EBA, përkrahje të plotë për Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
EBA, përkrahje të plotë për Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti të martën Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, jorezident për Kosovë, i cili solli letrat kredenciale.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart rëndësinë që ka njohja e Republikës së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që ky vend po jep për sigurimin e njohjeve të reja, veçmas nga vendet e Konferencës Islamike.

“Në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen tonë të përhershme për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila për ne është shumë domethënëse”, tha presidenti Sejdiu.

Ndërsa, ambasadori Khalid Khalifa A. Rashed AL Mulla u zotua se do të angazhohet edhe më tej për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Ai shprehu përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ta përkrahur Kosovën edhe në të ardhmen, duke nxitur biznesmenët e këtij vendi që të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe ta ndihmojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të të dyja vendeve në arsim, shkencë dhe kulturë, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan se tanimë ka mundësi që të bëhet më shumë punë në këto fusha. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top