- Microsoft është duke hulumtuar raportet mbi “ekranin e zi të vdekjes” (anglisht: (black screen of death) i cili supozohet se ka filluar të shfaqet pas instalimit të paketës së fundit të arnimeve të sigurisë.
-
- Në fakt, kompania britanike Prevx ka tërhequr vërejtjen se pas instalimit të paketës së arnimeve të sigurisë nga Microsoft një numër i caktuar i përdoruesve pas futjes në sistem operativ shohin vetëm ekran të zi dhe dritaren My Computer Explorer.
- .....................
- Në Prevx theksojnë se problemi nuk lidhet me paketën e re të arnimeve dhe mund të paraqitet në shumë versione të sistemeve operative, prej Windows NT deri tek ai më i riu Windows 7.
- Si arsye për shfaqjen e problemit theksohet mënyra se si udhëhiqet me çelësat në regjistrat e Windows. Microsoft tani për tani ka thënë se problemi nuk është shpërndarë shumë, respektivisht se nuk ka asnjë rast të dokumentuar i cili e përshkruan një problem të këtillë. /Telegrafi/