Ekonomia kapitaliste në krizë

korado

President
Kriza në tregjet financiare ka krijuar kushte të reja për sistemin financiar dhe ekonomik në botë. Kushtet e reja e kanë bërë të pamundur rikthimin dhe të domosdoshëm reformimin në sistemin financiar dhe monetar botëror. Pushtetarët europianë me keqardhje po flasin për fundin e epokës së kapitalizmit. Politikanët dhe intelektualët më konservatorë perëndimorë, tehksojnë fakti se pa ndërhyrjen e qeverive kontrolli i krizës financiare është i pamundur. Presidenti djathtist francez Nikola Sarkozi tashmë është bërë flamurtar i kontrollit dhe i ndërhyrjes së qeverive në bankat dhe institucionet e mëdha financiare në një kohë që parimi kryesor i partive djathtiste është " qeveri e vogël me rol sa më të kufizuar në treg". Kriza financiare në amerikë dhe ndikimet e saj në tregjet financiare botërore, ka tronditur fuqishëm themelet e ekonomisë kapitaliste. Kërkesa e presidentit francez Nikola Sarkozi dhe përkrahja e BE për projektin e rishikimit të strukturës së sistemit financiar botëror është një përpjekje për të evituar shpërbërjen e ekonomisë perëndimore të bazuar në idetë e liberalizmit ekonomik. Ndërkohë ekzistojnë mosmarrëveshje të thella mes aleatëve të dy anëve të atlantikut, në lidhje me mënyrën e rishikimit të sistemit financiar dhe ekonomik botëror. Amerika megjithëse është përfshirë nga një krizë financiare nuk e ka mirëpritur propozimin e aleatëve europianë. Buxh është i mendimi se plani i shpëtimit për të ndihmuar bankat dhe institucionet financiare të falimentuara ose në prag të falimentimit, do të ketë rezultate positive në kontrollimin e krizës financiare. Qeveria e Bushit në hapin e parë përcaktoi një buxhet prej 700 miliard dollarë për shpëtimin e bankave të falimentuara por më pas u bë e qartë se injektimi i këtyre parave është i pamjaftueshëm për rikthimin e besimit tek tregjet financiare dhe presidenti amerikan deklaroi se ka shtuar 250 miliard dollarë në paketën e shpëtimit. Shkaku i kundërshtimit të Bushit ndaj kërkesës së europianë mbi rishikimin e strukturës së sistemit financiar botëror, është se Bush po reziston përballë realitetit të përfundimit të epokës së supremacisë ekonomike të amerikës, që prej përfundimit të luftës së ftohtë. Nikola Sarkozi dhe Gordon Broën politikanët më besnik të amerikës në europë, në mënryë indirekte e kanë pohuar këtë realitet. Gordon Broën në një Artikull në gazetën Uashington Post deklaroi se ka skaduar afati i përdorimit të institucioneve monetare dhe financiare të krijuara pas luftës së dytë botërore. Edhe Nikola Sarkozi theksoi se me rregulluat dhe institucionet e krijuara në shekullin e 20 nuk mund të zgjidhen problemet e shekullit të 21. për të kuptuar më mirë këto deklarata të dy funksionarëve europianë duhet të analizojmë situatën ndërkombëtare pas përfundimti të luftës së dytë botërore dhe institucionet që u krijuan për rindërtimin e shkatërrimeve të luftës. Rregullat dhe institucionet e lartëpërmendura u krijuan me qëllim forcimin e themeleve të liberalizmit ekonomik në botë.

Në vitin 1944 nuk ishte shuar akoma zjarri i luftës 44 liderë të vendeve aleate u mblodhën në Neë Hampshire në Amerikë. Në këtë takim u nënshkrua një marrëveshje e quajtur Burton ثoods, që është baza kryesore e systemit financiar dhe monetary botëror pas luftës së dytë botërore. FMN dhe BB u krijuan në bazë të marrëveshjes Burton ثoods. Kjo marrëveshje në fakt ishte një shembull i ekonomisë kapitaliste për vendet e tjera të botës, si një alternativë përballë sistemit socialist. FMN dhe BB përcaktuan kushtet për dhënien kredive vendeve të tjera dhe këto kushte bazoheshin në standartet e sistemit kapitalist. Vendet e botës për të marrë kredi nga këto dy institucione financiare ndërkombëtare duhej ti përshtatnin ekonomitë e tyre me standartet e ekonomisë kapitaliste dhe sipas kredisë që merrnin vareshin politikisht dhe ekonomikisht nga amerika dhe nga kampi perëndimor. Pas shpërbërjes së BS dhe përfundimit të luftës së ftohtë liberalizmi perëndimor, e kosnideroi veten fitimtar të kësaj lufte dhe mendimtari amerikan Francis Fokojama këtë e quajti fundin e historisë. Por para shpërbërjes së BS Imam Khomeini(ra) themeluesi i RII në një letër drejtuar liderit të fundit të BS Mikail Gorbacov, paralajmëroi për shpërbërjen e sistemit të socializmit dhe i kërkoi ish liderit sovjetik të mos ndjekë principet e kapitalizmit për të zgjidhur problemet politike dhe ekonomike. Imam kHoemini në këtë letër theksoi se edhe sistemi capitalist ka po ato probleme serioze si sistemi socialist por ndryshon vetëm forma e problemeve. Parashikimi i Imam Khomeinit(ra) ashtu si në rastin e shpërbërjes së sistemit komunist po realizohet përsa i përket sistemit kapitalist. Kriza e fundit financiare në perëndim në pamje të parë filloi në tregun e strehimit në amerikë dhe me falimentimin e bankave por shtrirja e kësaj krize tregoi se kriza në tregun e strehimin, është pasojë e arrogancës dhe pabarazisë në ekonominë kapitaliste. Ekonomia kapitaliste bazohet në konsumin e gjerë dhe vazhdimësia e këtij sistemi ka nevojë për zhvillimin e kulturës së konsumit dhe amerika është simboli i shoqërisë konsumuese në botën perëndimore. Shoëria konsumatore krijohet në ato vende ku ka përqëndrim të madh kapitali. Një pjesë e madhe e popujve të botës duhet të jetojnë në varfëri dhe uri në mënyrë që shoqëria amerikane të konsumojë sa të dojë. Edhe politikat sunduese amerikane në botë kanë për qëllim garantimin e interesave të një shtrese të caktuar në amerikë. Në sistemin capitalist shtimi i fitimit në maksimum është qëllimi më superior. Ajo cka shkaktoi krizën në tregun e strehimit në amerikë dhe që u shtri më pas edhe në tregjet financiare botërore, ishte oreksi i pangopur i bankave dhe institucioneve financiare të cilat duke lajtur në bursa u bënë shkak për shtimin e cmimit të strehimit dhe më pas dhënien e kredive pa garanci të forta. Paafatësia e debitorëve për të paguar kreditë i përballi bankat aktive në sektorin e strehimit me probleme monetare dhe më në fund me falimentim. Një ekspert ekonomik amerikan duke analizuar krizën ekonomike në amerikë thotë: " Kjo krizë shpjegohet vetëm me një fjalë "pangopësi" dhe kjo pangopsi pa kufi u bë shkak i krizës ekonomike që ka përfshirë amerikën.
Europianët e kuptuan më shpejt se amerikanët se ekonomia kapitaliste ka nevojë për një rishikim themelor sepse vazhdimi i kësaj situate është tepër i rrezikshëm. Kriza e fundit financiare ka ndryshuar programet e partive dhe qeverive ne perëndim. Partitë djathtiste kanë filluar të zbatojnë programe socialiste, në një kohë që gjithmonë kanë qënë kundërshtarët e ktyre politikave. Tashmë djathtisti Nikola Sarkozi jo vetëm që kërkon transparencë dhe kontroll në punën e bankave dhe institucioneve financiare, por kërkon që edhe institucionet financiare si FMN dhe BB, të shërbejnë si mjete për kontrollimin e veprimeve të bankave dhe institucioneve të mëdha financiare. Përpjekjet e vedndeve europiane për të organizuar një takim të liderëve të grupit G-8 plus Kinën dhe Indinë, është një përpjekje për fillimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të re të tipit Burton ثoods, marrëveshje e cila nuk do të arrihet me lehtësi dhe unanimitetin e marrëveshjes së vitit 1944.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top