Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edi Rama ne webfaqen zyrtare të Ps

28_q_rama_konf.JPG



Rama: Kjo dite do te kujtohet gjate si dita, kur populli Sovran mori ne dore fatet e tij

Besoj se në radhë të parë është legjitime që t’i shpreh përultësisht falënderimet e mia të gjithë atyre që e bënë këtë ditë një ditë historike, duke realizuar pjesmarrjen më të madhe në votim, krahasuar me qyshse nuk mbahet mend. Dhe jam i bindur, që kjo ditë do të kujtohet gjatë si dita, kur populli Sovran mori në dorë fatet e tij. Ndërkohë, dua të theksoj se pavarësisht një sërë parregullsish dhe detajesh të papëlqyeshme të vëna re në pjesë të ndryshme të territorit të Shqipërisë, në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit,





“Besoj se në radhë të parë është legjitime që t’i shpreh përultësisht falënderimet e mia të gjithë atyre që e bënë këtë ditë një ditë historike, duke realizuar pjesmarrjen më të madhe në votim, krahasuar me qyshse nuk mbahet mend. Dhe jam i bindur, që kjo ditë do të kujtohet gjatë si dita, kur populli Sovran mori në dorë fatet e tij. Ndërkohë, dua të theksoj se pavarësisht një sërë parregullsish dhe detajesh të papëlqyeshme të vëna re në pjesë të ndryshme të territorit të Shqipërisë, në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit, i garantimit të qetësisë dhe të normalitetit demokratik për qytetarët dhe qytetaret që vërshuan në masë drejt kutisë së fshehtë. Dhe nga ana tjetër, jam plotësisht i kënaqur që për këtë pjesë të parë të procesit mbajtëm fjalën e dhënë qytetarëve dhe qytetareve, duke e mbrojtur procesin dhe duke qenë një vlerë e shtuar në tërësinë e masave të marra, ku hiri i të vërtetës e kërkon që të nënvizoj se nuk mund të themi, të paktën deri në këtë moment, që policia e shtetit nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe kjo sigurisht më gëzon.

Nga ana tjetër, është momenti për të theksuar se ka mbaruar vetëm pjesa e parë e procesit. Pjesa e dytë, që fillon edhe me rënien e errësirës, është pjesa e transportit të gjithë kutive të votimit për në qendrat e numërimit dhe është pjesa kur kërkohet një përqëndrim maksimal, i të gjithë aktorëve të përfshirë në proces dhe kërkohet një angazhim maksimal i policisë të shtetit, për të qenë policia e shtetit dhe për ta garantuar transportin e të gjitha kutive të votimit, duke e ruajtur integritetin e plotë të procesit.

Thënë kjo, dua të shtoj se në hapësirën e lirë të komunikimit të analizave të trajtimit të problematikës së një dite të posaçme si kjo, i cili është i lirë të bëjë hamendësimet dhe spekullimet e tij. Por, mesazhi im për qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, e specifikisht për të gjithë personat e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces, që do të ruajnë dhe do të përcjellin kutitë e votimit për në qendrat e numërimit, është të përqëndrohen te procesi dhe të mos shpërqëndrohen nga ushtrime të cilat në kushtet e sotme nuk kanë asnjë gjasë të jenë ushtrime të suksesshme sikurse janë exit-pollet, për arsyen e thjeshtë se kemi zhvilluar një fushatë, e cila ka qenë e ndërtuar ndër të tjera e fokusuar te beteja kundër frikës se vota do të fotografohet, se vota do të lexohet, se vota do të deformohet nga presioni i pushtetit, presion që ka qenë i vazhdueshëm. Me sa duket e kemi fituar këtë betejë, por është momenti të gjithë të kuptojnë se principi elementar i exit-pollit, nuk mund të na japi asgjë të saktë, sot në këtë vend, sepse në kushtet në të cilat këto zgjedhje janë zhvilluar dhe pas këtij elementi që ka pasur të bëjë drejtëpërdrejtë me trysninë e ushtruar në të gjithë territorin, njerëzit që kanë votuar për opozitën do të jenë detyrimisht më të pakët në shprehjen e votës së tyre përpara intervistuesve të sondazheve. Ky është një konkluzion shumë i thjeshtë. Ne do të presim vetëm vendimin e popullit shqiptar në procesin e numërimit. Në rast se pala tjetër, sikundër la të kuptojë kryeministri i vendit, do të ruajë qetësinë, nuk do të thërrasë fitore, siç ka bërë në 2007, siç ka bërë në 2003, siç ka bërë në 2000, të paktën në të gjitha ato zgjedhje ku unë kam qenë në fushën e lojës dhe i kam fituar të gjitha, duke pasur të bëj në të gjitha herët në prelude fitoreje të krahut tjetër. Atëherë pa më të voglin dyshim edhe ne do të respektojmë këtë qetësi, duke kontribuar kështu në një proces, i cili duhet të shkojë deri në fund për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e një populli që sot tregoi se kërkon një ndryshim të madh dhe që sot i dha fuqinë ndryshimit të madh, duke marrë pjesë në një mënyrë spektakolare, në një proces votimi që nuk duhet të ndotet nga fishekzjarrë të parakohshëm dhe nga spekullime të panevojshme. Ne kemi sigurisht të dhënat tona, kemi një qendër operatore të standardeve ndërkombëtare, që është unike në Shqipëri, e cila punon jo sot, por punon prej dy vitesh për këtë ditë, e cila na ka treguar shumë gjatë gjithë kësaj dite, por ne do të respektojmë domosdoshmërinë që ky proces të zhvillohet i qetë dhe që populli shqiptar, të lexojë i pashqetësuar nga boritë e palëve vendimin që sot ka marrë me dinjitetin e një populli europian.”



Zoti Rama, a u arritën standardet që kanë kërkuar ndërkombëtarët në këto zgjedhje, duke patur parasysh që Partia Socialiste denoncoi mjaft parregullsi sot?



“Ne kemi shprehur në vazhdimësi, atë që ka qenë më e rëndësishmja, që jemi në ndjekje të procesit. Kemi ekspozuar vetëm një pjesë shumë të vogël, të shumë e shumë detajeve, por jemi përpjekur gjatë gjithë ditës që të ruajmë atë që është më e rëndësishmja, integritetin e këtij akti të madh, që sot shqiptarët bënë, duke shkuar në votim si ansjëherë më parë dhe të ruajnë dinjitetin e një procesi, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se është një proces që është tërësisht i ngjashëm me proceset zgjedhore me europën, ku duam të integrohemi, ku nuk ekzistojnë probleme si këto, dhe ku mbi të gjitha nuk ekziston ideja se vota duhet mbrojtur me çdo kusht dhe me cdo çmim dhe në fund të fundit, duhet që të shohim përpara për të pasur një pjesë të dytë procesi të paktën sa e para. Dhe në qoftë se kjo do të kompletohet kështu, ne mund të themi që kemi bërë një hap përpara.”



Zoti Rama, ju thatë se jeni përgatitur për ta mbrojtur votën, por a jeni përgatitur edhe për të fituar?



“Ne jemi të organizuar si askush dhe si asnjëherë më parë në hapësirën e pluralizmit. Kemi në kontak direkt, të vazhdueshëm, gjatë gjithë ditës, dhjetëra mijëra njerëz, të cilët janë të angazhuar për të çuar informacion nëpërmjet teknologjisë moderne në qendrën tonë operatore dhe truri teknologjik i kësaj godine përpunon çdo sekond të dhëna. Dhe ne i kemi sot, në këtë moment, të dhëna të pafundme për procesin, që kanë të bëjnë me pjesmarrjen, që kanë të bëjnë me vetë votimin e kështu me radhë. Por, nga ana tjetër, jemi të mirëorganizuar edhe për pjesën e dytë, për shoqërimin e kutive, për ruajtjen e integritetit të tyre dhe për fokusimin te finalja, që është numërimi, ku ne shpresojmë se ajo që kemi sjellë në Kodin e ri Zgjedhor, që është një mënyrë e re e numërimit, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara. ثshtë hera e parë që ndodh në Shqipëri, e le të shpresojmë që do të kemi arsye të themi, që po, ishte një vendim i drejtë dhe u jetësua në mënyrën e duhur, gjë që do të lehtësojë shumë procesin nga peshat e rënda të së shkuarës, kur numërimi ishte një kalvar më vete.”



Zoti Rama e keni shpresë se do të fitoni duke parë edhe pjesmarrjen më të lartë në zgjedhje?



“Unë nuk kam më tashmë shpresë, unë kam bindje. Por unë e përsëris që nuk jam këtu për të deklaruar fitoren, respektoj në njëfarë mënyrë edhe mënyrën se si ju qas këtij momenti kryeministri.”



Ps.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back