Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vazhdon të jetë një ndër politikanët më të varfër në Shqipëri. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka publikuar dje pasuritë e rreth 500 zyrtarëve të lartë për vitin 2008. Nga deklarimi i pasurisë, kreu i Bashkisë së Tiranës rezulton të ketë një llogari me 40 mijë lekë të reja në Bankën Credins, të përfituar nga kursimet nga paga si dhe një llogari tjetër me 2937 euro, po në këtë bankë, të përfituar nga çmime dhe honorare. Kreu i socialistëve ka pasur të ardhura gjatë vitit të kaluar 1.8 milion lekë të reja, falë pagës në krye të bashkisë, shpërblimit të fundvitit, si dhe pagesa për pjesëmarrjen në mbledhjet e KRT-së. Në të njëjtën kohë, Rama gjatë vitit 2008 ka paguar 207 mijë lekë lekë (principal+interes) për shlyerje kredie. Nga deklarimi i pasurisë rezulton se Ramës i ka ngelur edhe 1.2 milion lekë për ta shlyer. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama rezulton të jetë politikani më i varfër nga ata që kanë deklaruar pasuritë e tyre. ndërkohë që ka deklaruar si të ardhura vetëm rrogën dhe honoraret, Rama është akuzuar nga kryeministri Berisha, por edhe nga biznesmenë të ndryshëm, se merr 20% për çdo leje ndërtimi të dhënë.
Fatos Nano
Por ndërsa kreu aktual i PS-së mbetet një nga politikanët më të “varfër”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ish-kryetarin e socialistëve. Fatos Nano gjatë vitit të kaluar ka nënshkruar një kontratë për blerjen e dy shtëpive në Durrës, me sipërfaqe 210 m2 dhe 166 m2 me vlerë 176.720 euro, si dhe ka hapur një llogari të re në Bankën Intesa Sanpaolo me shumën 24.884 euro. Të ardhurat më të mëdha gjatë vitit 2008, Nano i ka nga gjyqi i fituar me revistën italiane “L’Unita”, ku ka marrë 134 mijë euro. Nano ka marrë një pagë totale për vitin 2008 prej 1.4 milion lekë falë mandatit të deputetit dhe 805 mijë lekë nga posti i ish kryeministrit. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Xhoana Nano ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje për blerjen e një sipërfaqe prej 313 m2 në Shkodër me vlerë 266.050 euro, ndërkohë që ka përfituar interesa nga depozita në bankën Intesa Sanpaolo në shumën 10.040 euro.

Edi Rama

- Kursime nga paga 40.938 lekë

- اmime dhe honorare 2937 euro

- Paga vjetore, shpërblim fund viti, pagesa për mbledhje KRT 1.850.807 lekë

- Shlyerje kredie 207.173 lekë


Fatos Nano

- Llogari bankare e shtuar me 64.896 lekë
- Llogari bankare e pakësuar me 59.958 lekë
- Blerje e dy apartamenteve 176.720 euro
- Llogari e hapur e re me 24.884 euro
- Paga nga Kuvendi 1.471.722 lekë
- Paga si ish-kryeministër 805.980 lekë
- Dëmshpërblimi nga gjyqi me “L’unita” 134.000 euro
- Interesa nga depozita 1512 euro
- Interesa nga depozita 2745 euro

Xhoana Nano
- Llogari bankare e pakësuar me 250.286 euro
- Blerje njësie me sipërfaqe 313 m2 266.050 euro
- Interesa nga depozita 10.040 euro



Topalli blen apartament 3.3 milion lekë në Shëngjin

Gjatë vitit 2008 Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shpenzuar 1 milion lekë të reja për universitetin e vajzës në Strasburg të Francës. Ndërkohë në vitin 2007, Topalli kishte paguar një shumë prej 2300 euro për studimet e vajzës jashtë shtetit. Një vit më parë kryeparlamentarja ka blerë një apartament 77 m2 në Shëngjin, me vlerë 3.3 milionë lekë të reja, nga të cilat 2.3 milionë i ka paguar ajo, 1 milion bashkëshorti. Në të njëjtën kohë nënkryetarja e Partisë Demo-kratike ka tërhequr nga depozita në bankë 1 milion lekë të reja, që i ka në gjendje në shtëpi. Bashkëshorti i saj ka përfituar 12 mijë euro të ardhura nga qiratë si dhe 1 milion lekë të reja të ardhura nga puna (biznes i vogël në fillim të vitit të kaluar dhe pastaj nga zyra e noterisë). Si Kryetare e Kuvendit, gjatë vitit 2008, Jozefina Topalli ka përfituar një pagë neto prej 2.2 milion lekësh, ndërkohë që ka përfituar dieta si deputete në shumën 1.1 milion lekë.

Jozefina Topalli

- Pakësuar 1 milion lekë për të paguar shkollën e vajzës në Strasburg
- Pakësuar 2.3 milion lekë për blerje apartamenti në Shëngjin
- Tërhequr nga banka 1 milion lekë, që i ka në gjendje në shtëpi
- Blerje apartamenti në Shëngjin 3.3 milionë lekë (2.3 milion lekë nga Kryeparlamentarja dhe 1 milion lekë nga bashkëshorti)
- Të ardhurat nga qiratë (në emër të bashkëshortit) 12.000 euro
- Të ardhurat e bashkëshortit 1 milion lekë
- Paga neto si Kryetare Kuvendi 2.201.149 lekë
- Dieta (faktike e deputetit) 1.117.829 lekë


Topi, testament me 35 mijë euro e 2 milionë lekë nga i ati

I ati i Presidentit, Myrteza Topi, i ka lënë me testament kreut të shtetit 35 mijë euro dhe 2 milionë lekë të reja. Gjatë vitit 2008 kreu i shtetit ka deklaruar në ILDKP se ka shpenzuar 1.7 milion lekë të reja për shpenzime për ndërtimin e një banese me sipërfaqe 101.87 m2 dhe 1 milion lekë për mobilimin e saj. Presidenti ka marrë në formë testamenti nga i ati tokë me sipërfaqe 1070 m2 në Shkozë dhe tokë me sipërfaqe 5400 m2 në Linzë dhe Shkozë. Por në të njëjtën kohë, ai ka paguar gjatë vitit 2008 58 mijë lekë të reja për një kredi për shtëpi banimi nga Enti Kombëtar i Banesave si dhe 4 mijë euro për studimet e vajzës Nada Topi në Universitetin “Luarasi” në Tiranë. Të ardhurat nga posti i Presidentit janë 2.4 milion lekë të reja, ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes, e cila punon në Ministrinë e Bujqësisë janë 1.01 milion lekë.

Bamir Topi

- Shpenzime për ndërtimin e një banese në Tiranë (pronë e trashëguar nga prindërit) për vitin 2008 1.750.000 lekë
- Mobilim dhe pajisje për banesën 1 milion lekë
- Pakësim në llogarinë në Credins Bank 2.500.000 lekë
- Shtesë në llogarinë në Raiffeisen bank 749.245 lekë
- Gjendje cash (testament i nënshkruar nga i ati) 35.000 euro; 2.000.000 lekë
- Tokë arë në Shkozë (1070 m2); tokë arë në Linzi dhe Shkozë (5400 m2) nga testamenti i nënshkruar nga i ati)
- Të ardhura nga paga e shpërblime si president 2.483.020 lekë
- Të ardhura nga paga e shpërblime nga bashkëshortja 1.011.915 lekë
- Të ardhura në formë burse e vajzës 45.000 lekë
- Të ardhura me burim nga testamenti i të atit 35.000 euro; 2.000.000 lekë
- Kredi për shtëpi nga EKB 58.000 lekë
- Detyrim për studime të vajzës Nada Topi 4.000 euro
- Shlyerje detyrimi në 08 për blerjen e një autoveture në vitin 2006 4.000 euro
- Shtesë në llogarinë rrjedhëse për pagat në BKT e Teuta Topit me vlerë 213.998 lekë


Ina Rama, shtëpi me qira në Tiranë

Kryeprokurorja Ina Rama ka paguar për tre muaj të vitit të kaluar 60 mijë lekë të reja për qiranë e një shtëpie 60 m2 në njësinë 10 në kryeqytet. Ajo ka kursyer gjatë vitit të kaluar nga paga e saj dhe paga e bashkëshortit 2.1 milion lekë të reja. Në deklarimin e pasurisë, të publikuar dje nga ILDKP, rezulton se numri një i organit të Akuzës në vend ka përfituar nga posti që mban një shumë prej 2.2 milionë lekë (paga e vitit 2008 + dieta, shpërblime). Veç kësaj, Ina Rama ka përfituar edhe 105 mijë lekë pagesa nga shkolla e magjistraturës, anëtare e Këshillit Drejtues dhe si udhëheqëse teme. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj ka përfituar për 12 muaj 1.2 milion lekë (paga e vitit 2008 + dieta + shpërblime) nga posti i Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve profesionale pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë. Gjatë vitit të kaluar, kryeprokurorja ka paguar 2879.24 euro për një kredi për blerje apartament banimi me Bankën NBG.


Pasuria, zbardhen të ardhurat e familjes Berisha

Adi Shkëmbi

Vajza e Kryeministrit Berisha, Argita Mallt-ezi, ka shlyer një kredi në Bankën “Emporiki Bank” në vitin 2008 në shumën 138.019.84 euro. Gazeta boton sot të plota deklaratat e pasurive të Kryeministrit Sali Berisha, bashkëshortes si dhe dy fëmijëve të tij.
Argita Malltezi
Në deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezulton se Argita ka shitur dy automjete (makina tip Mitsubishi L200 për 8200 euro neto dhe makina tip Benz Mercedes, class A për 5000 euro neto). Por në të njëjtën kohë, ajo ka përfituar nga paga dhe shpërblimet në Fakultetin e Drejtësisë 821.500 lekë të reja, ndërkohë që nga mësimdhënia në një fakultet privat në Kosovë për 6 muaj (janar- qershor 2008) 18 mijë euro (paga bruto). Vajza e kreut të qeverisë ka përfituar gjithashtu rreth 5.2 milion lekë nga aktiviteti i saj i avokatisë, ndërkohë që ka përfituar edhe 15.480 euro nga dhënia me qira e një apartamenti tek ETC dhe një apartamenti në rrugën lidhja e Prizrenit. Veç këtyre, Argita ka marrë nga OKB një shumë prej 9069 USD (të derdhura gjatë vitit të kaluar).
Shkëlzen Berisha
Djali i Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive se ka përfituar gjatë vitit 2008 një shumë prej 82.882.80 euro si ndërmjetës në shitblerje. Gjithashtu ai ka fituar 6930 euro si ndërmjetës në shitblerje, si person fizik. Llogaria e tij bankare në “Intesa SanPaolo” është në vlerën 84.659.67 euro në total, nga të cilat 82.882.80 janë shtuar gjatë vitit të fundit, ndërkohë që janë pakësuar 7.750.85 euro. Gjithashtu Shkëlzen Berisha ka deklaruar një llogari rrjedhëse në Bankën SEB në Suedi me shumën 6 mijë euro.
Kryeministri
Nga ana e tij Kryeministri Sali Berisha gjatë vitit 2008 ka pasur të ardhura nga rroga në Kryeministri 2.1 milion lekë dhe 9 mijë lekë të ardhura nga shpërblimi në këtë post. Ndërsa bashkëshortja e tij, Liri Berisha ka deklaruar të ardhura 576 mijë lekë nga paga në qendrën shëndetësore nr. 4.


Familja Berisha

Sali Berisha dhe bashkeshortja
- Shtesë në gjendje llogarie (Tirana Bank), llogari në emër të Liri Berisha +10. 074 lekë
- Shtesë në gjendje llogarie (Tirana Bank), llogari në emër të Liri Berisha + 13 lekë
- Pakësim në gjendje llogarie (Intesa SanPaolo), llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha – 1.500 lekë
- Gjendje e re llogarie (Banka Credins), llogari në emër të Sali Berisha +5.824 lekë
- Shtesë e gjendjes së llogarisë (Banka Credins), të ardhurat nga paga e bashkëshortes + 406.735 lekë
- Pakësim në gjendjen e llogarisë (Raiffeisen Bank), llogari në emër të Liri Berisha – 300 lekë
- Shtesë në gjendjen e llogarisë (Raiffeisen Bank), llogari në emër të Liri Berisha + 897 lekë
- Shtesë në gjendjen e llogarisë (Raiffeisen Bank), llogari në emër të Sali Berisha + 122.796 lekë
- Pakësim në gjendjen e llogarisë (Raiffeisen Bank), llogari në emër të Sali Berisha – 776 lekë
- Të ardhura nga paga në Kryeministri (Sali Berisha) 2.149.592 lekë
- Të ardhura nga shpërblimi në Kryeministri (Sali Berisha) 9.000 lekë
- Të ardhura nga paga në qendrën shëndetësore nr. 4 (Liri Berisha) 576.947 lekë

Argita Malltezi
- Emporiki Bank, llog rrjedhëse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 31.12.2008) + 9069 USD; + 11227.41 euro
- Chavy Chase Bank, llog rrjedhëse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 24.03.2009) – 570.88 USD
- UNFCU, llog kursimi – 14077.09 USD; llog rrjedhëse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 24.03.2009) + 2009.54 USD
- Raiifeisen Bank (diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 31.12.2008) + 32.13 euro; + 68454.58 lekë
- Banka Credins mbyllur llogaria
- Intesa SanPaolo Bank (diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 31.12.2008) – 94.538 euro; 42 USD
- BKT + 17.955 lekë
- Shitur makina, tip mitsubishi L200 8200 euro neto
- Shitur makina, benz mercedes, class A 5000 euro neto
- Rroga bruto vjetore fakulteti i drejtësisë dhe shpërblime 821.500 lekë
- Nga aktiviteti i avokatisë 5.264.363 lekë
- Nga dhënia me qira e një apartamenti, godina ETC 900 euro/muaj neto x 12 muaj
- Nga dhëna me qira e një apartamenti rr.lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj neto x 4 muaj
- Nga mësimdhënia në fakultet privat, Kosovë, muajt janar- qershor 08 3000 euro/ muaj bruto x 6 muaj (afërsisht 2600 euro neto në muaj)
- Repatriation grant, OKB, derdhur në gusht 2008 9069 USD neto
- Shlyerje kredie ndaj Emporiki Bank 138.019 euro

Shkëlzen Berisha
- Intesa SanPaolo, llog rrjedhëse, gjendja aktuale 84.659.67 euro (totali); të shtuara gjatë vitit 2008 82.882.80 euro; të pakësuara në 2008 7750.85 euro
- Fitim neto nga puna si konsulent ligjor 6930 euro
- Llogari rrjedhëse Intesa SanPaolo 14.767.48 lekë totali; të pakësuara 150.474 lekë
- Banka Credins llogari rrjedhëse 460.497.14 lekë totali; asnjë ndryshim gjatë vitit 2008; të akumuluara në 2007 si rrogë nga kompania Eagle Mobile
- Llogari rrjedhëse në bankën SEB Suedi 6000 euro totali; të shtuara në 2008 5000 euro; të pakësuara në 2008 1000 euro
- Ndërmjetësim në shitblerje në 2008 82.882.80 euro neto
- Ndërmjetësim në shitblerje si person fizik 6930 euro neto


Ridvan Bode

- Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank e shtuar me 78.246 lekë
- Llogri rrjedhëse në Credins Bank e pakësuar me 1 milion lekë
- Llogari rrjedhëse në SanPaolo Bank e pakësuar me 1.328.636 lekë
- Llogari rrjedhëse në SanPaolo bank e pakësuar me 1953 euro
- Depozitë Alpha Bank e shtuar me 4 milion lekë
- Borxh i dhënë nga viti 2000 i pakësuar me 2 milion lekë
- Blerje apartamenti në Qerret 2.4 milion lekë
- Të ardhurat nga paga, shtesa, shpërblime 1.850.911 lekë
- Të ardhurat nga paga, shtesa e pensioni Eglantina Bode 1.183.453 lekë
- Të ardhura nga pensioni familjar Eralda Bode 9672 lekë
- Kredi për apartament banimi 126 mijë lekë
- Kredi konsumatore 1.112 euro

Bujar Nishani

- Depozitë në Raiffeisen Bank 5.325 euro
- Të ardhurat nga paga si Ministër i Brendshëm 1.672.254 lekë
- Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 270.492 lekë
- Të ardhura nga qiraja e dyqanit në Durrës 660.000 lekë
- Kredi nga Raiffeisen Bank për blerje apartamenti e deklaruar në 2006 285.810 lekë


Lulzim Basha

- Të ardhurat nga paga si ministër i Jashtëm 1.590.924 lekë
- Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit 21.000 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në fondacionin EثPPP në Holandë 29.753 euro
- Shitje e apartamentit në Golem Aurela Basha 45.000 euro
- Paguar një pjesë për blerjen e një apartamenti në Qerret 40.000 euro


Genc Ruli

- Interesa të llogaritura në Raiffeisen Bank 3.075 USD
- Ineresa të llogaritura në Intesa SanPaolo Bank 6.085 USD
- Interesa të llogaritura Intesa SanPaolo Bank 200 euro
- Interesa bono thesari BSH 369.558 lekë
- Interesa të llogaritura në bono thesari pranë Alpha Bank&BSH 581.881 lekë
- Interesa nga depozita në afat pranë Alpha Bank 1.801 euro
- Depozita 10 vjeçare e shkollimit të vajzës 1.232 USD
- Pakësim likuiditeti të dhëna për banesë të deklaruar në vitin 2005 40.000 USD
- Paga si Ministër 1.641.581 lekë
- Paga në Bordin Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore 22.000 lekë
- Paga në bordin FSHZH 32.042 lekë
- Shpërblime gjatë vitit 2008 99.000 lekë
- Paga e bashkëshortes 1.518.000 lekë
- Shpërblim i bashkëshortes 60.000 lekë
- Kredi për makinë shlyer detyrimi 7.600 euro
- Kredi për shtëpi me vlerë 150.000 euro, shlyer deri në 31.12.2008 4298 euro
- Marrë pronësia e tokës për ndërtim shtëpie 612 m2 në Farkë. Paguar me likuiditetet e dhëna dhe të deklaruara në vitin 2005 30.600 euro
*panorama*
 
Back
Top