Elbasan: Vdesin nene bije, dyshohet te jene helmuar nga ushqimi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nënë e bijë nga rrethi i Gramshit kanë gjetur vdekjen, ndërsa dyshohet se tragjedia ka ndodhur për shkak të helmimit nga ushqimi që ato kanë konsumuar.
Burime zyrtare nga policia lokale thanë për ATSH-në se "Nafije Bujku, 39 vjeç banuese në Buçar të rrethit të Gramshit dhe vajza e saj R. Bujku, 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në të gdhirë të ditës së sotme, gjatë rrugës kur po transportoheshin nga të afërmit e tyre në spitalin kirurgjik të Elbasanit".
Të afërmit kanë deklaruar se shqetësimet e nënë e bijë janë shfaqur pasi ato kanë konsumuar ushqimin e darkës. Më pas gjendja e tyre është rënduar dhe në këto kushte rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm janë transportuar drejt spitalit rajonal.
Grupi i ekspertizës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së nënë e bijë.Praprakisht mendohet se ato mund të jenë helmuar nga ushqimi
ShtypiDites
 
Back
Top