Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Tinguj misterioz për të cilët thuhet se janë dëgjuar muajve të fundit në shumë vende të botës, raportohet se mbrëmë janë dëgjuar edhe në Prishtinë. Nga përshkrimi i asaj që është dëgjuar del se zhurma mund të jetë kopjuar nga filmi The Legion dhe shpërndarë më pas në internet, por e prezentuar si zhurmë e dëgjuar në qyte të ndryshme të botës. Policia thotë se ka pranuar thirrje nga mediat për këtë çështje, por nuk ka raporte se është dëgjuar ndonjë zhurmë jo e zakonshme, njofton Portali Infoglobi.

Qytetarë të Prishtinës thonë se rreth orës 3 të mëngjesit kanë dëgjuar një zhurmë që vinte nga qielli, pothuajse e njëjtë me tingujt e filmit The Legion.

Imer Mushkolaj thotë se e ka dëgjuar këtë zhurmë. “Rreth orës 3 të mëngjesit e kam dëgjuar një zhurmë e cila vinte nga qielli” ka thënë ai.
Edhe aktori Basri Shala thotë se ka dëgjuar të njëjtën zhurmë natën e mbrëmëshme. “Kjo zhurmë ka zgjatur tri herë nga 5-6 sekonda, fillimisht kam menduar se kjo zhurmë po vie nga toka, pas herës së dytë e kam parë që është duke ardhur nga qielli.

Policia e Kosovës konfirmom se ka pasur thirrje nga mediat të cilët kanë kërkuar sqarime rreth kësaj zhurme. “Kemi thirrje, po bëhet kjo pyetje mirëpo jemi duke verikuar. Por nuk kemi ndonjë informaicon”ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahir Sylaj ka mohuar të ketë pasur mbrëmë erëra. “Instituti nuk përcjell zhurmat, por ajo çka mund të ju them se dje nuk është regjistruar asgjë e jashtëzakonshme si ndonjë erë e fuqishme apo diqka e tillë” ka deklaruar Tahir Sylaj.

Shumë persona të habitur kanë postuar në statuset e tyre në Facebook, se kanë ndëgjuar tinguj të çuditshëm gjatë natës.
Një video e publikuar gjatë muajit janar në Youtube, paraqet pamje në qyteteve të ndryshme të botës, ku qytetarë kanë inqizuar të njëjtën zhurme e cila vjen nga qielli.

Filmi me emrin The Legion në një pjesë të tij ka të njëjtën tingull sikurse tingulli që vie nga qielli i cili është inqizuar në qytete të ndryshme të botës. Në pjesën ku paraqitet ky tingull është pjesa ku engjëlli Gabriel zbret në tokë, në ndërkohë në prapaskenë dëgjohen zëra “trumbeta qiellore”.

Deri më tani shkencëtarët nuk mundur arsyet, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.

Incidente të njëta kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë. Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!

Televizioni britanik ITN ka transmetuar disa nga inqizimet të cilët qytetarë të ndryshëm pohojnë se vijnë nga qielli. Ky medium citon studiuesin Nick Pop, sipas të cilit “një nga mundësitë mund të jetë fenomeni atmosferik, e edhe aso që lidhet me murmurimën. Tingujt në atmosferë të fenomeneve akustike mund të jenë të ndryshëm ndonjëherë edhe qesharak” ka deklaruar ai.

Më poshtë gjeni një video që ka bërë xhiron e botës, ku në vende të ndryshme të botës janë degjuar zëra të çuditshëm
FB
 
Pe: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Ida po andej nga Vlora po degjoni gje ju, a jo??? :P :P
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

une po shihja videjon po nuk mora vesh cfare poshihja??!!
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Dhe për çudi tingujt kanë nisur të dëgjohen pasi është transmetuar filmi
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Jo ktej nga ne ska zhurma ...vecse zhurma e makines qe pastron plehrat naten :P
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Mëngjesin e të martës (02:30 – 3:00) në rajonin tonë janë dëgjuar zëra të çuditshëm të cilët dhe janë regjistruar nga shumë njerëz, e disa prej tyre edhe mund të jenë frikësuar.

Në fakt, ajo që ndodhi ishte vetëm një përplasje e energjive të larta elektromagnetike, që në shkencën e zërit njihet si gravitacion akustik.

Së fundmi pas shfaqjes së këtyre zërave anë e mbanë botës janë përhapur dhe teoritë konspirative se po afrohet apokalipsi apo fundi i botës.telegrafi
 
Pe: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Shyqyr qe ekzistojne perrallat film-ore.. se do ishim merzitur pa to..
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Te cilit ritem kan qen tingujt hous apo techno :D
 
Titulli: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore”

Pjese e Show-it te elites eshte edhe kjo =) Mos u frikesoni
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back