Зngjεll
___________
-
- Anëtarësuar më
- Dec 5, 2008
-
- Mesazhe
- 2,095
-
- Reagimet e mara
- 131
Mbyllet fushata, nis heshtja elektorale. Opozita çan rrethimin te "Dëshmorët e Kombit", tubim para Kryeministrisë
Edhe 36 orë dhe do të bëjmë historinë. Me këto fjalë e nisi rrëfimin e tij kryetari i Partisë Socialiste teksa iu referua qeverisjes së re, pasi të
ketë gdhirë 29 qershori. Pas një dite me tension dhe përplasje, Partia Socialiste së bashku me aleatët ka përcjellë mesazhin e fundit elektoral për zgjedhësit shqiptarë, të cilët nesër do t‘u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur alternativën më të mirë. 140 kandidatët e Partisë
Socialiste, të shpërndarë në të majtë dhe të djathtë të skenës kryesore, spikatën me mesazhet e tyre elektorale me një mbështetje
për liderin e tyre, si edhe vizionin për ndryshimin e qeverisë. Saimir
Tahiri, Erion Veliaj, Damian
Gjiknuri, Ditmir Bushati, Rudina
Seseri, Ben Blushi, Namik Dokle,
Ilir Beqja, Fidel Ylli, Skënder Gjinushi,
Paskal Milo, Vangjel Dule
etj., përcollën mesazhin e fitores së koalicionit "Bashkimi për Ndryshim". I fundit i kësaj liste, që mori fjalën para mbështetësve, Edi Rama, tejkaloi në kohë, shkoi më datën 29 duke përfytyruar dhe imagjinuar jo vetëm për veten, por për çdo votues shqiptarë se çfarë vlere do të ketë vota e tyre më 28.
"Vota për një Shqipëri të re, vota për një Shqipëri më pak të varfër dhe më shumë të punësuar, për një Shqipëri pa korrupsion, pa analfabetizëm
etj.", tha Rama.
Kjo e sotmja, vijoi ai, është një betejë me varfërinë, papunësinë, korrupsionin, analfabetizmin dhe ne do ta fitojmë këtë betejë, sepse Shqipëria nuk mund të kthehet pas. Në vlerësimin e Ramës, Shqipëria
qëndron përtej së majtës e së djathtës, ku të gjithë kanë shanse të barabarta, për shkak të meritës dhe jo përkatësisë partiake. Kreu
socialist vlerësoi se këto janë orët e ndryshimit.
"Këto janë orët për të marrë fatin tonë në dorë dhe për të sfiduar historinë", deklaroi ai.
Me tone mjaft ironike deri edhe tallëse ishte mesazhi i një prej kandidatëve të Korçës, Pandeli Majko.
"Më 28 qershor do të fillojë festa dhe 29 qershori do të jetë si 29 Nëntori. Doktor të erdhi koha. ‘Sali effendi‘, na jep një të puthur dhe ik në shtëpi", deklaroi Majko.
Ndërsa një tjetër kandidat, Saimir Tahiri, shpalli fitoren në Qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa Milo, Gjinushi e Dule shpallën fitoren e të gjithë koalicionit opozitar. Gjinushi u shpreh se më 28 qershor do të ndryshojë Shqipëria, duke përvijuar me një fjalim ku nuk mungonin batutat për Berishën, Bashën apo personazhe të tjera të qeverisë.
"Jemi ende në dyert e Evropës, sepse nuk mund të kemi viza. Tani është koha t‘i heqim vizën Sali Berishës. Berisha kërkon që dështimet t‘i kthejë në premtime, kërkon të bëjë central në Shkodër dhe të mbjellë 20 mijë rrënjë ullinj. E ka bërë Shqipërinë e Veriut më keq se Korenë e Veriut", u shpreh Gjinushi.
Entuziast në fitoren e së majtës u shpreh edhe kreu i PDSsë, Paskal Milo.
"Më 28 qershor do i marrim pallatin Jozefi nës, ndërsa më 29 qershor do i marrim pallatin Berishës", deklaroi Milo.
Fund e krye, fjala e kandidatit të PS-së në Korçë, Ben Blushi, iu referua
dallimit mes qeverisë "Berisha" dhe planit të PS-së, duke marrë shembuj nga historitë e njerëzve që ai ka takuar gjatë këtyre ditëve. Si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës, i takoi atij që të prezantojë hyrjen e kryesocialistit Edi Rama në tribunë. Pas fjalës dhe mesazhit të fundit drejtuar zgjedhësve, mitingu mori formën e një spektakli. Me një
gjest spontan Rama hoqi kollaren dhe xhaketën, duke u bërë pjesë
e entuziazmit që e rrethonte. Bashkuar me kandidatët, Rama kërkoi prej mbështetësve të tij në sheshin para Kryeministrisë që të kapeshin për krahu dhe të vendosnin së bashku për të ardhmen e Shqipërisë. Tingujt e këngës "اohu" u përsëritën disa herë, ndërsa në fund Rama preferoi të
tregonte historinë e vërtetë se si u lirua sheshi para Kryeministrisë nga policia.
"Mbrëmë në darkë u rrethua i gjithë sheshi dhe pastaj që të mos shihnin njerëzit shumë makina e karrotreca e rrethuan vendin me shirita. Por nuk duroi dot (Berisha), mori gërshërët dhe erdhi na inauguroi", përfundoi Rama, duke falënderuar njëzëri me ekipin e tij qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë./G.Shqip/