Elbasan, Zbulime të reja arkeologjike

redi-

Anëtar i Respektuar
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Xhepës”, aty ku mendohet të ketë qenë Porta Lindore e Rrugës Egnatia, që përshkonte Kalanë e Qytetit mes përmes, nxorrën në dritë prej gërmimesh të rastësishme, fragmente të rëndësishme të kësaj rruge historike dhe mure antike të saj. Gërmimet private u bënë në pjesën lindore të Lagjes Kala në Elbasan dhe zbuluan pjesë kolonash, gurë dekorativë, mozaikë, enë qeramike. Bashkia e Elbasanit ka ndërprerë punimet në këtë vend, në mënyrë që specialistët të nxjerrin përfundimet për zbulimin e ri. Ata mendojnë se muri dhe fragmente të tjera i përkasin portës dalëse të Vijës Egnatia. Bashkia e Elbasanit ka vendosur që ky fakt të përdoret si sondazh për përfitimin e projektit të Bashkimit Evropian për rikonstruksionin e kësaj rruge të zbuluar.
Zbulime të tilla arkeologjike tërheqin edhe turistët në këtë sezon vere. Edhe këtë verë Elbasanin e kanë vizituar shumë të tillë, ndërkohë që një turist Italian, që sheh për herë të pare vendin tonë, duket të jetë befasuar nga ato që ka parë.
Tashmë projekti i mbështetur nga Bashkimi Evropian parashikon ndërhyrje edhe në bazilikën në qendër të Elbasanit.

Burimi:Klan Tv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top