Ekskluzive/Masakra e Durrësit, Arjan Muça: E vërteta e operacionit kundër Dajtit

TIRANE-Për herë të parë, del në dritë e vërteta e operacionit policor për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti në 2009-ën, që përfundoi me bilancin tragjik të vrasjes së katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale. “GSH” ka mundur të sigurojë dëshminë e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Arjan Muça, i cili drejtoi dhe operacionin “anti-Dajti” dhe po e publikon për herë të parë. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një seancë me dyer të mbyllura, Muça ka rrëfyer se si ra në gjurmët e Dritan Dajtit, njeriut që prej 7 vitesh ishte renditur në listën e të shumëkërkuarve, dyshimet e policisë se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe si u përgjua telefoni i tij. Për arsye që nuk arrin t’i shpjegojë, Arjan Muça u tha gjykatësve, se asnjëherë nuk iu vunë në dispozicion rezultatet e përgjimit të numrit të Dritan Dajtit, por përpos kësaj u vijua me punën për kapjen e tij. Muçaj ka shpjeguar me detaje, të gjithë përgatitjen e strukturave të posaçme dhe instruktazhet që janë bërë për kapjen e Dajtit.
15n6an8.jpg
Dëshmia
U thirr dhe u paraqit dëshmitari Arjan Muça. Paralajmërohet për detyrimin për të dëshmuar dhe përgjegjësinë ligjore në rast të dëshmisë së rreme. I lexohet formula e betimit. Dëshmitari tha “Betohem”!
Ftohet të japë gjeneralitetet: Arjan Muça, lindur në Dibër, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, me arsim të lartë.

Prokurori Ardian Nezha pyet: اfarë detyre funksionale keni aktualisht në radhët e Policisë së Shtetit?
Muça: Jam drejtor i drejtorisë së dëshmitarëve dhe personave të veçantë. Grada Drejtues i parë.
Kryetari i seancës: Në kushtet kur konstatohet se nuk ka rënë kushti për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, sipas kërkesës së paraqitur nga akuza seanca vijon në të njëjtat kushte, me dyer të mbyllura.

Prokurori Nezha: اfarë detyre funksionale keni pasur në radhët e Policisë së Shtetit në vitin 2009, qershor-korrik-gusht?
Muça: Kam qenë drejtor i drejtorisë kundër krimit të organizuar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në departamentin e hetimit dhe krimit.

Prokuroria Nezha: Ju dhe strukturat që keni drejtuar, a keni asistuar dhe marrë pjesë në operacionin e datës 07.08.2009 për kapjen e personit në kërkim, Dritan Dajti? Nëse po, çfarë dini për këtë operacion?
I pandehuri Dritan Dajti: ثshtë pyetje sugjestionuese, duke sugjeruar se unë kam qenë person në kërkim.

Kryetari i seancës: Pranohet kundërshtimi i të pandehurit Dritan Dajti, vetëm për pjesën ku është cituar për “kapjen e personit në kërkim”.
Muça: Kam qenë pjesë e operacionit dhe njëkohësisht kam qenë drejtues i këtij operacioni që pyeti prokurori për kapjen e Dritan Dajtit. Ka qenë fillimi i gushtit kur kolegë të strukturës sime kanë marrë informacion për Dritan Dajtin, informacion që e lidhte atë me trafikun e drogës, dhe na është vënë në dispozicion një numër telefoni që përdorej nga Dritan Dajti në atë periudhë. Numri nuk më kujtohet, por di që ka qenë numër i kompanisë “xxxx”, por konkretisht nuk e mbaj mend.
Meqenëse Dritan Dajti ishte person në kërkim dhe meqenëse dolën informacione për implikimin e tij në trafikun e drogës, kemi kërkuar vënien në përgjim të numrit telefonik, që sipas informacioneve përdorej nga Dritan Dajti, me qëllim për të marrë informacione të vlefshme nga bisedat telefonike dhe për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së tij, me qëllim arrestimin e tij si person në kërkim.
Nuk kemi pasur asnjë rezultat nga përgjimi i telefonit. Dhe jo për shkakun se ky telefon nuk përdorej nga Dritan Dajti, por sepse në qendrën e përgjimit nuk u përcoll asnjë informacion i vlefshëm. Jam munduar të kuptoj pse ndodhte kjo punë, me gjithë shpjegimet që më bënë kolegët, dhe sot jam i paqartë se ç’ka ndodhur. Megjithatë ne kemi vazhduar punën tonë dhe kolegët kanë marrë informacion për një vend që frekuentohej nga Dritan Dajti, i cili ndodhej konkretisht në Durrës, në zonën e plazhit në një pallat pranë Pistës Iliria. Unë kështu di ta identifikoj atë vend. Pasi kemi marrë këtë informacion bashkë me kolegët, - kam përshtypjen duhet të ketë qenë një natë para operacionit, - kemi shkuar në vend, kemi bërë një rikonicion të vendit, kemi parë konkretisht ku është vendi dhe si mund t’i vendosim forcat në atë vend që mendohej se frekuentohej nga Dritan Dajti. Kanë qenë dy kolegët, i ndjeri Fatos Xhani, i cili në atë kohë ishte shef i operacioneve speciale nën varësinë e drejtorisë së krimit të organizuar dhe A.K., shef i njësisë i agjentëve në mbulim dhe të infiltruar. Besoj ka qenë darkë, errësuar, qëllimisht e lamë atëherë në atë kohë sepse nuk donim të binim në sy, kemi parë vendin, jemi kthyer. Fatosi u ndalua sepse jetonte në Durrës, ndërsa unë dhe A.K. jemi kthyer në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes, kemi bërë planin e operacionit, kemi mbledhur njerëzit pjesëmarrës në këtë operacion, kemi bërë instruktazhet përkatëse. Fillimisht kam mbledhur njerëzit e njësisë teknike, të cilët kanë për detyrë suportimin e operacioneve me pamje, audio e video. Më pas u kam dhënë detyra njerëzve të njësisë në mbulim dhe në fund kam mbledhur njësinë e operacioneve, njësinë e goditjes, njësinë e vëzhgimit. Të tria këto grupe kanë marrë instruktazh të pavarur nga njëra-tjetra, jo të gjitha bashkë. Grupin e njësisë teknike e kam pajisur me foto të Dritan Dajtit. Tek njësia teknike ka qenë i ngarkuar P.H., tek njësia e agjentëve në mbulim kanë qenë A.K. dhe G.B., ndërsa te njësia e vëzhgim-goditjes ka qenë P.L., si shef njësie dhe agjentët, Kastriot Feskaj, P.S., Altin Dizdari, Saimir Duçkollari, F.M., A.XH., F.G.; nuk di në kam harruar ndonjë.

Prokurori Eugen Beci: A ka qenë i pranishëm shefi i sektorit, Fatos Xhani?
Muça: Në të gjitha instruktazhet në të tria grupet pjesëmarrëse në operacion ka qenë i pranishëm shefi i sektorit Fatos Xhani.

Prokurori Beci: Për secilin grup, çfarë është bërë në instruktazh?
Muça: Grupit të njësisë teknike i është dhënë detyrë që me kombinacion të gjejë banesë me qira në pallatin ku mendohej se strehohej Dritan Dajti dhe aty të montonte pajisje video. Kaq ishte detyra e tij. Grupit të agjentëve në mbulim i është dhënë detyra të mbulojë një perimetër të caktuar në zonën ku mendohej se frekuentohej nga Dritan Dajti, duke përdorur mbulimin që ato konsideronin më të përshtatshëm për ambientin, me qëllim për të konstatuar fizikisht Dritan Dajtin dhe për të orientuar trupat e tjera, që kishin detyrë vëzhgimin dhe arrestimin e Dritan Dajtit në një moment që ato ta shihnin të arsyeshme. Grupit të njësisë së tretë të vëzhgim-goditjes u është dhënë detyra që të vijnë në operacion me të gjitha pajisjet që kishin në dispozicion dhe për vetë rrezikshmërinë që paraqiste personi që do të arrestohet të vepronin në mënyrë të disiplinuar, duke zbatuar të gjitha urdhrat sipas hierarkisë.

Prokurori Beci: Cilat ishin pajisjet që duhej të kishte me vete ky grup i goditjes?
Muça: Grupet e vëzhgim-goditjes ne i kemi të pajisura me armatimin personal, që jepet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, pistoletë, automatik, pranga, elektrik dore, antiplumb, xhaketë fëshfëshe me mbishkrimin “policia” para dhe pas; me sa më kujtohet, këto janë pajisjet kryesore që kanë përdorur njësitë tona. Armatimi standard që përdor është armatim që jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pistoleta është tip berete 9 mm dhe ka në përdorim dy lloj automatikësh, kanë edhe kallashnikov dhe ca automatikë të rinj që erdhën vonë, nuk di t’ua them emrin e saktë, por përdorin plumba 9 mm. Elektrikët, antiplumbat, prangat dhe xhaketat e policisë janë pajisjet që donatorët e ndryshëm policorë, i kanë bërë Policisë së Shtetit, me dedikim “Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, sektori i operacioneve speciale”. Pasi janë bërë instruktazhet, dy njësitë, ajo e teknikës dhe ajo e agjentëve janë nisur për në Durrës, me qëllim për të realizuar detyrat e tyre. Bashkë me ta janë nisur dhe Fatos Xhani e A.K., meqenëse ishin më të ambientuar me terrenin dhe për të orientuar njësitë në terren. Besoj se rreth orës 13.00, nuk di të them saktë, plus pak minuta, jam nisur edhe vetë për në Durrës, si dhe njësitë e vëzhgim-goditjes. Po në të njëjtën orë, diçka para, diçka mbrapa. Ne komunikonim me telefon, radio, sipas rastit, por u kam dhënë urdhër për t’u nisur për Durrës. Unë kam shkuar vetëm dhe nuk di të them me saktësi nëse ato arritën para meje, apo unë para tyre. Kam shkuar për tek vendi që bëhej fjalë, ku vinte herë pas here Dritan Dajti. Kam lënë rrugën kryesore për të shkuar në thellësi të vendit, nuk është shumë larg, por për ta bërë të qartë. Jo kthesa e parë djathtas, kur kam lënë rrugës kryesore, por e dyta djathtas. Kur kam shkuar aty, jam kryqëzuar me makinën “Tuareg” në të cilën ndodhej Dritan Dajti, njoftim të cilin ma kishin dhënë gjatë rrugës me telefon personat e njësisë së agjentëve që ishin në terren dhe kishin shkuar përpara. Kishim informacion paraprak se Dritan Dajti lëvizte me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja, për saktësi nuk e dinim fiks, me ngjyrë të errët, dhe dinim që Dritan Dajti qëndronte gjithmonë në sediljen e pasme të “Tuareg”-ut. Tipin e mjetit e dinim “Tuareg”, dinim targën e huaj, por pa e specifikuar, dinim që kishte ngjyrë të errët dhe që qëndronte në sediljen e pasme. Gjatë rrugës, duhet ta kem kaluar gjysmën, G.B., pjesëtar i grupit të agjentëve, më ka marrë në telefon dhe më ka njoftuar se “‘Tuareg’-u është këtu, sapo erdhi”. I referohej makinës që përdorej nga Dritan Dajti, ndërsa vendi i referohej vendit ku ishte G.B., që ishte caktuar përpara se të mendohej se ishte vendi ku rrinte Dritan Dajti. Më ka thënë në telefon se “makina është këtu”, i kam dhënë porosi të mos u humbi nga sytë derisa të vijnë forcat e tjera për ta mbajtur më shumë në kontroll. Bëhej fjalë për 5-7 minuta kohë. Në kthesën e dytë jam shkëmbyer me makinën ku mendohej se ishte Dritan Dajti. Sqaroj se kthesa e parë është kthesa në drejtim Ura e Dajlanit-Plepa, kthesa ku lë rrugën kryesore për t’u futur në drejtim të plazhit. Pas kësaj kthese është një rrugë e drejtë rreth 500-600 metra dhe është kthesa e dytë. Në këtë kthesë jam kryqëzuar me makinën ku mendohej se ishte Dritan Dajti, e cila vinte me drejtin lëvizjeje nga plazhi për në rrugën kryesore. Unë kam vazhduar rrugën drejt, makina “Tuareg” ka vazhduar drejtimin e saj. Kam marrë në telefon të ndjerin Altin Dizdari, i cili ishte duke qëndruar në atë që unë e përcaktova si kthesa e parë dhe i kam thënë që “po vjen ‘Tuareg’-u, mundohu të mos e humbasësh”.
Këto termat ne i përdorim me njëri-tjetrin dhe nuk besoj se është e vështirë për t’u kuptuar të mos e humbasim nga sytë. “Po, - më është përgjigj Altini, - e pashë”, se është rrugë e drejtë dhe jo me largësi shumë të madhe. Unë kam vazhduar rrugën drejt për të gjetur një vend parkimi për të parkuar makinën time me të cilën po udhëtoja. Jam njoftuar që makina po kthehej prapë nga drejtimi nga i cili doli. Më sipër e përcaktova se doli nga plazhi për në rrugë kryesore.

Prokurori Nezha: Me çfarë mjeti ju njoftuan dhe kush ju njoftoi?
Muça: Me sa më kujtohet, përsëri Altin Dizdari më ka njoftuar se makina po kthehet. Pas kësaj bisede kam hyrë në kontakt me shefin e sektorit, Fatos Xhanin, i cili tashmë po e shihte makinën dhe më raportoi se makina ka ndaluar, ka parkuar. Fatosi kam përshtypjen se komunikonte edhe me radio me shërbimet e tjera. Më ka thënë, përveç faktit që makina është parkuar dhe se Dritan Dajti ndodhet brenda saj në sediljen e pasme, më ka bërë me dije se makina është e ndezur dhe mund të lëvizë nga momenti në moment, gjithashtu më ka thënë se jemi në pozicion shumë të mirë për ta goditur. Pas këtyre sqarimeve, u kam dhënë dritë jeshile për të vepruar. Në këtë kohë ka qenë fiks koha kur unë gjeta një parkim aty, kam zbritur nga makina dhe jam nisur për t’u afruar rreth vendit ku bëhej fjalë se ishte parkuar makina. Meqenëse unë nuk kisha radio dhe për të mos u bërë pengesë për t’u djegur operacioni, kam devijuar rrugën e drejtë tek vendi ku ishte parkuar makina dhe kam devijuar djathtas, është një rrugë që të nxjerr afër rërës së plazhit, me qëllim për t’u afruar nga mbrapa.
(Pjesa Tjeter Vijon Neser).
NGA: KLODIANA LALA
 
Titulli: Ekskluzive/Masakra e Durrësit, Arjan Muça: E vërteta e operacionit kundër Da

(Vazhdimi...)
Dëshmia
U thirr dhe u paraqit dëshmitari Arjan Muça. Paralajmërohet për detyrimin për të dëshmuar dhe përgjegjësinë ligjore në rast të dëshmisë së rreme. I lexohet formula e betimit. Dëshmitari tha “Betohem”!
Ftohet të japë gjeneralitetet: Arjan Muça, lindur në Dibër, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, me arsim të lartë.
Prokurori Ardian Nezha: Ju personalisht e njihnit fizikisht Dritan Dajtin dhe ai ju?
Muça: Unë fizikisht nuk di ta kem parë ndonjëherë, por njohja ishte nëpërmjet fotografisë që dispononte policia si person i shpallur në kërkim. Sapo kam bërë ca metra, kam dëgjuar krisma armësh. Kam dëgjuar krismat e para, kam nxituar hapin, normalisht është instiktive kjo punë, por krismat kanë vazhduar dhe kam vrapuar për në drejtim të vendit ku ishte makina. Kur jam afruar afër vendit, rrugës në vrapim e sipër, kam nxjerrë armën që mbaja me vete, të cilën e kam mbajtur në dorë. Jam afruar tek vendi, ndërkohë që krismat vazhdonin pa ndërprerje. Në momentin që kam hyrë në rrugicën që ndodheshin krismat, në rrugicën që të çon tek vendi ku ndodhej makina, aty kam parë në një distancë kam përshtypjen rreth 7-8 metrash, parë për herë të parë në kontakt vizual Dritan Dajtin. Ai po vinte me vrap me armë në dorë në rrugicën që të nxjerr në plazh tek rëra. Ndërsa unë në drejtimin e kundërt nga rëra për tek makina në të njëjtën rrugicë. Rrugica është e drejtë, që të nxjerr nga makina, për te rëra, por në fundin e saj ka një kthesë që lidhet me një rrugë tjetër. Këto kanë qenë sekuenca të shkurtra, aty kam parë njërin nga agjentët e mi, i cili po mundohej të ndalonte një person, për të cilin nuk ia kam idenë kush ishte dhe ndërkohë kam parë Dritan Dajtin që qëlloi drejt agjentit tim. Agjentin më vonë e identifikova si Kastriot Feskaj, sepse në atë moment ishte i veshur me fëshfëshin e policisë dhe me maskë. Ndoshta e shtëna e parë e ka goditur dhe është kthyer instinktivisht për të parë se ç’është kjo punë dhe kanë qenë afër me Dritan Dajtin saqë ai Kastrioti u mundua ta kapte dhe e ka kapur me dorën e djathtë, pasi në të majtën ka pasur automatikun. Kam parë Dritan Dajtin që e ka qëlluar edhe dy ose tri herë të tjera nga aq afër sa ishin me njëri-tjetrin dhe e di që goditjen e fundit ia ka dhënë në këtë pjesë të trupit dhe me tregon me dorë në pjesën e qafës. Kam përshtypjen se nga ana e majtë e qafës, por kam fiksuar se pas kësaj goditjeje Kastrioti është shembur në tokë dhe Dritan Dajti ka vazhduar vrapin për t’u larguar në drejtimin që ishte nisur. Kam drejtuar pistoletën drejt tij dhe i kam bërë thirrje që të ndalonte duke i thënë “policia”. Në tentativë për t’u larguar ka qëlluar edhe dy ose tri herë të tjera në drejtimin tim, ishte e vështirë për t`u fiksuar se janë momente shumë të shkurtra, por mendoj se ose dy ose tri herë. Të njëjtën gjë kam bërë edhe unë, por me një ndryshim, pistoleta ime ishte harruar në siguresë nga nxitimi, unë e kisha harruar dhe shkrepjet e mia ishin boshe. Nuk ka bërë as dy-tri hapa pasi më qëlloi mua dhe ka rënë në tokë. Jam afruar me nxitim dhe puna e parë që kam bërë i kam shtyrë me këmbë pistoletën. Jam kthyer për nga drejtimi ku mendoja se kisha agjentët e tjerë dhe kam parë që agjenti më afër meje ishte Petrit Sulkaj, të cilin e identifikova më vonë. Ishte me xhup policie dhe me kapuç. I thashë për pranga dhe më tha nuk kam. I thashë “hajde rri këtu”, e vura pranë Dritan Dajtit dhe i thashë se “për asnjë arsye nuk do të afrohet asnjë person këtu”.
Prokurori Nezha: Keni komunikuar me Dritan Dajtin kur i hoqët pistoletën?
Muça: Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur.
Prokurori Nezha: Ky ka qenë kontakti i parë vizual me Dritan Dajtin?
Muça: Po. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit. (Paraqitet në këto momente prokurori Eugen Beci).
Vijon Muça: Kam shkuar tek Kastrioti, ishte e kotë, nuk kishte asnjë shenjë jete. I kam marrë automatikun që kishte në dorë Kastrioti, kam ecur në drejtim të makinës së parkuar makinës “Tuareg”, ku ndodhej Dritan Dajti më parë. Aty më ka thirrur shefi i grupit, Perlat Leli dhe më ka thënë që na kanë plagosur Altin Dizdarin. E kemi marrë Altinin bashkë me Perlatin tek makina “Ford” kam përshtypjen dhe i kam rënë urgjent për në spital. Kam shkuar tek vendi ku ishte “Tuarge”-u dhe kam parë F.M, një nga agjentët, i cili kishte prangosur një person dhe po e mbante të shtrirë në tokë. I kam thënë prangat, më ka thënë nuk i kam, se ia kam vënë këtij. Kam kthyer kokën për të parë për agjentë të tjerë që mund të më ndihmonin me pranga, por mesa duket, një pjesë kishin ikur për të çuar në spital Sajmir Duçkollarin. Dhe në këto momente më ka thënë Flori, më duket se është Fatosi tek “Tuareg”-u. Jam afruar aty dhe midis avllisë ku ishte parkuar “Tuareg”-u, ndodhej i shtrirë Fatosi. E kam prekur për të parë nëse i rreh gjë, nuk kishte asnjë shpresë. Afër tij ndodhej edhe një person tjetër i shtrirë që më vonë e identifikuam, as tani nuk ia di emrin. Ai me sa mora vesh pasi erdhën forcat e tjera të policisë, ishte një nga personat që kishte qenë me Dritan Dajtin në makinë. Që nuk ishte efektiv e fiksova menjëherë nga veshja me pantallona të shkurtra që nuk ia kisha parë njeriu nga të mitë. Në moment kam dashur të kërkoj ndihmë për të nisur Fatosin në spital, por nuk kisha kujt t’i kërkoja, pasi edhe njerëzit që ishin, kishin marrë secili në makinat e veta shokët e tyre të plagosur apo të vrarë dhe i kishin nisur për në spital. Kam parë që nga të gjitha anët po afroheshin qytetarë kuriozë. Fillimisht i jam drejtuar vendit ku ndodhej i shtrirë Dritan Dajti, u kam bërtit njerëzve që jemi policia, largohuni mbrapa, janë larguar dhe në këtë kohë janë afruar edhe agjentët e tjerë që kishim me këto detyrat e tjera që thashë më sipër dhe jemi munduar të mbajmë të paprekur vendin e ngjarjes. Kam njoftuar në telefon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e kam vënë në dijeni në vija të trasha për atë ç´ka kishte ndodhur. Dhe deri sa kanë ardhur forcat e policisë së Durrësit dhe më vonë forcat e tjera speciale, jam munduar maksimalisht të ruaj vendin e ngjarjes që nga vendi ku ishte shtrirë Dritan Dajti dhe deri tek rruga në të cilën ndodhej “Tuarge”-u dhe më gjerë prapë. Gjatë kësaj kohe, kolegët që kishin shkuar në spital duke çuar të plagosurit më thonin që filani ka vdekur, filani ka vdekur për të katër njerëzit tanë. Kjo është ajo ç’ka kam lidhur unë me atë ngjarje.
Prokurori Nezha: Ju kujtohet ju se me çfarë mjetesh kanë lëvizur forcat që ju shpjeguat më sipër nga Tirana për në Durrës, dhe nëse po, si ishin ndarë ata në secilin prej këtyre mjeteve?
Muça: Unë kam fiksuar, kemi pasur dy makina në dispozicion, atë ditë kam fiksuar “Ford”-in, janë dy “Ford”-e, njëri i zi, tjetri jeshil. Altin Dizdari ka pasur motorin, ka pasur edhe makinë tjetër, por nuk di të them se cila. Kam fiksuar se kanë qenë tri makina dhe një motor. Ndarja brenda makinave, ne kemi ecur me parimin se në këto operacione njerëzit të ndahen sipas asaj ç’ka ata ndjehen më mirë, në krahë zgjedhin vetë.
Prokurori Nezha: Në operacionin e datës 07.08.2009, a mund të na thoni çfarë lloj armatimi personal keni pasur ju, lloji, kalibri, marka?
Muça: Armatimi që kam pasur atë ditë ka qenë pistoletë tip berete, me kalibër 9 mm, me numrin e serisë përkatëse që unë as nuk e kam parë ndonjëherë se çfarë numri ka.
Prokurori Nezha: Veç kësaj arme, a keni pasur armatim apo municion tjetër në këtë ngjarje?
Muça: Jo, nuk kam pasur asgjë tjetër veç asaj që thashë më sipër dhe telefonit.
Prokurori Nezha: Si oficer karriere në Policinë e Shtetit, struktura policore që ju drejtoni krahas armatimit që shpjeguat më parë ka pasur në organikë armë të kalibrit 9x18 mm të llojit makarov ose armë që përdorin municion të ngjashëm?
Dritan Dajti: Kundërshtoj pyetjen.
Kryetari i seancës: Pranohet kundërshtimi, të rregullohet pyetja.
Prokurori Nezha: Struktura e Policisë së Shtetit ka në organikë armë të kalibrit 9x18 mm?
Dritan Dajti: Kundërshtoj pyetjen.
Kryetari i seancës ndërhyn për të rregulluar pyetjen: Të çfarë lloj kalibri janë armët që përdoren nga strukturat policore dhe organika që ju përdorni?
Muça: Siç e kam thënë edhe më sipër, armët tona janë beret 9 mm, bëhet fjalë për pistoletë si dhe automatik. Nuk di t’ua specifikoj se janë turke dhe italiane, por janë 9 mm, dhe kallashnikovë.
Prokurori Beci: Në raport me “Tuareg”-un dhe kryqëzimin e rrugës, e keni fiksuar se në ç’pozicion ndodhej ky person që deklaruat se ishte i shtrirë pranë “Tuareg”-ut dhe nuk ishte efektiv i policisë?
Muça: Më mirë do kishte qenë që unë të kisha një skicë të vendit të ngjarjes, kujtoj që ishte i shtrirë përmbys, këmbët i kishte në gjysëm drejtimi për nga del për te rëra, ndërsa kokën e kishte në drejtim të pjesës fundore të “Tuareg”- ut, aty ku mbaronte avllia, aty mbaronte dhe “Tuareg”-u dhe ai e kishte kokën mes të dyjave, mesa mbaj mend unë, ka qenë i kthyer përmbys.
Prokurori Beci: Të pandehurin Mariglen Muçaj e keni njohur?
Jo.
Prokurori Eugen Beci dhe prokurori Ardian Nezha: Nuk kemi më pyetje.
I pandehuri Dritan Dajti: Kërkoj shtyrjen e seancës dhe praninë e mjekut dhe gjatë kohës kërkoj që avokati im të mos e vazhdojë seancën pa praninë time. Pas pranisë së mjekut kërkoj të vazhdoj me pyetjen e dëshmitarit.
Kryetari i seancës: Nëse dëshironi të largoheni është e drejta juaj. Mund të vazhdojë avokati me pyetjet për dëshmitarin. Vazhdon seanca gjyqësore. Largohet nga salla i pandehuri Dritan Dajti me vullnet të lirë (ndërpritet seanca dhe caktohet datë tjetër).
Nga: KLODIANA LALA
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top