Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i komisariatit të Shijakut.!

cent

...Lontano
DURRES – Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, sot rreth orës 17:40, gjatë një operacioni në Katund-Sukth të Durrësit.
b47qq8.jpg
Mësohet se shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku gjatë një shkëmbimi zjarri mes 2 personave dhe forcave të policisë.

Sipas burimeve jozyrtare, kryekomisari Tahiraj bashkë me një patrulle policie ndaloi një mjet për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë, duke lënë të vdekur shefin e komisariatit të Shijakut. Efektivët e tjerë që shoqëronin zyrtarin e lartë të policisë, fatmirësisht nuk kanë marrë plagë.

Sipas policisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një kalimtare e rastit. Mësohet se e plagosura, Lena Nokaj,64 vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur një makinë të braktisur, tip ‘Benz’ VG 140 HG, pranë vendit ku ndodhi vrasja, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Forca të shumta policore dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë. Aktualisht janë shoqëruar në polici disa dëshmitarë të rastit, për të dhënë detaje rreth ngjarjes.

Të dhëna personale mbi kryekomisar Adem Tahiraj
Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, i martuar, me arsim të lartë. Ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite.

Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar.

Prefekti i Durrësit: Tahiraj në një kontroll rutinë në zonë
Në një komunikim telefonik me NEWS24, Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti, dënoi vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj dhe bëri të ditur se ai ndodhej në një kontroll rutinë në zonën ku ndodhi krimi.

Prefekti konfirmoi se e plagosur ka mbetur një kalimtare e rastit. Sipas Prefektit Alizoti, e gjithë zona përreth vendit të vrasjes është e rrethuar nga forcat e RENEA-s dhe të policisë së rendit, dhe shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zyrtarë të tjerë të policisë.
2cnt4y1.jpg
/balkanweb
 
Pe: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i komisariatit të Shijakut.!

Ngushellime familjareve dhe gjynah per shefin e policise...qe eshte vrare se po kryente detyren...:(
 
Titulli: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i komisariatit të Shijakut.!

Kur te kam pare une ne krye te detyres,,ti ke qen akoma ne enderr,,por sdo te behesh realitet,,dhe sdo te maresh spjegime te tjera per gjerat qe i ke marre pa e ditur distinacionin e tyre.
 
Titulli: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i komisariatit të Shijakut.!

Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur një makinë të braktisur, tip ‘Benz’ VG 140 HG, pranë vendit ku ndodhi vrasja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Burime nga policia konfirmojnë se autorë të dyshuar të vrasjes janë Ilir Xhakja, 38 vjeç, një person me precendentë penale, i dënuar 21 vjet heqje lirie dhe A Xhakja, 18 vjeç, nipi i 38-vjeçarit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
Dëshmia e kalimtares së plagosur

64-vjeçarja e plagosur Elena Ndokaj pohoi se vrasja ndodhi pas një debati mes autorëve të krimit dhe shefit të komisariatit. Ajo konfirmoi se kryekomisari ka qenë brenda në makinë, kur është qëlluar me breshëri plumbash.
/balkanweb
 
Titulli: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i komisariatit të Shijakut.!

Egzekutim i mirfillte. Ngushellime.
 
Back
Top