Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe dy vjet s’dihet sa banorë i ka Kosova

1_mbl_qev.jpg


Qeveria e Kosovë e caktoi datën e regjistrimit të popullsisë

Duke mëtuar t’i afrohet Bashkimit Evropian, Kosova do ta bëjë regjistrimin e popullsisë në pranverën e vitit 2011, ngase në këtë periudhë do të kryhet regjistrimi i popullsisë në të gjitha shtetet e BE-së

VALMIR KLAIQI

Prishtinë, 25 qershor - Qeveria e Kosovës ka vendosur të enjten që regjistrimi i popullsisë dhe i ekonomive familjare në Kosovë të bëhet prej 30 marsit deri më 11 prill të vitit 2011. Kjo shtyrje e regjistrimit të popullsisë është arsyetuar nga ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, me atë se në vitin 2011 regjistrimin e popullsisë e bëjnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE). Sipas Bajramit, Kosova dëshiron ta harmonizojë edhe procesin e regjistrimit të popullsisë me BE-në.
Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike për të nisur ky proces. “Regjistrimi i popullsisë është përcaktuar si prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës, andaj edhe janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike. Po bëhen tri dekada që nuk është bërë regjistrimi”. Enti i Statistikës, sipas Bajramit, ka arritur të zhvillojë metodologjitë më të reja për regjistrim të popullsisë. “Kemi mbajtur tri regjistrime testuese. Regjistrimi i fundit tregon një gatishmëri të komunitetit serb për t’u përfshirë në regjistrim. Në nivel të BE-së është ‘Eurostat’-i që merret me standardet e statistikave të regjistrimit të popullsisë. Kemi sugjerime nga BE-ja që Kosova të mbajë regjistrimet në kohën e regjistrimeve të shteteve të BE-së. Qeveria ka zhvilluar negociata për këtë proces dhe se përgatitjet teknike janë në nivelin më të lartë”. Koha e mbetur deri në regjistrim të popullsisë, sipas Bajramit, do të shfrytëzohet për të prodhuar sisteme digjitale të regjistrimit. “Do të bëjmë fushatë sensibilizuese me serbët në veri të Kosovës për rëndësinë e regjistrimit”, tha ai.

Kryeministri Hashim Thaçi tha me këtë rast se janë bërë konsultime me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, mbështetës të procesit politik në Kosovë për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë. “Dua të besoj se standardet ndërkombëtare janë çelësi i suksesit në procesin e regjistrimit të popullsisë”.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se koha e pranverës për regjistrimin e popullsisë është caktuar për shkak se regjistrimi i popullsisë në Kosovë duhet të jetë i përafërt me kohën e regjistrimit që bëhet në të gjitha shtetet e BE-së. I pyetur nga “Lajm” se a e kanë dinë se në periudhën e pranverës, në Kosovë nuk janë të pranishëm bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë në shtete të ndryshme, Kuçi tha se për caktimin e datës është bërë konsultim edhe me “Eurostat”-in, Komisionin Evropian (KE) dhe ICO-në. “Mendoj se do të krijojmë kushte edhe për qytetarët që jetojnë në Kosovë, por edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës”, tha ai.

Gjatë dy viteve të fundit, në Kosovë janë realizuar tri regjistrime testuese të popullsisë në disa rajone, ku janë përfshirë vetëm një numër i kufizuar banorësh. Kjo ka pasur për qëllim testimin e projektit të regjistrimit dhe sipas Qeverisë, ka përfunduar me sukses.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 1981. Në bazë të këtij regjistrimi Kosova ka pasur mbi 1,5 milion banorë. Nga kjo shifër 82 për qind ishin shqiptarë, ndërsa 18 për qind nga komunitetet e tjera. Në vitin 1991, është bërë edhe një regjistrim nga autoritetet e Serbisë, ku thuhej se Kosova ka mbi 1,9 milion banorë.

Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, që mendohet se do të realizohet së shpejti, do t'i nënshtrohen të gjithë personat kosovarë që kanë qëndruar më shumë se dhjetë vjet në Kosovë. Ndërsa, kosovarët që kanë jetuar më shumë se një vit në mërgim, në këtë fazë nuk do të regjistrohen si qytetarë të Kosovës, por fillimisht vetëm do të numërohen për evidentim/gazetalajm
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back