Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Arfenilla

Themelues i Forumit

ab933413-d45b-4c30-a894-c4c039aa949d.jpg

Ekziston një histori jo shumë e njohur për myslimanët dhe hebrenjtë që gjatë Luftës së Dytë botërore ndihmuan në krijimin e një kodi nderi, i cili ekziston ende,” bën të ditur e përditshmja australiane “New Daily”.

Një ekspozitë e re, e cila do të hapet në Australi, do të tregojë më tepër rreth faktit sesi myslimanët shpëtuan jetën e shumë hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Në ekspozitë do të tregohen fotografi te realizuara nga fotografi Norman Gershmen, i cili shpenzoi 4 vjet duke fotografuar heronjtë dhe të mbijetuarit e Holokaustit në Shqipëri.

Kjo ekspozitë është pjesërisht një përpjekje për të luftuar rritjen e islamofobisë në botën perëndimore, siç janë edhe incidentet e fundit të anti-semintizmit si për shembull sulmi në supermarketin hebre në Paris pas masakrës në redaksinë e gazetës “Charlie Hebdo”, shkruan më tej gazeta australiane.

“Ekspozita ka për qëllim të tregojë humanizmin e përbashkët që ne ndajmë dhe të kundërshtojë paranojën ndaj Islamit”-është shprehur fotografi Gershman. Teksa vendet e tjera europiane të pushtuara nga nazistët dhe që popullsia e tyre hebreje u dërgua në kampet e përqëndrimit, Shqipëria i rezistoi urdhërave të Adolf Hitlerit dhe refuzoi t’i dorëzojë qytetarët e saj hebrenj.

Një lëvizje e tillë ndihmoi në krijimin e një kodi etik në Shqipëri të quajtur “Besa” i
cili vazhdon të mbijetojë edhe sot. Qeveria shqiptare bëri të mundur që shumë familje hebreje t’iu mundësojë letra false në mënyrë që të mos jetojnë në fshehtësi dhe i hapi kufijtë për refugjatët herbrenj. Asnjë nga hebrenjtë shqiptarë nuk u dërgua në kamp përqëndrimi. Shqipëria, një vend i vogël i ndodhur mes Greqisë dhe Maqedonisë ishte i vetmi vend europian që përjetoi një rritje të popullsisë çifute gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfundon gazeta.B expres
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Edhe kto hebrejt jan shum te beses :D
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Ajo qe me stonon eshte fjala e perdorur mysliman,dhe jo populli shqiptare?!
Gjithesesi,populli Shqiptare eshte popull fisnik dhe i beses kete e kemi demostruar qe ne kohet e lashta.
Do jete nje ekspozite interesante,me copeza qe te kthejne pas, ne nje kohe te pergjakur historike.
 
Dhe ne fakt ke te drejte, sepse nuk kane qene MUSLIMANET qe i kane ndihmuar hebrenjte por kane qene SHQIPTARET qe i kane ndihmuar qofshin ata muslimane, katolike apo ortodokse.Ishte vendim jozyrtar qeverie e cila ishte e perbere nga shqiptare jo vetem muslimane dhe ishte mikpritja e shqiptarit si i tille dhe jo si musliman qe ndihmoi ne shpetimin e jeteve te hebrenjve.
Normale qe per ta bere shume me teper interesant lajmin identifikojne shqiptarin me muslimanin por e dime te gjithe qe nuk eshte keshtu!
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Ajo qe me stonon eshte fjala e perdorur mysliman,dhe jo populli shqiptare?!
Gjithesesi,populli Shqiptare eshte popull fisnik dhe i beses kete e kemi demostruar qe ne kohet e lashta.
Do jete nje ekspozite interesante,me copeza qe te kthejne pas, ne nje kohe te pergjakur historike.

Po kot skan than muslimanet se Shqiptaret Muslimant i kan ndihmu apo ju vjen inad juve qe skan than Katoliket Shqiptar ;)
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Po kot skan than muslimanet se Shqiptaret Muslimant i kan ndihmu apo ju vjen inad juve qe skan than Katoliket Shqiptar ;)

Jo mua s`me vjen inat me dhe per askend por nuk pranoj te shtremberohet realiteti, DHE REALITETI ESHTE DO APO SDO TI DHE UNE QE TE GJITHE SHQIPTARET I KANE NDIHMUAR dhe jo vetem muslimanet.Nese ty te pelqen realiteti i shtremberuar atehere lum si ty!
Nese per ty si besimtar musliman eshte ne rregull qe te maresh meritat e te gjithe atyre shqiptareve jomuslimane qe kane ndihmuar hebrenjte atehere shume mire per ty (Ne dokumentat qe i jane dhene hebrenjve si shqiptare ke firma dhe nenshkrues katolike, ortodokse dhe muslimane).Ke emra dhe mbiemra shqiptaresh qe kane ndihmuar hebrenjte dhe do apo sdo ti dhe une bashke aty ka muslimane sic ka katolike dhe ortodokse dhe e di kush eshte emeruesi i perbashket i tyre?????
Shume pyetje e veshtire por po te ndihmoj-Ishin te gjithe shqiptare por me fe dhe besim te ndryshem!!!
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Un si kam lexu naj her emrat e atyre familjeve qe kan ndihmu hebrejt ;)
Un flas qa shkrun artikulli, edhe nqs do thoshin katoliket skisha pse mu ndi keq ,sikur po stonohen antaret ma nelt duket ju u vra veshi me thanien Shqiptaret Musliman.
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

,sikur po stonohen antaret ma nelt duket ju u vra veshi me thanien Shqiptaret Musliman.

Quku une skma asgje kundra myslimanve as katolikve,ne familjen time kemi dy nuse myslimane, ne si familje jemi religjion katolik.
Kjo sa per te bindur ty qe personalisht respektoj shume cdo religjion te fes,Por une kur flas per dicka sic jane perfaqsimet e nje populli apo kombi,flas pertej religjioneve fetare qofshin keto, besimi mysliman,katolik,bektashian apo ortodoks kaq.
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Ajo qe me stonon eshte fjala e perdorur mysliman,dhe jo populli shqiptare?!
Gjithesesi,populli Shqiptare eshte popull fisnik dhe i beses kete e kemi demostruar qe ne kohet e lashta.

Desha te nderhy pikerisht ne kete pike. Paske shkruar ti Neve ne vendin tim :)
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Mediat e huaja gjithmone e vejne theksin te muslimanet shqiptar sepse kur merren parasyshe raportet e hebrejve me muslimanet e tjere historikisht, te cilat kane qene gjithmone armiqesoe, artikulli duket shume me interesant. Plus qe rasti i shpetimit te hebrejve ne Shqiperi gjate luftes se dyte boterore perdoret shpesh si rast i cili mund te sherbej ne pajtimin mes popujve dhe religjioneve. Perdoret si mesazh apo si pike reference qe religjionet dhe kombet e ndryshme mund te bashkejetojne.

Perndryshe me aq sa e di une, hebrejt jane shpetuar nga te gjithe shqiptaret pa dallim religjioni. Dhe nese nuk gaboj numri me i larte i tyre gjate luftes se dyte boterore ka qene i perqendruar jo te muslimanet e katoliket, por te ortodokset shqiptar... ne jug te shqiperise.

Jane gjera te lexuara para shume kohesh dhe ka mundesi qe te jem edhe gabim.
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Un nje gje nuk e kuptoje kur eshte qeshtja e hebrejve se jan strehu ne shqiperi , si u be se u strehun aty e nuk u lajmruan ; kur ne kohe komunizmi kan spiunu vllai vllaji (keshtu keni then ju nga shqiperia )apo vete nazistet nuk i kan kerkuar ti dorzonin hebrejt se ishin ne shqiperi ?
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Sa shume u pengon vetem fjala Islam/musliman. Po te ishte ndryshe, sigurisht se do t'kishin thene ndryshe tash e sa kohe mediat. Po shqiptari del cdo here me i mencuri (mendon se eshte ne barcolete)
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Po meqe jemi shumice muslimane thone nje vend me shqiptar musliman, Lol.
E dyta, mqs muslimanet e hebrenjt jane ne konlikt perher, ketu duam te tregojme se jo, Muslimanet ishin ato qe i strehuan pa problem :D.. GJthss mos u merzisni, si t'u leverdise i kthejne muhabetet :D... Mua si muslimane s'esht se me gezon apo me hidheron ky lajm... Hebrenjt i njoh, njoh dhe shqiptaret shyqyr, si musliman si katolik :p, po ashtu njoh dhe madheshtine e cdo feje apo vlerave qe percon nje fe e caktuar ... :)
 
Titulli: Ekspozitë në nderim të shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë me besë

Kam menduar se nje besimtar i vertete kerkon dhe do gjithmone te dije GJITHE TE VERTETEN dhe jo vetem te verteten qe i intereson, nejse, qenkam gabuar :(
Pranoj fajesine time, I`m guilty :eek:hh
 
Back
Top