Edi Rama, mos e mbaj maxharr Pashën n’konak’,

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet, bëri xhiron e rrjeteve sociale pas poezisë që botoi mbrëmjen e 26 nëntorit, kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë që la pas 51 viktima. E sot, ai shkruan sërish, e kësaj here i drejtohet kryeministrit Edi Rama për takimin e tretë për Mini-shengenit, dhe thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç s’duhet të kishte vend në Tiranë.

Vargjet nga Cun Lajçi

Edi Rama,

mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak,
se t’del shpirti n’yzderhane!
*
T’qava n’vargje kur u dridhe themelesh
Shqipni
Por t’qava edhe mbramë n’Tiranë kur t’shkeli Vuçiçi
– A din pse shqipni
Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazez e serb, n’emen t’fitores, thoshte At Zef Pllumbi!
– Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!
– Eh more Edi Ramë, pak t’paska pas dhanë me hangër të Makroni e Merkelka Ramushi
(ma hanksh lu*in)
se ty u dashka me t’dhanë me hangër saçme!

Po s’po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s’ka mundësi t’ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t’erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n’Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t’vet, kur ti hala ishe n’mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

– Pak pare t’i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!

Ramushi e mbjti Luanin e vdekun n’shpindë e nuk e la n’Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n’Durrës e ngre dolli, e s’len nji t’zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

Por s’ke faj ti jo, se viat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!

Edi marrja

Merre vesh edhe ket fjalë:

Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t’vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t’rreh derisa t’shkon piskama n’Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t’rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n’Vlonën e vitit 1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milion shqiptar!

– Mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak, po t’thotë Malsia e Reka, se t’del shpirti n’yzderhane o Edi Rama!

dosja.al
 
Lucim [ per te gjithe ata qe se kuptojne luci eshte organi gjenital i mashkullit por ne dialektin malesor ]

bravo Cun Lajqi
 
Politika eshte politike por kjo sterkeqje e Rames gjate kesaj kohe them se eshte mjafte e pa kjarte. Te presesh n'konak njeriun i cili para dy jave tha: Jane trillime dhe komedi masakrat e luftes se fundit ne Kosove!, per mua eshte dicka jo e mire, bilem dhe me teper.
 
politika eshte si Rrugaçet thojne. Ktej te thone te dua sa te te marrin leket e pastaj bejne sikur ste njofin.

kjo eshte dhe qasja e Rames me minishengen. Keto histerite pseudopatriotike na kane ardh ne maje te hundes madje na kane len dhe mbrapa.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top