Edhe 12 ndërmarrje në shitje

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 38 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 38 përmban 7 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 12 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 2 shtator 2009. Ndermarrjet qe privatizohen jane:

Ndërmarrja e Re Ferma e Deleve Hubovc Sh.P.K. - kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme të fitoj tokën prej përafërsisht 11.68 hektarëve, së bashku me 5 ndërtesa të fermave dhe 2 ndërtesa ndihmëse me sipërfaqe të përafërt prej 5700 m² të përshtatshme për ruajtjen e deleve që gjendet në rrugën për Tugjevc në largësi prej 8 km prej qytetit të Kamenicës.

Ndërmarrja e Re Toka në Kopërnicë Sh.P.K. - kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme të fitoj tokën prej 76.63 hektarëve, që gjendet në udhëkryqin e fshatit Kopërnicë dhe fshatit Tugjevc në largësi prej 6 km nga qyteti i Kamenicës.

Ndërmarrja e Re Lux Supermarket Ibër Sh.P.K. - përbëhet nga prona e supermarketit dhe përfshinë një sipërfaqe prej gjithsej 514.06 m², me vendndodhje në rrugën Mbreti Agron (ish rruga e Mbretit Petër dhe Mareshalit Tito) në Mitrovicën Veriore, në afërsi të urës kryesore.
Nuk ka tokë për tu transferuar në këtë Ndërmarrje të Re.

Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Mitrovicë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalet afariste me sipërfaqe përafërsisht 74.61 m², e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, dhe që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re NTKlina Shtëpia e mallrave Sh.P.K. – gjendet në katin e parë të një ndërtese banimi dhe mbulon një sipërfaqe prej 446.7 m² e cila gjendet në qendër të Klinës. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1975 dhe është në gjendje të mirë. Pasuri tjera të luajtshme nuk janë të përfshira në këtë ofertë.

Ndërmarrja e Re NTKlina Vetëshërbimi Sh.P.K. - përbëhet nga një pjesë e katit përdhes e një ndërtese banimi dhe mbulon një sipërfaqe prej 439 m² e cila gjendet në qendër të Klinës. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1975 dhe është në gjendje të mirë. Pasuri tjera të luajtshme nuk janë të përfshira në këtë ofertë.

Ndërmarrja e Re Ramiz Sadiku Istog Sh.P.K. - në përbërjen e saj përfshin ndërtesën e fabrikës me një sipërfaqe përafërsisht prej 3800 m² dhe objektet ndihmëse me një sipërfaqe diku prej 240 m². Të gjitha objektet janë të vendosura në sipërfaqen e tokës përafërsisht diku prej 4.08.83 ha.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Cërmjani Sh.P.K. - gjendet në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës. Kjo Ndër. e Re përbëhet vetëm nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 492020m2 (49ha 20ari 20m2 ) tokë bujqësore. Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë ndërtesë, bagëti apo asete tjera të lëvizshme. Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.”

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Kodrali Sh.P.K. - gjendet në fshatin Kodrali të Komunës së Gjakovës. Kjo Ndër. e Re përbëhet vetëm nga toka bujqësore dhe disa ndërtesa të vjetra. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 1183636m2 (118 ha 36 ari 39 m2) tokë bujqësore.
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë, bagëti apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Gllogovc Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 75 m², e cila gjendet në qendër të Gllogovcit, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e re Koritniku – Ndërtesa e Administratës Dragash Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e re përmban zyrat që ndodhen në Dragash dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00,03,02 ha.

Ndërmarrja e re Koritniku – Vetëshërbimi Bresanë Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00,03,80 ha.

Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top