Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Eksperimente me të burgosurit shqiptar në burgjet maqedonase

Kresha

A pretty face can never trick me
Shoqata e Veteranëve të UCK-së reagon ashpër ndaj trajtimeve ç'njerëzore ndaj të burgosurve shqiptar nëpër kazamatet e Maqedonisë.


Shoqata e Veteranëve të Luftës së UCK-së " Kalaja" reagon ashpër ndaj trajtimeve ç'njerëzore ndaj të burgosurve shqiptar nëpër kazamatet e Maqedonisë.

"Kemi informacione të besueshme nga burgu famëkeq i "Idrizovës" se në këtë institucion me shqiptarët e burgosur bëhet eksperimente laboratorike. Bëhet fjalë për të dënuarin e pafajshëm, Florim Ahmetin nga fshati Brodec të cilit nga torturat në këtë burg i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe më 21.08.2009 dërgohet në spitalin e Shkupit ku i jepet një injeksion. Pas kthimit në burg po në të njëjtën ditë Florimit i keqësohet gjendja në ora 23:00, kontrollohet nga mjeku i burgut dhe njëkohësisht i jepet një injeksion kundër injeksionit të pare, sepse e para ka qenë totalisht gabim", thuhet në reagimin e veteranëve të luftës.

Nga kjo organizatë ftojnë bashkësinë ndërkombëtare që të intervenojë dhe ndalojë këto metoda ç'njërëzore ndaj të burgosurve në burgjet e Maqedonisë.

"Në mungesë të zv. Drejtorit që duhet të jetë shqiptarë, që nuk egziston, të bëhen këto eksperimente laboratorike, si në kohën e NACIZMIT me اIFUTثT. Me këtë rast njoftojmë opinionin ndërkombëtar se në Maqedoni bëhet gjenocid me shqiptarët dhe kërkojmë që sa më shpejtë të intervenohet në këtë shtëpi ndëshkuese, sepse i vetmi besim ngelë tek JU", thuhet në fund të reagimit. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top