Ekzekutohet ish-agjenti i droges

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
elbasani-qytet.jpg



Ekzekutohet ish-agjenti i droges

Arkiv
Ne nje atentat te tipit mafioz mengjesin e sotem eshte vrare me arme zjarri nga dy persona te maskuar nje ish-agjent i anti-droges ne Elbasan. (UPDATE)

Viktima eshte Roland Rexhepi 42 vjec i cili deri vone kryente detyren si agjent i repartit te anti-droges dhe ka marre pjese ne shume operacione te zhvilluara ne qarkun e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem rreth ores 8 e 30 minuta, kur Roland Rexhepi kishte dale nga shtepia e tij ne kete pallat dhe po merrte automjetin ne kete kontenier te improvizuar si garazh.

Ndersa po perpiqej te hapte deren Roland Rexhepi eshte qelluar me arme zjarri nga dy persona te maskuar dhe te paidentifikuar te cilet pasi kane ekzekutuar 42-vjecarin jane larguar me shpejtesi me nje motor.

Banoret e zones pasi kane degjuar krismat kane lajmeruar policine ndersa viktima eshte derguar ne spital por ka gjetur vdekjen per shkak te plageve qe ka marre nga arma e zjarrit.

Një grup hetimor ka rrethuar vendin e krimit për të mbledhur provat dhe dëshmitë të cilat mund të hedhin dritë mbi autorët e vrasjes së ish- agjentit të antidrogës.

Policia po heton nëse vrasja e 42 vjecarit ka lidhje detyrën e tij kur ka qenë agjent i antidrogës, apo ka motive të tjera.

Nderkohe ka nisur tashme edhe nje operacion kerkimi si dhe jane vendosur pstoblloqe per te kapur autoret e kesaj ngjarje.
tch
 
Last edited by a moderator:
Ncncncnnc cfarë BE aman ar,,, me këto që po ndodhin ligjin ne Shqipëri e bëjnë maskarenjtë, kontrabandistët, vrasësit etj etj sepse kemi shtetin, gjykatat, policinë, prokurorinë të korruptuar sepse sot pasanikët ne Shqipëri janë vetëm maskarenjtë dhe ata që përmenda më sipër nuk ka të pasur në Shqipëri që i kanë vënë lekët me djersë e me punë janë shumë të pakët dhe dihet i blejnë me gjykatës me hetuesa e me prokuror dhe ditën tjetër janë përsëri të lirë nëpër qytete ehhhhhhh dhe ata pak polica që janë të ndershëm dhe duan të luftojnë krimin dhe ata i heqin qafe :(
Cfarë të presësh më për të hyrë në BE kur ata ua kanë bërë të qartë dhe hapur qeverisë sonë të korruptuar: Luftoni krimin, drogën, kontrabandën etj etj si këto sepse pa këto nuk do hyni kurrë në BE
 
Ne radhe te pare i shpreh ngushellime familjes se ish policit te vrare.Ketu tek ne sa here behen ndryshime te pushtetit do te behen ndryshime jo vetem ne administraten qendrore por edhe tek nepunesit e thjeshte neper rrethe.Sidomos persona qe kane punuar ne radhet e policise levizen ose largohen nga puna fare sipas preferencave partiake te shefave.Ne rastet e largimeve nga puna per kuadro te pregatitur keto levizje jo vetem do te rrezikojne personin qe per shkak e detyres konsiderohet njeri i lig nga trafikantet,por edhe shteti do te kete mangesi ne vazhdimesine e punes.Ne keto raste puna do te vazhdohet nga persona te tjere, por qe nuk njohin zonat dhe personat ku zhvillohen aktivitetet keqberese.Une nuk e njoh personin qe humbi jeten si pasoje e atentatit,por aspiroj per vendosjen e shtetit ligjor ne shqiperi.Shteti duhet te sanksionoje me ligj masa mbrojtese per kuadro qe jane korrekt ne detyre dhe ata te mos lirohen nga puna per shkak te ashtuquajturave rreforma .Perndryshe hakmarrjet per shkak te detyres do te behen rruge,jo vetem per policet e thjeshte por edhe per shefat e tyre ,prokuroret dhe gjyqtaret.
 
Зngjεll;167953 said:
Ncncncnnc cfarë BE aman ar,,, me këto që po ndodhin ligjin ne Shqipëri e bëjnë maskarenjtë, kontrabandistët, vrasësit etj etj sepse kemi shtetin, gjykatat, policinë, prokurorinë të korruptuar sepse sot pasanikët ne Shqipëri janë vetëm maskarenjtë dhe ata që përmenda më sipër nuk ka të pasur në Shqipëri që i kanë vënë lekët me djersë e me punë janë shumë të pakët dhe dihet i blejnë me gjykatës me hetuesa e me prokuror dhe ditën tjetër janë përsëri të lirë nëpër qytete ehhhhhhh dhe ata pak polica që janë të ndershëm dhe duan të luftojnë krimin dhe ata i heqin qafe :(
Cfarë të presësh më për të hyrë në BE kur ata ua kanë bërë të qartë dhe hapur qeverisë sonë të korruptuar: Luftoni krimin, drogën, kontrabandën etj etj si këto sepse pa këto nuk do hyni kurrë në BE
E di si eshte puna , pranvera nuk vjen me nje lule . e dyta nese hyn mafia ne shtet e veshtire qe te dala prandaj mos prisni shume gjera nga qeveria jone , ose nga nje polic se i vetem sben dot asgje :(
 
Back
Top