Love
βeℓℓe â๓e
- Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj i drejtohet me një letër drejtoreshës së BB në Shqipëri, Jane Hermitage, letër me 11 pyetje që deri më sot nuk kanë marrë përgjigje dhe që hedhin dyshime mbi një rol abuzues, që Banka Botërore ka luajtur me fondet dhe me çmimin e energjisë në Shqipëri.
Kryetari i ZMK-së, Altin Goxhaj, i ka dërguar një letër të dytë, këtë herë të ashpër, drejtoreshës së Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatores rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage.

Një letër të dytë, pasi, sipas Goxhaj, ajo nuk i është përgjigjur 11 pyetjeve, që ZMK ka dërguar në lidhje me rolin e vërtetë të BB në raport me konsumatorët shqiptarë, e konkretisht me ‘dështimin e CEZ”, duke bërë pyetje gati si akuza për abuzime të tmerrshme të BB-së me faturat e energjisë së konsumatorëve shqiptarë.
"اfarë ka bërë zyra e Bankës Botërore në Tiranë me milionat e taksapaguesve spanjollë, që erdhën në Shqipëri për të mbrojtur konsumatorët shqiptarë nga rritja e çmimeve dhe abuzimet e CEZ dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ku shkuan ato para?", "A ka ushtruar presion Banka Botërore ndaj ERE për rritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike?" janë dy nga pyetjet, që jepen të plota më poshtë.
Pasi publikon të 11 pyetjet, Goxhaj ‘kërcënon’ se “në pritje të përgjigjes suaj, 24 orë më vonë ZMK do t’i ofrojë publikut shqiptar fakte dhe të dhëna mbi përgjigjet, që ne kemi për pyetjet e bëra ndaj jush”.
“Prisja që punonjësja juaj të më jepte një përgjigje korrekte të 11 pyetjeve dhe jo të më kujtonte penalitetet mbi të drejtën e shprehjes e të refuzojë të përgjigjet”, i shkruan zonjës Jane Armitage diku në letër Altin Goxhaj. Më tej ai ka akuzuar punonjësit e BB-së, se fshijnë materialet online.
“Punonjësit të mos përpiqen të të fshijnë materialet online, sepse unë disponoj 400 faqe dokumentacion të këtij projekti dhe roli i Bankës Botërore është i dokumentuar”, qartëson Goxhaj në letër.
Me tone më të zbutura ka përfunduar se, gjithsesi ai e ‘kupton pozicionin e një rrogëtari të BB-së’, ndërkohë që dëshiron t’i bëjë me dije se, në mungesë të përgjigjes së 11 pyetjeve do të jetë i detyruar t’i përgjigjet vetë të gjitha pyetjeve, duke publikuar fakte dhe dokumenta mbi rolin e vërtetë të Bankës Botërore në Shqipëri.
“Të them të drejtën nuk kisha asnjë besim se mund të merrja ndonjëherë përgjigje, pasi kam 2 vjet që nuk më jepet asnjë e tillë”, i vë kapakun letrës kreu i ZKM-së.
11 kërkesat e ZKM-së ndaj zonjës Jane Armitage:
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK në interes të konsumatorëve shqiptarë kërkon nga ju në emër të Bankës Botërore përgjigje për rolin e Bankës Botërore në dështimin e CEZ dhe dëmin e bërë ndaj konsumatorëve shqiptarë. Pyetjet që do të paraqiten sot janë si më poshtë:
1. اfarë ka bërë zyra e Bankës Botërore në Tiranë me milionat e taksapaguesve spanjollë, që erdhën në Shqipëri për të mbrojtur konsumatorët shqiptarë nga rritja e çmimeve dhe abuzimet e CEZ dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve.
2. Përse i anuloi Banka Botërore qindra mijë dollarë të spanjollëve, të destinuar për të ndihmuar konsumatorët, që të ankoheshin dhe t’u jepej asistencë ligjore për t’u përballuar me CEZ?
3. Në cilët xhepa shkuan këto para dhe kush janë zyrtarët shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar Banka Botërore për të devijuar 2.1 milionë dollarë të taksapaguesve spanjollë që duhet të mbështesnin fuqizimin e zërit kombëtar të konsumatorëve shqiptarë dhe mbrojtjen e tyre ligjore nga abuzimet e CEZ?
4. A ka përdorur këto para Banka Botërore për të ushtruar presion në median shqiptare, duke vendosur kushte ndalese për zërin e ZMK në media në lidhje me akuzat tona ndaj CEZ & Bankës Botërore përgjatë vitit 2011?
5. A është e vërtetë që me 2.1 milionë dollarë të taksapaguesve spanjollë është paguar drejtori i projektit me 300.000 USD dhe ky drejtor gjithmonë deklaronte se “nuk merr vesh” nga fusha e të drejtave të konsumatorëve?
6. A është e vërtetë që Banka Botërore ka ndikuar pranë komunitetit të donatorëve në Shqipëri dhe jashtë saj, që në Shqipëri të mos ketë mbrojtje ligjore për konsumatorët e abuzuar nga CEZ?
7. A ka ushtruar presion Banka Botërore ndaj ERE për rritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike? A ka ushtruar presion Banka Botërore ndaj ERE për shtyrjen e afatit të investimeve të CEZ në kundërshtim me kushtet e privatizimit? A ka ushtruar presion BB ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të mos ndëshkuar CEZ?
8. A ka penguar Banka Botërore në bashkëpunim me zyrtarë shqiptarë hartimin e një legjislacioni të drejtë rregullator për energjinë dhe që mbron realisht të drejtat e konsumatorëve nga abuzimet e CEZ?
9. Kush është roli i vërtetë i Bankës Botërore në Shqipëri në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve nga abuzimet e CEZ, Ndërmarrjet e Ujesjëlles-Kanalizimeve, Sektori Bankar, Sektori i Sigurimeve, Kalibrim-Metrologjia, etj?
10. A po luan Banka Botërore një rol të drejtpërdrejtë në mbytjen e zërit të konsumatorëve shqiptarë, që duhet të ngrihej kundër abuzimeve nga kompanitë si CEZ, ujësjellës kanalizimet, bankat, shoqëritë e sigurimeve, skemat e zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve konsumator-biznes etj?
11. A mban përgjegjësi ligjore dhe financiare Banka Botërore për rolin e saj në humbjet që i janë shkaktuar konsumatorëve shqiptarë nga Dështimi i CEZ në Shqipëri?