Egesta Lopçi “Mirënjohja e Qyetetit”

Egesta-Lop%C3%A7i-415x260.jpg

Egesta Lopçi, e cila jeton, studion e punon prej 18 vitesh në Itali, u vlerësua sot nga Bashkia e Shkodrës me titullin “ Mirënjohja e Qyetetit” për kontributin e saj në fushën e Mjekësisë Bërthamore dhe si përfaqësuese e denjë e qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë në shkencat mjekësore në botë.

“Ky qytet që më ka rritur dhe më ka brumosur, që më ka dhënë vlerat në jetë, edukatën, që më ka përgatitur për nivelin arsimor që më ka lejuar të përballem me botën. Falenderimi im më i madh është në rradhë të parë për qyetetin tim të dashur, që po më akordon këtë titull kaq të lartë e shpresoj në dashtë Zoti që unë të jem e denjë të mbajë këtë mirënjohje që ju po më dorëzoni sot. Pra, faleminderit shumë nga Shkodra, – është shprehur Ergesta gjatë ceremonisë së akordimit të çmimit.

Vlerësime për Egestën ka shprehur edhe Myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari i cili citoi se jemi krenarë me këtë vajzë të re që mbart mbi supe eksperienca diturore dhe duhet ta shohim si një model për t’u ndjekur sidomos nga rinia shkodrane, u shpreh ai.

“Vlerësimi që Shkodra po i bën sot vajzës me akordimin e titullit “ Mirënjohja e Qytetit” , na nderon tej mase dhe tregon që nese bijtë tonë janë larg vatrave territoriale Shkodra me ndjesinë e nënës, i ruan ato në zemër”, me shumë emocione do të shprehte kështu vlerësimin e saj për akordimin e këtij titulli edhe ëma e Egestës znj. Jolanda Lopçi.

Dr. Egesta Lopçi gjithashtu në sallën e aktiviteteve të Medresesë së vajzave ” Haxhi Sheh Shamia” tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmeve me referatin e saj për arritjet në fushën e onkologjisë.

Mjeke Bërthamore në Spitalin “Humanitas” në Milano, Relatore për Masterin e Hematologjisë Pediatrike” në La Sapienca në Romë, Anëtare e Komisonit Pediatrik dhe Etik në “Shoqatën Europianë të Mjekësisë” janë disa nga eksperiencat e Egestës në fushën e shkencës në Itali.
belkisa.com
 
Titulli: Egesta Lopçi “Mirënjohja e Qyetetit”

Hallall ja baft Zoti,vec mu habit e qe ja lejokan shamine ne gjith kto vende boooo te ishte ne shqiperi msuse te medreseja do kishte punu kjo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top