Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe një vetëvrasje, e 11-ta që prej fillimit të këtij viti

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Edhe një vetëvrasje ka ndodhur në Kosovë, këtë herë viktimë ishte një femër në Malishevë.


Një femër shqiptare ka bërë vetëvrasje, të enjten, duke e varur veten me litar në kulmin e shtëpisë së saj në Malishevë.

Në shtëpinë e shëndetit në Kijevë, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e saj. Policia nuk e bën të ditur emrin e viktimës dhe nuk i di ende motivet që e kenë shtyrë këtë të re të ngrehë dorë në vetvete.

"Për këtë vetëvrasje është informuar prokurori publik i qarkut, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi", bën të ditur Policia rajonale e Prishtinës.

Në raportin e policisë, saktësohet se viktima është sjellë rreth orës 18:50 në Morgun e Prishtinës.

Kjo është vetëvrasja e 11-të që ndodh në Kosovë, prej fillimit të këtij viti, ndërsa e treta vetëm këtë javë.

Para dy ditësh, një 22-vjeçar nga Prishtina, bëri vetëvrasje duke kërcyer nga kati i shtatë i banesës së vet. Të premten, policia konfirmoi edhe vdekjen e B.E., 26-vjeçar nga Ferizaj, i cili një ditë më herët i doli përpara trenit në Ferizaj.

Ndërkohë sipas statistikave të policisë, në pesë javët e para të këtij viti, janë raportuar edhe 18 tentimvetëvrasje.

Hiq më "i bardhë" nuk ishte as viti i kaluar. Vetëm në 6 muajt e parë të 2008-ës, policia ka raportuar për 25 vetëvrasje dhe 105 tentimvetëvrasje. Prej atyre që arritën t'ia marrin jetën vetes 20 ishin meshkuj dhe 5 femra. /gazeta express/
 
Titulli: Edhe një vetëvrasje, e 11-ta që prej fillimit të këtij viti

i nderuar a mun te dish rrethanat se si u vetvre 22-vjeqari nga prishtina
 
Titulli: Edhe një vetëvrasje, e 11-ta që prej fillimit të këtij viti

wa cpo behet keshtu ore,ckane keta njerez te shkrete???
ne vend qe ta duan jeten shkojne e vetvriten...
na ruaj zot mendet e kokes!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back