Ekspertiza private: Autobusi ra me 20 kilometer ne ore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndryshe nga sa pretendon Policia e Shtetit se autobusi që ra në Qafën e Vishës në Himarë, ishte me shpejtësi, ekspertët privatë, të punësuar nga familjarët dhe të afërmit e shoferit اela, thonë se autobusi ishte me 20 kilometër në orë. Siç raporton GSH, ekspertë privatë rrugorë janë angazhuar me hetimet këto ditë, për llogari të familjarëve të shoferit Pëllumb اela. Ata thonë se kutia e shpejtësisë së automjetit shënonte 20 km/orë në momentin e aksidentit.

Ata dyshojnë për ndonjë defekt teknik në mjet. Ndërkohë ekspertiza ka nxjerrë se shoferi nuk kishte probleme shëndetësore dhe as nuk kishte konsumuar alkool. Deri më tani autobusi nuk është nxjerrë akoma nga gremina. Mësohet se autoritetet kanë kontaktuar me një firmë që do e nxjerrë autobusin, i cili ruhet nga policia./Shqiperia
aksident-autobuzi-humar.jpg
 
Back
Top