Kresha
A pretty face can never trick me
Edhe një vetëvrasje ka ndodhur në Kosovë, këtë herë viktimë ishte një femër në Malishevë.
Një femër shqiptare ka bërë vetëvrasje, të enjten, duke e varur veten me litar në kulmin e shtëpisë së saj në Malishevë.
Në shtëpinë e shëndetit në Kijevë, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e saj. Policia nuk e bën të ditur emrin e viktimës dhe nuk i di ende motivet që e kenë shtyrë këtë të re të ngrehë dorë në vetvete.
"Për këtë vetëvrasje është informuar prokurori publik i qarkut, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi", bën të ditur Policia rajonale e Prishtinës.
Në raportin e policisë, saktësohet se viktima është sjellë rreth orës 18:50 në Morgun e Prishtinës.
Kjo është vetëvrasja e 11-të që ndodh në Kosovë, prej fillimit të këtij viti, ndërsa e treta vetëm këtë javë.
Para dy ditësh, një 22-vjeçar nga Prishtina, bëri vetëvrasje duke kërcyer nga kati i shtatë i banesës së vet. Të premten, policia konfirmoi edhe vdekjen e B.E., 26-vjeçar nga Ferizaj, i cili një ditë më herët i doli përpara trenit në Ferizaj.
Ndërkohë sipas statistikave të policisë, në pesë javët e para të këtij viti, janë raportuar edhe 18 tentimvetëvrasje.
Hiq më "i bardhë" nuk ishte as viti i kaluar. Vetëm në 6 muajt e parë të 2008-ës, policia ka raportuar për 25 vetëvrasje dhe 105 tentimvetëvrasje. Prej atyre që arritën t'ia marrin jetën vetes 20 ishin meshkuj dhe 5 femra. /gazeta express/