Eduard Jubani në këngë

alfonci

Veri investigatio
Nga Pierre-Pandeli Simsia ( Derguar ne shkodra.ws nga autori i shkrimit )
Si admirues i kengeve shqiptare, te cilat i kam ndjekur neper vite qe kur kam qene ne moshe shume te re, po jap disa mendime dhe kujtime te mijat per nje kengetar te suksesshem te kenges shqiptare, Eduard Jubani.
Eduard Jubani, djaloshi shkodran 16 vjecar ne vitin 1975 i erdhi skenes shqiptare si kengetar (kapi majen e skenes se kenges, sepse ne ate moshe te re kendoi ne Festivalin Kombetar te Kenges ne Radiotelevizion), me nje ze brilant, shperthyes, timbrik... "Fati" i tij ishte, sepse ne ate moshe te rinise se tij, me ate ze shperthyes, nuk mund t'i kendonte dashurise; dashuria ishte "burgosur" dhe "internuar" nga komunistet e kuq, pushtetaret sundues te Shqiperise. Dashurise, se ciles i kendoi Eduardi ne ato vite ishte ajo per fshatin, fushat me grure,... e megjithate, kenget e dala nga zeri i tij u pelqyen dhe vete Eduard Jubani u be nje kengetar qe "rrembeu" shume zemra vajzash. Ishin te shumta vajzat gjimnaziste ne ate kohe qe e simpatizonin ate, jo vetem per zerin dhe kenget e tija, por edhe per pamjen e tij te jashteme. Shpesh here ne ato vite, vajzat, nese donin ta krahasonin ndonje djale qe u pelqente thoshin: "...I ngjan shume Eduard Jubanit.."
Fillimet e Eduard Jubanit si kengetar ne skenen e madhe te muzikes shqiptare, Festivali i Kenges ne RTV dhe me vone aktivitetet e ndryshme artistike.
Ishin muajt e fundit te vitit 1975. RTVSH ne ate kohe zhvilloi nje konkurs me kengetaret e rinj dhe u vu si rregull qe, nga ai konkurs do te zgjidheshin edhe kengetaret fitues qe do t'u jepej menjehere e drejta per te kenduar ne Festivalin e Kenges ne RTV. Ne ato vite, djaloshi i ri ne moshe 16 vjecar i ardhur nga qyteti i Shkodres, i imet, u paraqit ne ate konkurs me kengen "Qiell dhe Det", e kenduar me pare kjo kenge nga nje tjeter shkodran, Artisti i Merituar Tonin Tershana. Nese syte nuk do t'i kishim ne televizor, por vetem te degjonim kengen, do thoshim se eshte vete Tonin Tershana qe po e kendon kete kenge. Aq bukur e kendoi Eduardi ate kenge, megjithese edhe vete kenga eshte e bukur. Nga letrat e shumta te derguar nga telespektatore te ndryshem ne drejtim te RTVSH-se per te vleresuar kengetar-in-en me te mire, mbaj mend qe ishte edhe nje ish mesuesja e Eduardit, nuk me kujtohet emri i saj. Ate leter e lexoi drejtuesja e konkursit. Te gjithe ata qe ndiqnin ate konkurs ne ate kohe u kenaqen shume per cfare shkruhej... Eduard Jubani doli fitues ne konkurs dhe iu hap menjehere "porta" per te kenduar ne festivalin kombetar te kenges se lehte shqiptare, qe zhvillohej cdo vit fund dhjetori. Ne ate konkurs fitues doli edhe nje kengetar tjeter, qe mund te shkruaj ndonje here tjeter per te; Orhan Zeneli nga Tirana. Vite me vone, kur Eduard Jubani ishte konfirmuar si kengetar i suksesshem dhe i pelqyer, do dilte ne skene me nje tjeter kengetar shkodran te suksesshem ne duet; Bashkim Alibali. Ishte nje dyshe speciale dhe e zgjedhur mjaft bukur. Sikur nje kengetar tjeter te permasave te medha, sic eshte Frederik Ndoci, edhe ky nga qyteti i Shkodres, ta kishin lene te kendonte ne ato vite, do ishte nje treshe speciale, bashkim dhe harmonim zerash. (Eh, sikur te ishin keto vite demokracie ne ato vite... Nuk mund te imagjinohet suksesi dhe fama e madhe e treshes shkodrane Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Eduard Jubani!).
Ne ditet e fundit te Dhjetorit 1975 ne Sallen e TOB ne Tirane u zhvillua Festivali i 14-te i Kenges ne RTV. Eduard Jubani per here te pare kendoi ne ate festival dy kenge: "Vella i vogel o partizan" ne dublim me kengetarin korcar Vaske Qirinxhi dhe kompozuar kjo kenge nga Limoz Dizdari: /Ecje rrugeve neper debore/ shqota buzen t'a thante ty/ por me vdekjen si me nje loder/ ti u talla o trim i vogel/ kembet me gjak, ne buze kenget/ o i vogel o partiza.../. Kenga e dyte ishte nje duet me kengetaren Tatiana Buzi "Vajza e uzines se re" e dubluar kjo kenge nga dueti Violeta Mashani nga Fieri dhe Orhan Zeneli, kenge kjo e kompozuar nga Llazar Mocka: /Nje vajze buzeqeshur ne kantjer e kam une/ e thjeshte eshte sa me s'ka/ dhe kur veshtrimin drejt ma hedh ajo ne sy/ une hutohem pak.../.
Ne Fest. e 15-te Jubani nuk kendoi. Dihen spostimet e kengeve qe beheshin ne ate kohe, kur kengetaret, pasi kishin bere prova per nje muaj rresht, juria e komanduar nga lart luante si te donte me kenget dhe kengetaret.
Ne Fest. e 16-te te Kenges ne RTVSH Eduard Jubani kendoi kengen e kompozuar nga Naim Gjoshi "Ne te dy", fituese e cmimit te dyte ne ate festival. Kenga u kendua ne dublim nga Rakipe Karaj, te cilen kete kengetare e shoqeroi orkestrina e Kukesit qe ishte e ftuar ne ate ne festival, se bashku me orkestrinen e Gjirokastres: /u futa nen pjeshke rrjedh nje krua/ do me vije nje vajze qe e dua/ dhe poshte neper ara traktoret ne pune/ avash moj e mire, se na bere zhurme.../ .
Pas ketij suksesi, nje vit me vone, ne Fest. e 17-te nje tjeter kenge e bukur, kompozuar nga nje kompozitor i njohur dhe i suksesshem si fitues i cmimeve te dyta Agim Krajka, do t'i besohej Eduard Jubanit ta kendonte ne ate festival. "Cel kjo toke si trendafil" titullohej kenga me tekst nga Arben Duka dhe e kenduar ne dublim nga Irma Libohova. Perseri Jubani fiton cmimin e dyte me kete kenge: /Ore ore lulebore, nekendonim ne lendine/ ngjanim ne zene dorperdore/ si nje tuf' plot arome trendeline/ e urritem ne cdo dite, shtatzambak e duarart' sot nje lum un' kthej ne drite/ ti aty yje ndez permbi furrnalte.../.
Nje vit me vone, ne Fest. e 18-te nje tjeter kompozitor i ri do t'i besonte kengen e tij per ta kenduar ne festival, kompozitori Ermir Dergjini. Eshte kenga "Djemte tane shkojne ushtare" Dhe Eduardi jo vetem qe e kendoi me mjeshteri, por u be edhe shume e njour ajo kenge: / Doli nena, motra doli/ Dhe me gaz ne na percolli/ Sa gezim qe u rrit djali.../ Gjithashtu ne kete festival Eduardi kendoi nje tjeter kenge ne duet me Elida Shehun, kengetaren nga Peshkopia, me kengen e kompozuar nga David Tukiqi "N'ato fusha plot me grure." Kjo kenge ne dublim u kendua nga Zina Zdrava dhe Agim Duro, shoqeruar nga Grupi "Na bashkoi Kenga Popullore" : Mori vajze qe korr ne are, moj e mira buzagaz/ bulza djerse ke ne balle/ ndalu vash mo, ti fshij pak/ jo more djal ato bulza ari/ ti nga balli mos m'i fshi/ vasha jote pervec tyre/ s'do gje tjeter per stoli.../
Ne Fest. e 20-te kendoi kengen e kompozuar nga Diana Ziu "Drini ne legjend te re", e dubluar kjo kenge nga kengetari Bahri Rustja / Kjo Legjende e Drinit dallgebardhe/ Na ndrin ne sy ne te dy/ Vjen ajo nga Fierza drite kudo shperndan/ Ngrejme digat porsi mal/...
Festivali i 21 do na i sillte Eduardin ne duet me Bashkim Alibalin ne kengen "Jam i yti i toka meme" :/Toke e shtrenjte o toka jone/ neper shekuj oh c'gjak pikoj/ jam biri i saj, jam zeri i saj/ ndaj cdo kenge ne buz ia mbaj/ ...
Ne Fest. e 23-te perseri ne duet me B. Alibalin me kengen "Takim pas vitesh" , kompozuar nga Ferdinand Deda me tekst te Kudret Isait. / Ti me jep adresen tende shok, qe prane te te kem/ Ti adresen time shok i dashur, ja ku e ke/ Nuk jemi me studente/ Kujtimet ndezur perher/ I mbajme shoqe dhe shoke, kudo neper atdhe.../ Gjithashtu kendoi edhe nje kenge te dyte:"Udheve te galerive" e dubluar kjo kenge nga Dhimiter Dushi: /ne galeri ne ecim me drite ne balle/ dhe s'ish' e lehte per ne ajo dita e pare/ po kjo rinia jone me ty hodhi shtat, o nentoke e lashte.
Nje tjeter duet me Bashkim Alibalin ne Festivalin e interpretuesve te kenges ne RTVSH ne qershor te vitit ishte edhe kenga "Motres sime" kenduar ne Festivalin e interpretuesve te kenges, qe zhvilloheshin ne ato vite, kompozuar nga Xhavit ujkani. /... Folezen e vjeter te re e ben cicerimi/ Cicerojne zogjte e tu lule gezimi/ Megjithese motra u be nene me femije/ Zemra per vellezerit hapur gjithnje ri.../
Eduard Jubani ka qene gjithashtu disa here fitues edhe i anketave muzikore te muajit qe zhvilloheshin ne ato vite. Permend ketu kenget "Udhe dhe Vite" ne vitin 1977, kompozuar kjo kenge nga Fancesk Radi (Francesku ne ate kohe vuante denimin e tij ne Puke. / Gjiten dhe ngjiten udhet ne vite/ Lart neper male ne kaltersi/ Qielli yn, deti i paster.../
"Nena e deshmorit" / Ne te dale te fshatit/ Prane nje lendine/ Kish' shtepine nena/ Bujare dhe trime/ E kish' nisur djalin/ Me shoket ne cete/ Ku vetem shqiponjat/ dine te ngrejne folete.../ Ikin vitet ikin.../
Nje kenge tjeter fituese e anketes muzikore te fillimviteve 80-te eshte edhe ajo me titull "Lart ne Dige"
Nga festivalet e kenges te zhvilluara ne Shkoder, Eduard Jubani, do kujtohet me kengen "Me buzeqesh nje vajze": per cdo dite nje vajze me floke te verdhe/ me buzeqesh kur shkoj une per ne are/ edhe gruri lehtas feshferin', o vajze, qendro te them dy fjale.../.
Dhash disa mendime dhe kujtime per kengetarin e suksesshem Eduard Jubani me kenget e tija te kenduara ne ato vite. I uroj shendet, suksese dhe lumturi kudo qe te jete tani.

shkodra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top