Efekti i madh negativ i selfie-ve

2e0v4f5.jpg

Prej kohësh fotot selfie janë shndërruar në një modë shumë të preferuar nga të gjithë personat. Pasja e një aparati të pajisur me një kamerë na ka bërë të gjithëve pak foto-reporterë, por problemi qëndron në faktin se ajo që ne raportojmë më shumë, është pikërisht fytyra apo pamja jonë. Në botë realizohen në total mbi 1 milionë selfie çdo ditë dhe vendet e shkrepjes së tyre janë nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato më ekstremet si funeralet apo aktet terroriste. Por përse ka rëndësi kjo? A ka ndonjë anë negative të selfie-ve? Kjo është një formë e re e komunikimit, por duket se gjithmonë ka një mesazh të vjetër të lidhjes. Nëse një fëmijë i dërgon një selfie gjyshit të tij dhe e bën atë të qesh, me siguri që ky do të ishte një akt për ta bërë botën një vend më të mirë, por në shumë raste këto foto përdoren për të treguar forcën apo arrogancën, e cila sjell shpesh ankth. Nga njëra anë krijohet grupi i njerëzve arrogantë, narcistë dhe që duan të promovojnë veten dhe nga ana tjetër, grupi i personave të përfshirë nga ankthi për të parë postimet e grupit të parë (ndjekësit). Pjesa më e madhe e selfie-ve dërgohet nga njerëzit që kanë prirje narciste. Kjo u jep atyre vëmendje dhe i bën të ndihen mirë, duke qenë se numri i ndjekësve shtohet, rriten postimet e fotove në Facebook, Twitter, Instagram etj. Rreziku më i madh i selfie-ve paraqitet në shfaqjen e ankthit tek personat. Prej dekadash të tëra psikologët kanë vendosur pasqyra dhe kamera në ambiente laboratorike, për të kuptuar se çfarë u ndodh njerëzve nga ana psikologjike, kur ata shikojnë veten e tyre. ثshtë vënë re se janë dy përvoja që përjetojmë. E para ka të bëjë me vetëdijësimin tonë (pra ne e shikojmë veten si objekt), ndërsa e dyta lidhet me krahasimin (krahasohemi me të tjerët) dhe rezultatet e krahasimit gjithmonë krijojnë gjendje ankthi. Ky mund të shndërrohet në një problem të vërtetë me pasoja shumë të rënda. Sipas një studimi të hollësishëm, femrat të cilat vishnin të brendshmet dhe shikonin trupin e tyre përpara pasqyrës, nëse kishte forma që nuk u pëlqenin, kufizoheshin automatikisht në të ngrënë dhe në shumë raste ky veprim kishte pasoja tepër negative në shëndetin e tyre. Kjo ndodhte më parë, pasi sot pasqyrat po zëvendësohen nga fotot selfie, të cilat shkaktojnë të njëjtat pasoja, që ekspertët i cilësojnë edhe si shkatërruese për shkak të dëshirës për tu dukur më mirë. Po japim një rast konkret. Kim Kardashian është një selfie-profesioniste, pasi ajo bën rreth 300 selfie në një pozicion, për të zgjedhur atë të duhurin. Zakonisht, fotot e personazheve të njohur bëhen pasi kanë bërë tualetin dhe kanë marrë dritë-hijet e duhura në fytyrë. Nëse ne e studiojmë me imtësi çdo detaj në fytyrën tonë, mund të vëmë re se pamja jonë nuk është aq tërheqëse sa mund të duket në selfie, ose të paktën nuk është aq tërheqëse sa pamja e personave profesionistë të selfie-ve. Por çfarë ndodh më pas? Ne ndihemi keq për këtë fakt dh duam të ndryshojmë. Provojmë filtra të ndryshëm dhe nuk jemi më origjinalë. Rasti më drastik i pakënaqësisë është ai i përfundimit në një operacion plastik apo ndërhyrje të shumta kozmetike. Selfiet po cilësohen përherë e më shumë si shkaku kryesor që i çon njerëzit drejt ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Ana pozitive e gjithë kësaj është se njerëzit nuk e kritikojnë më pamjen tonë aq sa ne mendojmë se ata do të na kritikojnë. Ata janë shumë të zënë duke u marrë me pamjen e tyre. psikologët e cilësojnë këtë efekt si “spotlight effect”. /a.s/noa.al
 
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

:)) qenkam shendetshem une nga kjo ane,ne fakt na i ka bere bashke djali ca selfie me tabletin e tij,dhe dolem yjee qe te dy aahhahahaha.
 
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

Shume thelle i kane hyre ksaj punes se selfive. Nese dikush kerkon vemendje, arrin ta kerkoj ate edhe me nje fotografi te shkrepur nga dikush tjeter kshu qe i bie qe te gjith ne qe pelqejme fotografite qekemi rend.
 
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

une mendoj se kur ben foto selfie dmth qe te pelqen vetja,ndihesh mire ,do te kesh kujtime nga jeta qe ben....ndersa kur nuk ben foto dmth qe vetja jote ste pelqen ..... nuk ndihesh mire me veten dhe je i/e palumtur.....mendoj se duhet ti bejme me shume foto vetes dhe momenteve tona...sepse cdoo moment i jetes eshte i bukur...:D...ah sikuuur
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

Per vete sbej asnje lloj fotoje, as selfia qoft e foto te thjesht
P.s mduket vetja e keqe ndaj skam qef tbej foto
Sa per kto selfie, tgjitha ne fb apo ne instagram tgjitha duken yll, po ti shofesh live ja fut vrap me 100 km ne or
 
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

As un sboj selfie se me thon boj te shajn ktu :p
 
Titulli: Efekti i madh negativ i selfie-ve

Une bej per faktin s kam asnje afer te me beje foto

Dhe une.

Une mendoj se ky problem eshte per njerezit e fiksuar cdo 5 minuta ti bejne foto vetes, jo me vete fenomenin e selfie-s ne vetvete. Ne shyqyr qe ja arritem ksaj dite te kemi tel- qe mund te fotografojme veten kur jemi vetem :D..
Madje me sh shqetesuaes se selfie-t eshte fenomeni i te berit publike te cdo gjeje qe ben.Ama do ta besh per vete per kujtim ska asgje te keqe, ama kur update fb-kun apo tweeterin cdo 5 minuta, une them se ajo kthehet ne fiksim pastaj... dhe behet sh bezdisese..por ne fund cdo njeri e din vete :D.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top