërë diferencën e madhe prej 2133 votash në KZAZ-në e Bashkisë Elbasan, por ajo çfarë e ka penalizuar këtë forcë politike ka qenë kualicioni, pasi e djathta në kualicion është përcaktuar 515 vota para në këtë KZAZ, ndërsa LSI-ja ka arritur të marrë 1964 vota. Kështu, në orët e para të mëngjesit është mbyllur numërimi për 548 kuti ndërkohë që kanë mbetur mënjanë dy kutitë e përcaktuara me probleme. Kështu, Komisioni Zonal Zgjedhor është rikthyer rreth mesditës dhe ka marrë si vendim edhe numërimin e dy kutive të fundit të mbetura për Bashkinë Elbasan.


Pas numërimit të kutisë 2321 dhe 2321/1 rezultatet kanë dalë 137 për PD-në dhe 134 për PS-në, ndërsa kutia tjetër ka rezultuar 122 për PS-në me 84 për PD-në. Pasi janë mbyllur edhe procesverbalet për kutitë e fundit procesi i përfundimit të materialeve dhe i pasqyrave për të 96 kutitë është lënë gjatë pasdites.


Numërimi i kutive të fundit ka pasur përkrahjen e të dy kaheve politike, pasi numri i votave nuk mund të ndryshonte rezultatin përfundimtar me diferencat e krijuara mes dy partive, pasi kërkoheshin mbi 8 mijë vota në kualicion për të ndryshuar raportet e mandateve.


Leskaj ka kërkuar gjatë gjithë kohës mosbllokim të procesit dhe këtë fakt e kanë respektuar edhe kandidatët e PD-së, të cilët kanë monitoruar gjatë gjithë natës e deri në mëngjes numërimin e votave për Bashkinë Elbasan që e mbylli e fundit procesin e numërimit në këtë qark.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top