Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, një ditë para Kongresit ka organizuar nja pritje me delegatët dhe deputetët e partisë të cilën ai drejton.
Përveç delegatëve dhe deputetëve, të pranishëm në këtë pritje kanë qenë edhe ambasadorë dhe ish kryeministri italian, aktualisht President i Fondacionit për Studimet Progresive të Partisë Socialiste Europiane, Massimo D’alema.
Ajo që ra në sy, ishte batuta e Ramës e bërë ndaj Albin Kurtit.
“E në mënyrë të posaçme dua t’i shpreh një falënderim të veçantë Kryeministrit legjendar të Italisë, në kohën e përpjekjes së madhe për të çliruar Kosovën dhe po ashtu, presidentit të Fondacionit për Studimet Progresive, të Partisë Socialiste Europiane, mikut tonë të shtrenjtë Massimo D’alema, i cili na ka nderuar me praninë e tij dhe me të cilin kemi një diskutim për librin e tij më të fundit “Jo vetëm euro”, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Kush është i dëshiruar, përveç Albin Kurtit që jam i sigurt që do të vijë, si një armik i betuar i euros, jeni të ftuar të merrni pjesë. Falënderoj padyshim edhe gjithë kolegët, që janë këtu të pranishëm, anëtarë të grupit parlamentar, anëtarë të qeverisë! Edhe një herë faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Rama.
http://gazetanewborn.net/