Efektet ne ekonomine e Shqipërisë nga falimentimi eventual i Greqisë!

Aver

.
V.I.P
Ekonomia e Shqipërisë do të tronditej nga falimentimi i Greqisë!

Në gjashtë vjet, që Athina po lëngon nga kriza e borxheve, ekonomia shqiptare ka pasur kohën e nevojshme që të shkëputet nga fqinji i sëmurë. “Monitor” thotë se pesha e bankave me kapital grek ka rënë, Greqia nuk është më destinacioni i dytë i eksporteve, remitancat kanë filluar të rriten që nga gjysma e dytë e 2014-s. Megjithatë, Shqipëria nuk mund të mbetet imune, duke hyrë bashkë me gjithë Europën në një territor të paeksploruar.

Vendimi i Greqisë për të shpallur një referendum për paketën shpëtuese të dielën e 5 korrikut, teksa në 30 qershor skadon afati për pagesën 1.6 miliardë euro për FMN-në ka futur gjithë Europën në ujëra të paeskploruara. Tashmë paniku ka filluar dhe që të shtunën u panë radhë të gjata në automatët e bankave në qytetet e ndryshme të Greqisë. Eurozona po përgatitet seriozisht të minimizojë efektin e një paaftësie paguese dhe daljeje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

Por, sa e ekspozuar është Shqipëria ndaj kësaj krize?

“Monitor” thotë së një fazë të parë Shqipëria mund të përfitojë nga vala e largimit të parave nga Greqia, duke pritur një pjesë të tyre, siç ndodhi në në qershor 2012, kur depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore, jo sezonale, me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit. Rritja, në pjesën më të madhe erdhi nga largimit i depozitave nga bankat greke, si rrjedhojë e frikës së daljes së Greqisë nga euro në prag të zgjedhjeve të asaj kohe. Me emigrantët shqiptarë në Greqi, që vlerësohet se kanë kursime që arrijnë deri në 2 miliardë euro, një pjesë e parave të larguara nga shteti fqinjë ka ardhur gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.

Por, në një afat më të gjatë nëse kriza nëvendin fqinjë përshkallëzohet dhe shteti helen del nga euro, kanalet e ekspozimit në Shqipëri do të jenë disa:

-Ndonëse shteti grek prej disa vitesh po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri përsa i përket stokut të investimeve të huaja direkte për vitin 2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Greqia ka një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013, me një rritje prej 40% në raport me një vit më parë, ku vendin kryesor e zënë telekomunikacionet. Nëse shteti grek vijon në bjerë më shumë në krizë, efekti do të ndihet dhe në investimet e huaja në Shqipëri,

-Një tjetër ekspozim lidhet me ndikimin që mund të ketë situata e paqartë në ekonominë e Greqisë, që është tashmë e dobësuar nga recesioni, që po zgjat prej gjashtë vitesh. Ndonëse Shqipëria i ka diversifikuar marrëdhëniet tregtare, duke u orientuar drejt shteteve të tjera, sërish lidhjet e bizneseve të jugut me Greqinë janë të forta.

-Të gjithë i tremben efektit të infektimit të krizës në euro në shtetet e tjera të brishta të eurozonës, sidomos Portugalia, Spanja dhe Italia. Me këtë të fundit lidhjet ekonomike janë shumë më të forta sesa me Greqinë. Përvoja e pas 2008-s ka treguar se ndonëse Shqipëria nuk është e integruar shumë financiarisht me eurozonën, ajo nuk është e imunizuar ndaj tronditjeve të saj.



Ekspozimi i ekonomisë greke ndaj asaj shqiptare në shifra

-Bankat me kapital grek

17% të totalit të aktiveve

16% të depozitave, ose 1.2 miliardë euro

17% të stokut të kredisë

Raporti kredi depozita 62% (55% mesatarja e sistemit)

-Tregtia e jashtme

3.6% të eksporteve për 4 mujorin 2015, partneri i pestë tregtar, grupi më i eksportuar tekstile dhe këpucë me 41% të totalit

8.3% e importeve, partneri i tretë tregtar, grupi më i importuar ushqim, pije duhan me 32% të totalit

-Investimet e huaja

E para, me një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013

zeri.info
 
Titulli: Efektet ne ekonomine e Shqipërisë nga falimentimi eventual i Greqisë!

Grekërit mësyjnë bankomatet e filialeve të tyre në jug të Shqipërisë, alarmohet shteti: Shifrat, ja sa ndikon kriza greke në xhepat tanë


CIlB5thWIAEQYtD.jpg


Në disa qytete të jugut të vendit, janë vërejtur lëvizje të qytetarëve nga zonat fqinje në Greqi, që kanë tërhequr para në bankomatet e degëve të bankave helene në Shqipëri.

Edhe pse një fenomen normal (kushdo mund të tërheqë në bankomatet shqiptare nëse ka kartë krediti apo debiti) situata ka alarmuar agjencitë ligjzbatuese shqiptare, e në veçanti Shërbimin Informativ Shqiptar.

Siç mësohet, janë vënë në mbikqyrje filialet e bankave greke në Shqipëri për të mos krijuar një largim masiv kapitali apo një tërheqje në mënyrë të pakontrolluar. Një burim i rëndësishëm zyrtar i tha tesheshi.com se kjo është një masë normale që ka vite që merret, madje nuk është asgjë pas masave drastike që u morën në vitin 2008 kur shpërtheu kriza greke.

Në atë kohë të gjithë degët e bankave greke në Shqipëri u bënë filiale, pra nuk mund të dërgojnë fitimin në Greqi në mënyrë direkte, por me anë të transferimit të kapitaleve. Megjithatë çdo gjë është e kontrolluar nga Banka e Shqipërisë.

Megjithatë bankat greke përmbajnë 1.2 miliardë euro të depozitave të shqiptarëve dhe nuk është gjë e vogël si pjesë e 17% të tregut.

Një gjë nuk është sqaruar asnjëherë nga institucionet financiare shqiptare: اfarë do të ndodhë nëse falimentojnë bankat greke? اdo të bëhet me filialet? Agjencia e sigurimit të depozitave që është institucioni që merr në kontroll bankat nëse falimentojnë nuk ka aq fuqi sa të marrë përsipër një operacion gjigand nëse ndodh.


Guvernatori

1435499277sejko.jpg


Megjithatë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, qetëson situatën: “Ndikimet janë dhënë këto 5 vite dhe ndikimi kryesor është në aktivitetin e import-eksporteve dhe në rënien e mëtejshme të prurjeve nga emigrantët që do të ishte e papërfillshme, pasi kryesisht ato kanë rënë. Dua të theksoj që sistemi bankar shqiptar është i imunizuar, pasi Banka e Shqipërisë prej disa vitesh ka marrë disa masa rregullative dhe mbikqyrëse që nga nisja e krizës greke për të krijuar një funksionim sa më normal të bankave greke në vend. Bankat shqiptare me kapital grek janë filiale, nuk janë degë të bankave greke. Kemi marrë masa që nga pikëpamja ligjore dhe organizimi i tyre, të kenë një pavarësi nga bankat greke. Bankat shqiptare me kapital grek në Shqipëri janë me tepricë likuiditeti dhe me tepricë kapitali. Pra, janë të mirëkapitalizuara. Raporti i kapitalit për bankat greke është mbi mesataren”, tha Sejko sot për Top Channel.


Pasojat

banke-greke-radhe.jpg


Megjithatë, kriza greke po jep realisht efektet edhe tek ne, pavarësisht se autoritetet duan të qetësojnë situatën. Ditët e fundit është vënë re një tërheqje jo e vogël depozitash nga filialet e bankave greke duke i nxjerrë këto para fare nga qarkullimi bankar apo edhe duke i transferuar në institucione të tjera që funksionojnë në Shqipëri. Bankat greke kanë një numër të konsiderueshëm edhe të kredive të këqija dhe janë praktikisht pronare dhe të një pjesë të pasurive të patundshme të shqiptarëve, të cilat nuk përjashtohet transferimi apo shitja në tregun grek të real estate.


Kriza greke në Shqipëri


1410950580_ASP3017.JPGsv0_.jpg


Pas dështimit të akordit mes Eurogrupit dhe qeverisë së Athinës, në Greqi tashmë paniku ka filluar dhe që të shtunën u panë radhë të gjata në automatët e bankave në qytetet e ndryshme të Greqisë. Eurozona po përgatitet seriozisht tashmë të minimizojë efektin e një paaftësie paguese dhe daljeje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

اfarë ndikimi mund të ketë në Shqipëri kriza greke? Në një fazë të parë mund të kemi një transferim kapitalesh nga Greqia, kryesisht të emigrantëve tanë siç ndodhi në vitin 2012.

Në atë kohë depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit.

Rritja, në pjesën më të madhe erdhi nga largimi i depozitave prej bankave greke, si rrjedhojë e frikës së daljes së Greqisë nga euro në prag të zgjedhjeve të asaj kohe.

Emigrantët shqiptarë në Greqi, vlerësohet se kanë kursime që arrijnë deri në 2 miliardë euro, një pjesë e parave të larguara nga shteti fqinj ka ardhur gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.

Por efekti zinxhir i një krize afatgjatë mund të ndikojë patjetër dhe këtu është rreziku. Bankat me kapital grek zotërojnë 17% të totalit të aktiveve; 1.2 miliardë euro depozita. Në vitet para krizës bankat greke në Shqipëri ishin në ekspansion; jepnin kredi financonin projekte, kishin depozita etj. Por pas krizës së vitit 2008, “bijat” e bankave greke në Shqipëri filluan “tërheqjen”.

Në fund të vitit 2008, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, pesha e bankave me kapital grek në Shqipëri (që në atë kohë ishin katër: NBG, Tirana Bank, Alpha dhe Emporiki) ishte gati 28% e totalit të aktiveve të sistemit. Edhe më i lartë ishte roli i tyre në kredidhënie, me gati 41% të totalit. Duke përdorur fondet e mëmave, bankat greke konkurruan fort përmes normave të ulëta të interesit.

Por, pas 2008-s, bankat greke filluan uljen e ekspozimit të tyre në tregun shqiptar. Emporiki kaloi nën pronësinë e francezes Credit Agricole (pasi kjo e fundit shiti Credit Agricole në Greqi dhe mbajti vetëm degët në Ballkan), ndërsa tre bankat e tjera ngadalësuan ndjeshëm rritjen, në raport me sistemin.

Si rrjedhojë, në fund të vitit 2014, pesha e bankave me kapital grek (NBG, Tirana bank dhe Alpha bank) zbriti në 16.8% ndaj totalit të aktiveve dhe gati 19% të totalit të stokut të kredisë. Rënien më të madhe e ka shënuar NBG, që zë sot 3.3% të aktiveve të sistemit bankar, nga 6.7% në 2008-n.


Kreditë e këqija


113sh26.05m.jpg


Bankat greke kryesojnë në renditjen e huadhënësve problematikë. Deri në fund të 2013-s, Tirana Bank kishte 50% të huave të pakthyera në afat; Alpha 37% dhe NBG 34%.

113sh26.05mTre bankat greke, zotëronin në fund të 2014-s rreth 16% të totalit të depozitave në sistem, ose rreth 1.2 miliardë euro, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, ndërsa përbënin 18% të stokut të huadhënies. Raporti kredi/depozita për të tre bankat greke ishte 62% në fund të vitit 2014, nga 55% që ishte mesatarja e sistemit, me NBG që e ka më të lartë këtë tregues në 83%, sipas të dhënave të përpunuara nga statistikat e Shoqatës së Bankave.

Në Shqipëri, bankat greke ndodhen aktualisht nën “ethet” e mëmave, të cilave iu është kërkuar nga Banka Qendrore Europiane që të ulin ekspozimin e degëve të tyre në rajonin e Ballkanit. Ekspozimi i bankave greke monitorohet çdo ditë, në mënyrë që ato të mos kryejnë dot transferime likuiditeti. Sejko ka pohuar se, edhe nëse ndodh më e keqja, janë marrë të gjitha masat për sigurimin e likuiditetit dhe menaxhimin e bankave.


Investimet greke


fasonet-fabrike-tekstile-30-shtator21-e1435509246253.jpg


Greqia zë vendin e parë në Shqipëri për investime të huaja. Dy gjigandët e telefonisë celulare janë bija të kompanive greke dhe çdo vit transferojnë në Greqi nga 200 milionë eruo secila nga fitimet. Ekziston rreziku që këto kompani të ndihmojnë kompanitë “nëna” në kohë krize duke ulur investimet dhe punësimin në Shqipëri. Në fakt ka ndodhur bankat greke dhe kompanitë e tjera kanë ulur njeshëm fuqinë punëtore. Pra kriza greke ka dhënë realisht pasojat e saj, veçse këto nuk thuhen fort dhe qartë por fshihen në fjalë protektive të autoriteteve.

Në jug të vendit janë disa kompani fasone që punojnë me mall porositësi me Greqinë, të cilat punësojnë kryesisht gra dhe vajza edhe pse me rroga të vogla. Një mbyllje e tyre do të ndikonte rëndë në ekonomitë familjare.

Dhe të mendosh që në muaj e parë të këtij viti pati dhe një rritje të dërgesave të emigrantëve në familjet e tyre nga Greqia, gjë që rriti shpresat. Por tani situata po rikthehet në pikën zero duke rrezikuar më shumë. Por shteti duhet t’I paraprijë një tronditje të madhe…

tesheshi.com
 
Titulli: Efektet ne ekonomine e Shqipërisë nga falimentimi eventual i Greqisë!

Normale sepse nuk e shikonin qe greqia po ikte per lesh po akoma lejohnin hapje te tjera bankash ne shqiperi ...
 
Back
Top