Edi Rama:Per pak maqedonas Shqiperia beri shume, po Maqedonia per shume shqiptare?

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama në fushatën e tij elektorale për zgjedhet parlamentare në Shqipëri përsëri e ka aktualizuar çështjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Shfrytëzojë rastin të shprehë knaqësin nga fakti se edhe në vendin fqinjë punët po marrin kahje normale. Jam shumë i gëzuar që kemi dhënë shembuj të mirë si Parti Socialiste, dhe si Qeveri e Partisë Socialiste, një komuniteti të vogël, më një numër të vogël banorësh të jetë komunë në vete në Shqipëri, pasi që ne e respektojmë faktin se ato janë si ne dhe të ndryshëm se ne.

E respektojë faktin se ato janë një familje e vogël që janë midis nesh dhe duke dhënë shembullin se i respektojmë si të jenë pjesë e jona, ne ju tregojmë fqinjëve tonë se për një numër shumë të vogël të një komuniteti, ne i respektojmë si pjesë e kombit tonë, por për një numër shumë të madh të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, çfarë bëni ju? Për arsye se shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë, ata janë etinitet shtetëformues”, deklaroi Rama në takimin parazgjedhor me Forumin e Gruasë së Partisë Socialiste të Korçës.

Maqedonasit në Shqipëri më tepër jetojnë në Prespë, ndërsa një numër simbolik i tyre jetonë edhe në Korçë e Tiranë. Ndërsa kryeparlamentari tanimë i zgjedhur president i Shqipërisë, Ilir Meta e quanë “komuniteti i bukër maqedonas”.



Read more: Edi Rama: Per pak maqedonas Shqiperia beri shume, por per shume shqiptare cfare beri Maqedonia? | tetova1.com
edi_4.jpg
http://www.tetova1.com
 
Back
Top