Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe me hartat kadastrale të Kosovës, topografike, të Malit të Zi, amerikane, britan

Pjesë nga punimi “KRONOLOGJIA E KUFIRIT Tث KOSOVثS ME MALIN E ZI PثRMES HARTAVE”

Me 3 gusht të vitit 2016, janë prezantuar tri format e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Këta kufij janë sipas hartave që kanë disponuar autorët. Kopja e hartave është origjinale.

1. Kufiri i I-rë sipas delimitimit të vitit 1945 dhe në vazhdimësi, shkalla e zvogëlimit më e sakta 1:50000, disponohet edhe me shkallë tjera.

2. Kufiri i II-të sipas hartës së komunave kadastrale të vitit 1974 nga Drejtoria për Gjeodezi e KSA të Kosovës, shkalla e zvogëlimit më e sakta 1:30 000 deri 1:200 000, disponohet edhe me shkallë tjera.

3. Kufiri i III-të sipas demarkacionit të vitit 2015, shkalla e zvogëlimit më e sakta 1:200 000, disponohet edhe me shkallë tjera. Këtu duhet cekur se është edhe një hartë digjitale vektor nga AKK e që ne nuk mund të vërtetonim shkallën bazë të digjitalizimit, supozojmë që është harta kadastrale.

*Me kufirin e parë janë të gjitha hartat topografike nga viti 1946 deri ne vitin 1962, dhe hartat e tjera deri në vitin 1999, si:hartat fiziko gjeografike të murit, hartat shkollore, atllaset, enciklopeditë si dhe harta zyrtare e Malit të Zi 1:150000 e lejuar për përdorim nga Ministria e arsimit të Malit të Zi e vitit 1969.

*Me Kufirin e dytë janë hartat e publikuara deri në vitin 1999. Për bazë kanë hartën e komunave kadastrale të KSA të Kosovës e punuar nga Drejtoria për Gjeodezi e KSA të Kosovës të vitit 1974. Në këtë grup bëjnë pjesë hartat e të gjitha planeve hapësinore komunale dhe planet hapësinore të KSA të Kosovës deri në vitin 1999 (dokumente zyrtare). Harta fiziko gjeografike shkollore, atllase, harta muri (shembull: harta e KSA e Kosovës, ETMMK, 1984, Geokarta, Beograd), harta e flamurit zyrtar dhe stemës zyrtare të Kosovës, harta e Kosovës të punuara nga NIMA e SHBA-së, Britani e Madhe etj deri në vitin 1999, si dhe hartat e projekteve ndërkombëtare për territorin e Kosovës deri në vitin 1999. Në këtë grup hartash ka edhe harta zyrtare të Malit të Zi të dorëzuara në institucionet ndërkombëtare rajonale dhe më të mëdha.

*Me kufirin e tretë janë hartat e punuara dhe publikuara nga Agjencioni Kadastral i Kosovë me shkallë të ndryshme, Drejtoria për Gjeodezi e Kosovës para vitit 1999 në shkallë 1:200000, harta me destinim të ndryshëm nga institucionet e Kosovës pas viti 1999 etj. Këtu vlen të theksohet se autorët e këtij punimi nuk kanë poseduar hartë me shkallë më të saktë se 1:200000 për përdorim në veprimtarit e ndryshme para vitit 1988. Madje as për plane hapësinore si dokument zyrtar dhe ligjorë i institucioneve para dhe pas luftës. Nuk e përjashtojmë mundësinë që mund të ketë.

Punimi i plotë do të botohet në një revistë shkencore gjeografike.
F.I.&SH.B.



This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 882x797.
14222279_1799736380271324_7864215122061453702_n.jpg
http://www.shqiptari.eu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back