Edhe sa do të ekzistojë vdekja?

Lauri

Anunnak
Zbulimi i fundit në mjekësi do të mundësojë shërimin e sëmundjeve të pleqërisë, kancerit, infarktit, diabetit si dhe sëmundjen e Parkinsonit, në mes të tjerash. “Zbulimi ishte revolucionar”, arsyetoi Komiteti i Nobelit vendimin vet. John Gurdon, 79 vjeçar dhe kolaureati Shinya Yamanaka, 50 vjeçar, ndanë së bashku 929.000 Euro. Për çka është fjala?

Shiko fotografinë 1784365

Në gjermanisht quhet “Stammzellen”, italisht “staminali “dhe frëngjisht “cellulles souches”. Po shqip? Në fjalor që kam unë nuk e gjeta. Në tre gjuhë. Ato qeliza janë qelizat bazike, burimore, mund të quhen stërqelizat, të parat, si stër-gjyshi...
Në vitin kur qe lindur Yamanaka (1962), John Gurdon pat bërë zbulimin e vet, që pat mundësuar klonimin e kafshëve. Eksperimentimi me qeliza embrionale (stërqeliza) është shumë i vështirësuar me ligj . Tani e tutje embrionet nuk do të ngucen më. Yamanaka ktheu rrotën e evolucionit pas, në kundërshtim me arsyen.Gazeta italiane “la Republica “ kështu nisë artikullin vet: “A mund të kthehet një qelizë adulte, e pjekur në foshnje? A mund të kthehet një organizëm në embrion?” Në fakt, ai qelizat e pjekura, adulte, i ktheu pas dhe i shndërroi në qeliza burimore, në stërqeliza, fillestare, që mund të programohen sipas dëshirës dhe nevojës, për krijimin apo shërimin e: zemrës, muskujve, mushkëritë, indet, kockat etj. Yamanaka i quajti “iPS” (Induced pluripotent stem cell).
Duke pasur parasysh mundësinë e përdorimit të tyre, u quajtën “qeliza pluripotente”, në përkthim semantik, qeliza me shumë aftësi dhe kërkimi i lejes prej shtetit, për të bërë eksperimente me qeliza embrionale, nuk është më i nevojshëm. Qelizat e pjekura, adulte, nuk janë aq fleksibile sa dhe si stërqelizat.
Yamanaka kishte menduar se për këtë zbulim do t’ i nevojiteshin 20 vite, mirëpo arriti ta përfundojë me sukses për 6. Së bashku me të punojnë edhe 300 shkencëtarë tjerë mosha mesatare e të cilëve është 35 vjeçare. Si e arriti këtë? Me një virus ai transportoi në një qelizë të lëkurës së miut vetëm katër gjene. Ato gjene vunë në lëvizje motorin biokimik dhe i shndërruan qelizat në të pavdekshme, që ndahen pa ndërpre. Qelizat u kthyen nga adulte, në stërqeliza, burimore, të zanafillës. U lindën qelizat pluripotente, që mund të programohen dhe riprogramohen sipas dëshirës dhe të ndërtojnë çdo gjymtyrë apo organ njeriu, nga qelizat nervore deri tek qeliza e gjakut. Në këtë mënyrë shpresohet të kultivohen edhe organet!
(Kjo qelizë e trurit nën mikroskop, zhvillohet nga një "iPS" qelizë në laborin e neurologut Su-Chun Zhang në Universitetin Wisconsin-Madison)
Shkencëtarët thonë se as kishin guxuar të mendojnë se kishte qenë kaq lehtë. Ishte si veja e Kolombos. Bota shkencore u elektrizua. Kur Yamanaka në vitin 2006 publikoi zbulimin e tij, pa mëri dhe smirë, kolegët e tij e quajtën “zbulim revolucionar.”
Njeriu në fakt është një grumbull i qelizave dhe përfundon kur forcat vetëshëruese të trupit nuk mund të rezistojnë, qoftë nga pleqëria, qoftë nga sëmundjet. John Gurdon dhe Yamanaka bën pikërisht atë që njerëzit ëndërronin, jo ta ndalin plakjen, por ta kthejnë jetën prapa, edhe atë në fillim. Rezultati i tyre nuk është provuar akoma tek njeriu, sepse nuk është qind për qind në rregull, por në përfundim e sipër...
Gurdon në vitin 1962 klonoi një bretkosë. Ai mori një vezë të fekonduar, i hoqi bërthamën dhe futi një bërthamë që kishte marrë nga qeliza adulte nga zorrët e bretkosës. U lind një bretkosë me shëndet. ا’ ka domethënë kjo? Kjo domethënë se në atë qelizë, në zorrë, ishin të gjitha informacionet gjenetike për ndërtimin e një bretkose dhe se një qelizë adulte, ishte në gjendje të krijojë një organizëm komplet dhe çka është me rëndësi: funksional. Pas këtij rasti, siç dihet, vazhduan shumë klonime nëpër botë.
Ku gjenden qelizat e pjekura, adulte? Në palcën e kurrizit, në gjak, në organe të ndryshme, në kërce, në lëkurë dhe zorrë. Yamanaka i dëshmoi botës shkencore se mosha e qelizave mund të kthehet prapa dhe është reversibile. Kjo është e barabartë me kthimin e një plaku në moshën rinore dhe t’ i jepet mundësia për një profesion të ri, sipas dëshirës. Apo një fëmijë të kthehet në embrion!
Gurdon dhe Yamanaka kanë bërë punë pionierësh, por e mira nga ky zbulim nuk mund të parashikohet tërësisht. Me këtë zbulim do të zhvillohen terapi të reja, kurohen sëmundjet dhe do të ndikojë në krijimin e medikamenteve të reja. “Ky është zbulimi parë me vlerë botërore në mjekësi, që u zbulua në Japoni” thotë doktori Hitoshi Niwa nga qendra Riken gazetës “Le monde.”
Tash e tutje do të jetë e mundur të kultivohen stërqelizat jashtë dhe t’ i injektohen njeriut në organin e dëmtuar. Ky ishte zbulimi i fundit në planetin tonë, por zbulimet po ndodhin në mënyrë serike. Shkencëtarët e mjekësisë për çdo ditë po ndikojnë në zgjatjen e jetës dhe shpresa profesorit Aubrey de Grey nga universiteti i Kembrixhit, dalëngadalë po merr kontura. Plakjen e konsideron ai sëmundje...
Para 200 viteve njeriu nuk ka mundur të marrë me mend se mund të flasë apo ta shohë një njeri në një kodër, nja 100 kilometra larg, sot kjo është e mundur. Mund të luhet së bashku shah dhe të pihet së bashku kafe prej kontinenti në kontinent. Me teleskopët që kemi sot mund të lexojmë një gazetë nga diku 700 kilometra larg. Nuk përfundo këtu: Jemi duke ndërtuar teleskop gjigant që do të ndërlidhen me njëri tjetrin, sa disa fusha stadiumi, që do të vështrojnë deri në 13 miliard vite të dritës larg. Pra gati atje ku ndodhi Shpërthimi i Madh. Ah, teleskopi! Hubble na tregoi se Rruga e Qumështit, pra galaktika jonë, vendlindja jonë me 200 miliard deri 400 miliard yje, dhe Andromeda, notojnë drejt njëra tjetrës me 400.000 km shpejtësi në orë dhe se do të përplasen në njëra tjetrën pas 4 miliard viteve. Aq është largësia në mes dy galaktikave. Mos u brengosni, deri atëherë njeriu ose do ta vdesë vdekjen për gjithmonë, ose do të hibernohet(ngrihet) dhe kalojë në galaktika tjera. Sot dimë se janë më shumë se 100 miliard...Në galaktikën tonë amtare, Rruga e Qumshtit, astronomët optimisti thonë janë së paku 4 milion civilizime tjera (150 vite dritë larg njëri tjetrit), citon revista Focus”. Astronomi gjerman Ulrich Walter mendon se çdo 5000 vite dritë gjendet një civilizim tjetër, kjo dmth. se në galaktikën tonë janë vetëm 100 civilizime tjera sipas pesimistëve...
Dyqind vite më vonë, bota jonë do të ketë bërë kërcime, që sot mund të shihen vetëm në filma science fiction! Ato që parashihnin ata në vitet e 60, sot janë realitet. Atë që parashikojnë sot, nesër do të realizohen...

Shkrimi që lexuat është një përmbledhje nga leximi i këtyre revistave dhe gazetave: “Stern”, “Focus”, “Spiegel”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Die Welt”, “Corriere della sera”,” la Republica”, “Le monde”dhe “Le figaro.”
Sprova, tregime, poezi ...: Edhe sa do të ekzistojë vdekja?
 
Titulli: Edhe sa do të ekzistojë vdekja?

deri sa te kete njerz ne kete bote dhe te ekzistoje kjo bote do te kete edhe vdekje.
 
Titulli: Edhe sa do të ekzistojë vdekja?

Po pati qenie njerezore do kete dhe vdekje. Po vdiqen te gjitha ketu ne Toke, diku ne univers mund te
ndodhen qenie te tjera ndaj besoj se nuk do rreshti kurre..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top