Elbasan, konsensus mes palëve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Kur ka mbetur më pak se gjysmë ore nga përfundimi i procesit zgjedhor, në disa qendra votimi të Elbasanit ka ende njerëz që duan të votojnë.
Burime pratiake bëjnë të ditur se pjesëmarrja deri në orët e fundit ka qenë rreth 50 për qind në bashkinë e Elbasanit dhe më e lartë në rang qarku.

Deputeti demokrat Luciano Boci e ka vlerësuar me nota pozitive zhvillimin deri tani të procesit.

“Procesi ka qenë i qetë, ka filluar në orën e caktuar dhe nuk ka pasur incidente për t’u shënuar. Ka pasur vetëm raste sporadike dhe veprime emocionale të militantëve, që janë të natyrshme. E rëndësishme është që ato kanë ndodhur jashtë qendrave të votimit. Ky proces është një betejë e fituar”, ka deklaruar Boci.

Përsa i përket problemit të konstatuar në komunën Papër, Boci ka sqaruar se ai është zgjidhur me konsensus nga kandidatët.

“Komuna Papër ishte një rast i cuditshëm ku kandidati ynë kishte siglën tjetër dhe kandidati tjetër tonën. Rasti më i keq do të ishte bllokimi i procesit, lodhje nga qytetarët, por zgjidhja ishte juridike pasi kandidatët pranuan të hynin në zgjedhje në këtë mënyrë dhe të pranonin rezultatin”, ka pohuar Boci.

Vlerësime të njëjta ka bërë edhe deputeti i PS, Ilir Bejtja, i cili e ka vënë theksin tek konsensusi mes palëve.

“Procesi ka nisur që dje me marrjen e materialeve të votimit. Ai ka qenë korrekt dhe ka pasur konsensus mes palëve. Dy qendra kanë pasur probleme, por jo me materialet zgjedhore, por me bojën, etj. Procesi ka qenë ashtu sic tha kolegu im”, është shprehur Bejtja.

Ai ka shtuar se në disa qendra është verifikuar një prani “e tepruar” e një ministri të shoqëruar me makina policie, por që s’e ka cënuar procesin.
 

Attachments

  • elbasan-city.jpg
    elbasan-city.jpg
    29.3 KB · Shikime: 26

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top