TIRANE- Kostandin Kacifas ka vrarë veten. Ky është përfundimi i ekspertivës mjeko-ligjore të policisë shkencore për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës më 28 tetorit 2018 kur shënohej dita e dëshmorëve të Greqisë, e cila rrëzon pretendimet e ngritura deri para këtij momenti se Kacifas u vra nga efektivët e RENEA-s. Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t'u vetëdorëzuar dhe për të ndalur sulmin.
Hetimet janë kryer nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, aty ku dosja u transferua prej muajit janar 2020.
Vdekja e Kostandin Kacifas/ Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet
Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit.
Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qenë me puthitje, duke argumentuar se ka qenë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.
Shqiptarja

Last edited by a moderator: