Ekskluzive, dëshmitari Shoshori: Në '75-ën Saliu më tha: "të varet në litar

Love

βeℓℓe â๓e
41921_1.jpg


TIRANE-"Njeriu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha". Ky është vetëm një pasash i shkëputur nga dëshmia rrënqethëse të dënuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar për herë të parë me pamje vidio gjatë emisionit investigativ "Xhungël" në NEWS 24.
I cilësuar si antikomunisti më i vendosur në gjithë vendet e lindjes, i cili për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e rregjimit komunist të Enver Hoxhës. I arrestuar gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, të koduar me emrin "Kafka", Hysen Shoshori, iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e sigurimit.
Rrëfimi tronditës ne NEWS24 i Hysen Shoshorit është një dëshmi e qartë se si transformoheshin intelektualët gjatë rregjimit komunist dhe njëkohësisht është një akuzë e drejtpërdrejtë për kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili për 20 vite me radhë ka luajtuar fortë me kartën e antikomunistit. Më poshtë po botojmë të plotë intervistën e publikuar në emisionin "Xhungël", të realizuar me Hysen Shoshorin nga bashkëvuajtësi i tij i burgut, Skënder Tufa në vitin 2002.

Deshmia publikohet sot e plote dhe ne te perditshmen Gazeta Shqiptare.

Cili ishte motivi që ju shtyu t'i kundërviheshit regjimit duke vendosur trakte?
Ishte cënimi i pronës private, që për mua ishte shumë e shenjtë. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore që më detyroi të bëj këtë veprim, duke iu përgjigjur në këtë formë. Ajo pronë e vogël ishte për mua atdheu im, të cilin ma mohuan.
Z. Hysen, çfarë përmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjë shenjë dalluese ato?
Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri në vitin 1974, për këtë periudhë janë dokumentuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, që më vonë më detyruan në gjyq, duke përfshirë dhe nëntë copët e fundit të trakteve që më kapën. Në momentin e arrestimit, traktet plotësonin shifrën e përgjithshme, 41.100 copë. Ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva një farë sadisfaksioni personal edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet, sundimtarëve e kriminelëve të pashoq në historinë botërore, që ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerëzve të ndershëm. Tekstet kanë qenë të shumëllojshëm, por përmbajtja ka qenë e njëjtë dhe qëllimi im kishte një pikësynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë.
Nga dallonin traktet tuaja nga ato që mund të kenë hedhur persona të tjerë?
Traktatet e mia kishin një shenjë në fund të tyre, që ishte një kafkë njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqëror dhe për sebep të kësaj shenje, operacioni i kapjes sime, që zgjati 13 vjet, u quajt "Kafka".
Frika që dominonte te të gjithë nuk i linte ta lexonin deri në fund traktin. Shumë nga këto që i kishin lexuar traktet e mia për mungesë vigjilence përfunduan nëpër burgje dhe më akuzonin mua për fatkeqësinë e tyre. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, në ato pak mundësi që kishin për informacionin, unë personalisht kam dëgjuar më 1962 te Radio Moska që të thuhet "filloi edhe në Tiranë të shkrihet akulli". Për gjithë periudhën 13 vjeçare, aktiviteti im, është komentuar në disa radio të huaja në gjuhën shqipe.
اfarë ndikimi kishin traktet në publik?
Atëherë e kuptova se puna ime e drejtë kishte qëlluar në shenjë, prandaj i thashë vetes, "puno më shumë mor Cen se e vërteta sa do që të mbulohet, të shpon sytë". Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencën në survejim, ku u manifestua në tre pika kryesore: duke shfrytëzuar pemët e rrugëve të Tiranës, duke u marrë shumë qytetarëve në dispozicion dhomat që kishin sheshpamje si dhe në muret rrethuese të oborreve të shtëpive u hoqën një tullë për vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerëz të popullit.
اfarë strategjie keni ndjekur për të mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?
Kam pas ndjek një strategji të tillë, nuk i vendosja traktet dy herë në një vend. I kontrolloja nga larg, por herën e fundit i kishin hequr shumë shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa përsëri ku i kisha vendosur. Kjo më kushtoi shumë shtrenjtë. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushkën e fundit papritur më janë hedhur dhjetëra vetë që me sa duket më ndiqnin dhe me godasin. Më rrëzojnë përtokë duke më hipur në kurriz. Të eksituar aq shumë nga gëzimi dhe urrejtja që kishin për mua, qëllonin edhe njëri-tjetrin, duke kujtuar se isha unë.
اfarë ndodhi me ju më pas?
Nuk e di sa çfarë ka ndodhur më tej, vetëm se e kam parë veten të lidhur në bodrumet e Ministrisë së Brendëshme, ku mes shumë të tjerëve më vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili më pyeti "ti je shpërndarësi, apo organizatori"? Unë i përgjigjem, se "jam dhe shpërndarësi dhe organizatori" dhe fill pas këtij detaji dëgjoj një zë që thotë "duhet çuar në spital, mbaj përgjegjësi për jetën e tij".
Në 6 muaj kam provuar torturat nga më çnjerëzoret, që nuk dua t'i përmend. Por po sjell vetëm një fakt. Më kishin vënë disa herë të mbyllur në arkivol.
Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dëshmitarët?
Unë në atë sallë gjyqi, të mbushur me popull, fiksova një fytyrë që m'u ngulit në mendjen time. Po priste mes këtij populli duke thënë "ky njeri që është marrë me këto trakte të varet në litar", dhe në këtë moment nxori një trakt duke ia tundur kryegjykatësit.
اfarë bëri ky dëshmitar nëse ju kujtohet?
Ky njeri që priste pranë këtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, "të varet në litar, që u mor me këto", duke e tundur para popullit dhe sytë e kryetarit të gjykatës. Më habiti se viti që po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti që ky e kishte hequr mënjanë, dhe unë mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur në fakultetin mjekësor, mund ta kishte gjetur vite më përpara se sa viti që po gjykohesha.
I kujt viti ishte trakti?
Ky trakt, duhet të ishte i vitit 1962, sepse m'u kujtua koha që e kisha vendosur na fakultetin mjekësor. Tha "dëgjo, populli kërkon varje në litar, por prapë se prapë partia do të mendojë për ty".
اfarë dënimi iu dha gjykata?
Me vdekje.
Më vonë si ndodhi që nuk u ekzekutuat?
Pas 47 ditëve që prisja ekzekutimin më erdhi falja. Më lanë 25 vite burg. Nga këto unë bëra vetëm 17 vite burgim, pasi më 17 mars 1991 u lirova.
Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?
Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
A jeni i sigurtë z. Hysen?
M'u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua "të varet në litar".
Unë mund t'ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.
Si po e kaloni jetën pas daljes nga burgu?
Jeta ime që po e bëj është një burg në ambient të hapur, sepse jam i pastrehë nga që streha ime ishte atdheu im. Ajo m'u grabit. Në këtë moshë për strehë kam bordurat e rrugëve.
Kush ju ka ndihmuar?
Një e mirë që i ndodh kësaj jetës sime, po i bëhet nga një bashkëvuajtës që më ka marrë për të kaluar natën, një pjesë tjetër të ditës e kaloj në bibliotekë, por një e keqe tjetër që po i ndodh moshës sime është se po dremis gjumin nëpër bordurat e rrugëve.
Me çfarë të ardhurash jetoni?
Burimi i jetesës sime, duke qenë i vetëm, që është një nga fatkeqësitë më të mëdhaja të jetës sime, qenka vetmia. Burimi i jetesës është vetëm një pension qesharak prej 60 mijë lekësh. Unë i them vetes sepse shihesh i gjallë nga të tjerët, nuk do të thotë se po jeton.(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Ekskluzive, dëshmitari Shoshori: Në '75-ën Saliu më tha: "të varet në litar

para nje jave kisha nje vizit nga shqipria,,nga nje shok i ngusht i imi,,i cili deri para 4-5 vitesh ishte nje perkrahes i fort PDs,,tani esht me PSn,,per arsyen e vetme,sepse se don berishen,,
sot ai ka lidhje teper te aferta me disa deputet dhe drejtues te lart te partis socjaliste,,

ai me tha se kto dit po pergtiten nje matrial qe do te shfaqej ne emisionin xhungel,,

un i thash pa e ditur se per cfar po behet fjal,,,se me siguri duhet te ket lidhje me parafushaten,,


shum tragjike te kesh nje opozit apo nje politik te kti lloj,,
 
Back
Top