E zeza mbi të bardhë, ja si votojnë shqiptarët në çdo zgjedhje

AnGeLiC

VIP
V.I.P
vota-680x365_c.png

Mënyra se si votojnë qytetarët shqiptarë përherë është vendosur në qendër të diskutimeve nga politikanë, qytetarë të thjeshtë apo analistë politikë.

Së fundmi, akademiku Artan Fuga, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar edhe njëherë tjetër situatën poltike duke thënë se shqiptarët janë lehtësisht të manovrueshëm dhe lehtësisht të manipulueshëm.

Ai shton se se politika për shumicën e njerëzve është një shfaqje e madhe, një komedi, një estradë. Më poshtë lexoni postimin e plotë të profesorit.



Shqipëria e vockël



Zgjedhjet po bëhen për të caktuar pushtetarët që do të drejtojnë kombin për katër vitet e ardhshme. Të paktën kështu i paraqesin. Por, në fakt, shqiptarët për të cilët flitet, pra ne, qytetarët e këtij vendi, realisht jemi shumë pak. Një grusht njerëzish. Në çfarë kuptimi? Në atë që elektorati shqiptar është lehtësisht i manovrueshëm dhe lehtësisht i manipulueshëm.

Disa ia vënë fajin natyrës së shqiptarit. Sa gabim!
Disa të tjerë thërrasin në ndihmë historinë. Jo tërci, jo vërci, duke rënë në një determinizëm historik fatkeq.
Të tjerë gjejnë lloj-lloj konspiracionesh gjeopolitike, a thua se nga Putini e deri te lideri i Koresë së Veriut mendjen e kanë se kush do të fitojë zgjedhjet në Kashar.

Mjafton një analizë e thjeshtë sociologjike e elektoratit për ta kuptuar se gjithçka është një lëkundje uji në një gotë të vogël prej letre.

Gjysma e popullsisë as do t’ia dijë fare për zgjedhjet sepse është e bindur se sido që të votojë, si të mos votojë fare për të nuk do të ndryshojë gjë fare, po fare. Prandaj ata duke humbur besimin ose e shesin votën ose gënjehen me premtimin më të vogël për ndonjë vend pune ose nuk vijnë fare në zgjedhje.
Një pjesë të elektoratit e kanë mbajtur në izolim, pa shkollim, pa akses në kulturë. Pjesë e mençur si gjithë njerëzit e tjerë, por pa informacion dhe pa mundësi për të reflektuar se çfarë është mirë apo se çfarë keq. Endet rrugëve të historisë symbyllazi, vuan, por nuk bëzan. Ku di ajo si luftohet varfëria, si rritet mirëqenia, si urbanizohet qyteti!

Injoranca si vegël pushteti.

Ata më të shkathtit dhe me energji shpërthyese kanë ikur në emigracion. Me ta nuk do të kishte shaka. Por, atyre u kanë hequr të drejtën e votës, edhe pse ata kontribuojnë më shumë se të gjithë për ekonominë shqiptare.

Jepuni atyre të drejtën e votës dhe do të shihni se si do t’ju hapërdajnë.

Një pjesë e madhe janë punonjës shteti ose që marrin ndihma sociale ose kanë të afërm në punë shteti apo bashkish. Qoftë edhe si roje apo si mbledhës plehrash. Këta kanë frikë se humbasin vendin e punës, prandaj votojnë njësoj si ushtarët ose si të burgosurit, pra me urdhër të rreshterit më të parë që kanë mbi krye.

Në Shqipërinë tonë nuk ka minimum pjesëmarrësish në zgjedhje për t’i quajtur ato të vlefshme. Mjafton sikur edhe deputeti i zonës me zonjën, prindërit, vëllezërit e krushqit të votojnë dhe zgjedhjet mbarojnë. Prandaj sa më shumë të mërziten votuesit dhe të mos vijnë në votime, aq më mirë është.

E mbyllim çështjen midis nesh. Pra, si betejë mes dy ushtrish të vogla, nga njëra anë nëpunësit dhe nga ana tjetër militantët që duan t’u zënë vendin e punës nëpunësve që më parë kanë qenë militantë pa punë.

Disa qindra mijëra janë banorë rrethinash ose zonash fushore a malore, që kanë bërë ndonjë shtëpi, kanë ndonjë dhi, dhe dy çuna në emigracion e më shumë interesohen se kush u zgjodh në Athinë, në Berlin, a Romë sesa kush u zgjodh në Momel dhe ja, çështja përfundon.

E pse duhen reforma, e pse duhen programe elektorale, e pse duhen mekanizma zhvillimi, buxhete dhe politika zhvillimi!

Duhen vetëm analistë për programet e darkës në televizion sepse politika për shumicën është një shfaqje e madhe, një komedi, një estradë, një dramë, një ndeshje gjelash, një shkas për të biseduar të nesërmen te pusi i fshatit, te kafja e lagjes, te dhoma e gjumit ku burri i angërdufet gruas dhe çiliminjve duke u roitur trutë me analiza gjithfarësh.

Ja, kaq është.

Tallje e madhe e gjitha kjo.

Demokraci pa demokratë!

Blitz | Kliko dhe Informohu | Kliko dhe Informohu
 
Ata më të shkathtit dhe me energji shpërthyese kanë ikur në emigracion. Me ta nuk do të kishte shaka. Por, atyre u kanë hequr të drejtën e votës, edhe pse ata kontribuojnë më shumë se të gjithë për ekonominë shqiptare.

Jepuni atyre të drejtën e votës dhe do të shihni se si do t’ju hapërdajnë.

Se kuptova shume kete,apo e ka fjalen qe s'mund te votojne nga vendet ku kane emigruar?!
 
Tani Fuga ben ate qe po gjithkush , po daravit pergjegjesite e humbjes se te djathtes tutje.
Dikush del dhe thote se fitoi PS me parate e droges, dikush thote bandat , dikush anatemon popullin me dele .....Fuga shkon aty sa shpresen e sheh tek ata qe jetojne jashte!

A thua se ka siguri kjo pune se ke votojne ata qe jane jashte!

Ja do shohim nese do behet e mundur e kjo e do shohim oreksin e kujt do plotesojne, por une personalisht mendoj se ky vendim do ishte nje shtremberim i te vertetes!
Nuk mund te vendos dikush qe jeton pertej trojeve duke vendosur per mua. Ky eshte paradoks , pasi ai qe eshte jashte le te vij te jetoj ketu dhe te kete te njejtat te drejta me mua....ndryshe ska perse!
 
Back
Top