Të mërkurën është realizuar me sukses ekstradimi i shtetasit kosovar Arben Pira, nga Zvicra në Kosovë.
Arben Pira nga Pozhorani i Komunës së Vitisë, kërkohej nga Gjykata Komunale në Viti për ekzekutimin e dënimit të shqiptuar ndaj tij, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Autoritetet Zvicerane janë përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, për ekstradimin e Piraj nga Zvicra në Kosovë, me qëllim të sjelljes së tij para organeve të drejtësisë në Kosovë, për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 4 dhjetor 2003.
Ekstradimi i Arben Piras është realizuar në bashkëpunim të ngushtë në mes të Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Departamentit për اështje Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, komponentës për Drejtësi të EULEX-it, si dhe autoriteteve zvicerane.
*Telegrafi*