Edukata e protestave, shkruan Edmond Tupja

Protesta e pak ditëve më parë e opozitës cilësohet nga Edmond Tupja si një zhvillim pozitiv për vendin, që dëshmon një “edukim” dhe demokratizim që mund të ndikojë në shtimin e shanseve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndërsa analizon protestën paqësore të 20 shkurtit të opozitës demokratike, Tupe e krahason atë me protestën e 21 janarit të 2011-s të opozitës socialiste, ku pas përleshjeve me policinë dhe gardën, pasojat ishin 4 viktima e dhjetëra të plagosur. Në mënyrë indirekte, në këtë rast Tupja flet për një mënyrë të protestuari ndryshe të opozitës së PD, duke e krahasuar atë, jo vetëm më mënyrën e të protestuarit të opozitës socialiste por edhe me vetë opozitën e famshme të PD para 2005.

“Kam përshtypjen, madje,gati-gati bindjen, se protesta e së enjtes që shkoi, po e përsëris për të theksuar, krejt ndryshe nga demostrata e 21 janarit të 2011-s, përbën një ndër hapat e parë, por të rëndësishëm, në formimin demokratik të shqiptarëve lidhur me edukatën e protestave nëpër sheshe e rrugë, çka shpresoj të mos jetë një flakë kashte, sepse edhe mënyra e organizimit të protestave dhe e zhvillimit të tyre te ne mund t’i shtojë oe t’i pakësojë mundësitë e Shqipërisë për t’u integruar, kur t’i vijë koha e pas provash të shumta, në gjirin e familjes së madhe europiane” shkruan Tupja. Ndërsa vlerëson lart dhe si dinjitoze sjelljen e opozitarëve protestues të 20 shkurtit, Tupja evidenton se ata ishin manifestues dhe jo “moneyfestues”.

republica.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Edukata e protestave, shkruan Edmond Tupja

Ka lezet protesta, e civilizuar, duken te djathtet kane orgjine fisnike ne cdo aspekt!
 
Titulli: Edukata e protestave, shkruan Edmond Tupja

Tupja eshte njeri qe flet realitet edhe nuk trembet .
Bravo se as nje shishe molotovi su hodh .
 
Back
Top