Ado
FISEBILIL-LAH
Edhe 3 raste të konfirmuara me AH1N1
Edhe tri raste të reja me gripin AH1N1 janë konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve të fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha për RTV 21 se pacientët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se janë duke u trajtuar sikurse edhe pacientët tjerë të konfirmuar deri më tani me këtë virus.
Hoti tha se me tri rastet e fundit është ngritur numri i përgjithshëm në 35 të infektuar në shkallë vendi.
Ministria e Shëndetësisë edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më vigjilent dhe të merren masa te nevojshme dhe nëse paraqiten simptoma të gripit, të paraqiten në qendrën shëndetësore sa më parë.
Njëkohësisht Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të mos krijohet panik. /rtv21/