E zë gjumi mbi shina, 83 trena me vonesë!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Një burrë që e kishte zenë gjumi mbi një urë hekurudhore shkaktoi sot çrregullime të mëdha në trafikun hekurudhor në rajonin e Dyseldorfit (perëndim i Gjermanisë), njoftoi policia.
Të gjitha rrugët hekurudhore u mbyllën pasi një konduktor treni rajonal e zbuloi burrin 65 vjeç që po flinte mbi një urë mes Dyseldorfit dhe Duisburgut. Rezultati: 83 trena u vonuan me afro 30 orë të gjithë së bashku, 11 trena anuluan udhëtimin dhe 22 të tjerë u detyruan të ndërprisnin trajektoren.
Sa për gjumashin, ai ishte një pensionist i zhdukur nga një azil i Dyseldorfit.


Balkanweb
 
Po asnje nuk e zgjonte ate? Apo duhej ta linin te flite?

Hajde mendje hajde
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top