Elbasan, tenton vetëhelmimin 26-vjeçarja

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Elbasan- Një 26-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë një sasi helmi. Sipas policisë, A. K, 26-vjeç, lindur në fshatin Shushicë, me banim në fshatin Shelcan është transportuar nga familjarët drejt spitalit kirurgjik në gjendje të rëndë.

Menjëherë nga ana e ekipit mjekësor i është dhënë ndihma e parë. Mësohet se 26 vjeçarja tashmë ndodhet jasht rrezikut në reanimacionin e spitalit.

Nga hetimet e para të policisë bëhet e ditur se shkaku i vetëhelmimit me fostoksinë ka ardhur nga stresi që gruaja po kalonte kohët e fundit. Policia ka zhvilluar edhe një kontroll në banesën e saj, por nuk është gjetur gjurmë të tabletave të fostoksinës.

Gazeta Shekulli
 
Back
Top