"E vrava ne emer te dashurise"

alfonci

Veri investigatio
Fatos Salliu

Gramsh- Banoret e qytetit te vogel te Gramshit ishin mesuar ta shihnin Ilirianin ne rruge me nje mjeker te gjate dhe me veshjet karakteristike te myslimaneve, ndersa shpesh predikonte kuranin dhe merrte pjese ne aktivitete te ndryshme. Por pasditen e se martes, 26-vjecari u shfaq ne rruge me nje cante ne dore dhe pa mjeker. Pak kujt i shkoi nder mend se besimtari per te cilin flitej se ishte bere hoxhe, do te arrinte deri ne ekstrem, ekzekutimin e vajzes se dajes, pasi studentja e vitit te dyte por Infermieri ne Elbasan, kishte vendosur te ndahej prej tij. Ilirjan Koci akuzohet per vepren penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje". Nderkohe qe dje eshte zhvilluar dhe ceremonia mortore e studentes ku mesohet se kane marre pjese edhe familjare te djalit (motra e babait te viktimes).

Ilirian Koci ka deklaruar dje para hetuesve se e ka vrare Greta Xhaferrin pasi ajo kishte vendosur te ndahej me te. "E vrava Greten sepse ajo vendosi te mos vazhdonte lidhjen me mua. Me tha se tani gjithcka mbaroi dhe se nuk duhej ta takoja me". Ai ka pohuar se njihej prej vitesh me kusheriren dhe kishin bere dashuri pa kufizim qe ne vitin e katert te shkolles se mesme. Ne fillim respekt dhe simpati prej kusherinjsh. Por ndersa vitet shkonin, miqesia ka kaluar pa kuptuar ne dashuri deri sa lidhja eshte bere aq e forte sa vetem vdekja mund ta ndante. Per t'u takuar sa me shpesh kane shfrytezuar lidhjen familjare mes tyre. "Jemi takuar qe kur ajo ishte e vogel. Shiheshim kur kishim festa familjare, ose kur shkonim per miqesi tek njeri-tjetri. Kishim simpati dhe respekt. Me pas as vete nuk e kuptoj se si u lidhen bashke. Edhe ajo me kishte lene te kuptoja se me deshironte. Ne vitin e katert te shkolles se mesme filluam te

bejme dashuri. Kemi tre vjet te lidhur perfundimisht. Jemi takuar edhe ne Elbasan pasi ajo vazhdonte shkollen per Infermieri. Kishim projekt per te jetuar gjithmone bashke. Por ajo i dha fund lidhjes sone", mesohet te jete shprehur para oficereve te policise gjyqesore 26-vjecari.

Cifti ka qene mjaft i lidhur me njeri-tjetrin dhe familjaret kishin mesuar te verteten qe ne fillim. Madje i gjithe qyteti i Gramshit ishte ne dijeni te dashurise qe ekzistonte mes kusherinjsh. Fjalet dhe thashethemet nuk i kane bere asnje pershtypje te riut nga fshati, i cili vinte dhe takonte gjithnje e me dendur te dashuren ne qytet. Por situata ka qene teper e rende per 20-vjecaren, e cila ka vendosur t'i jape fund absurdit me kusheririn. Kurse 26 vjecari akuzon familjet per prishjen e lidhjes. "Familjet tona kane qene ne dijeni te kesaj lidhje. Mua nuk me bente pershtypje. Ndersa Greta i degjoi dhe vendosi qe te ndahej nga une", ka thene Iliriani dje. Muajt e fundit studentja ka shmangur takimet me Ilirianin dhe nje dite para ngjarjes kishte nisur pune ne nje Pub te ri qe ishte hapur ne qytet. I ka thene ne telefon se nuk duhej qe ta shqetesonte, se duhej ta harronte dhe te niste jeten e tij. Ky fakt e ka lenduar me shume besimtarin. Pasi ka deshtuar me te mire, ka nisur nga kercenimet. Ka gjetur castin kur ajo ishte e vetme ne apartament ne lagjen "18 Shkurti" ne Gramsh, duke marre kallashnikovin qe mbante fshehur dhe me nje cante ne krah ka shkuar ne shtepine e 20-vjecares. Fillimisht eshte munduar me te mire. Por kusherira e kishte ndare mendjen. Atehere ka nisur nga kercenimet. Por edhe kjo metode i ka deshtuar. Ne nje gjendje te rende psikike ka mbushur armen dhe ka qelluar me bresheri ndaj te dashures.

Pretendimet per lidhjen ne gjak

Nje burim nga qyteti i Gramshit tregoi dje se Iliriani dhe Greta nuk ishin kusherinj. Sipas tyre nusja e dajes se Ilirianit e kishte marre me vete vajzen kur eshte martuar me dajen e tij. Por kjo e dhene eshte hedhur poshte nga burime te policise. Drejtori i Policise, Arben Hyseni, u shpreh se gjate deklarimeve te para ne polici vete i akuzuari ka pranuar se e kishte viktimen vajzen e dajes. Edhe rastet e fejesave qe kane pasur gjate kesaj kohe kane deshtuar pasi cifti e kishte gati te deklaruar lidhjen para opinionit.

Iliriani pas krimit, ha embelsira dhe fal mekatet ne shtepi

Te vrasesh ne emer te dashurise dhe te falesh mekatin. Agjentet e policise se Gramshit kane mbledhur ne cdo detaj te dhena per ngjarjen makabre te pasdites te se henes. Pak minuta para krimit Ilirian Koci, qe njihej si besimtar, eshte bere gati per krimin duke u vete pastruar dhe shkelur ligjet e Kuranit. Por me e pabesueshme per hetuesit ka qene reagimi i te dyshuarit pas ngjarjes. Ne momentin e pare mendohet se ka dashur te vetevritet, por i eshte dhimbsur jeta dhe ka menduar te fshihej. Ka hedhur armen ne dhomen e kusherires qe ishte qelluar me kater plumba per vdekje dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Por jo kaq drejtim i paditur, pasi familjaret kane rrefyer se ai ishte kthyer ne nje gjendje shoku ne banese. I djersitur dhe hutuar plotesisht, mbante ne dore nje qese me embelsira, mes te cilave edhe cokollata. Ka hyre ne dhomen e tij dhe ka nisur te hante dhe me pas te falej per krimin qe kishte kryer. Familja fillimisht nuk ka kuptuar gje per te shtenat fatale rreth ores 15:30 ne shtepine e Xhaferrajve, 10 km nga fshati ku banonin. Pas faljes Iliriani eshte ngritur dhe ka dale rrembimthi duke u futur ne pyllin e zones. Ne kete largim ka ndikuar edhe prezenca e dhjetera forcave te policise. Por liria pas krimit ka zgjatur vetem nje ore. Asnje rezistence pas thirrjes se uniformave blu, ndersa ka belbezuar vetem fjalite e meshires nga zoti dhe faljes per kete krim. Dashuria e tij perfundoi ne mort, kurse ai vete i mbyllur ne qeli.

Gjendja mendore

Burime hetimore pohuan se pavaresisht deklarimeve Ilirian Koci do t'i nenshtrohet ekspertimit neuropsikiatrik. Burime policore pohuan se ai ndodhet ne gjendje te rende psikologjike. Por vete deklarohet si vrases ne emer te dashurise dhe nuk e ka mohuar krimin per asnje cast.
Koha Jone
 
Keta njerez nuk jan normal per mendimin tim, si e leshojne veten duke u dashuruar me kusherirene e pare. Pastaj fajin e kan gjithe familjaret, qe na paskan qen dhe ne dijeni te lidhjes dhe as nuk e kan ven ujin ne zjarr. Goca e dajes konsiderohet moter. Asaj ja mori jeten dhe vet perfundoj ne burg, me brejtjen e ndergjegjes. Paska qen dhe besimtar djali. Askush ska te drejte ti marr jeten tjetrit, dhe ne emer te dashurise. Kjo eshte absurde, ai qe te do nuk ta merr jeten ta dhuron ate.
 
Dell:kallash::kallash::kallash::kallash:
Po veten pse nuk e vrau si mendor qe ishte ???
 
sa send i shpifurr
 
Sa keq :(.........
 
Sa keq po me vjen por nje gje se kuptova keto ishin apo jo kusheri ?? Si paskan pas fytyre ky daja te le vajzen me cunin e motres vet ! Pff cfare prindrishe
 
Cila eshte e verteta???

Nga Ina Shehu
MEDIALB.com

GRAMSH - Nje dashuri ne kufijte e incestit, por qe ka perfunduar ne menyren me tragjike. Ekzekuton vajzen e dajes me te cilen kishte rene ne dashuri, pasi refuzoi te vazhdonin lidhjen sentimentale. Ky dyshohet te jete edhe motivi i ngjarjes se dhimbshme pasditen e djeshme ne qytetin e Gramshit. Ilirian Koci, 27 vjec, eshte arrestuar nga policia vendore nen akuzen e vrasjes me nje arme "Kallashnikov" te Greta Xhaferrit, 20 vjece, studente e vitit te dyte, dega e Infermierise, ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit. Policia heton edhe ne pista te tjera, si nje konflikt mes te rinjve. Mesohet se ne momentin e krimit ne shtepi nuk kane qene familjaret e vajzes.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:50, ne apartamentin e vajzes 20-vjecare. Sipas te dhenave te para te policise, Ilirian Koci i ka kerkuar kusherires studente qe te vazhdojne lidhjen si me pare, por duket se vajza ka refuzuar ne menyre te prere. Vendimi i kusherires eshte perjetuar keq nga djali i halles se saj, i cili ka vendosur te perdore forcen, madje edhe armen per te arritur qellimin e tij. Me nje automatik "Kallashnikov" te fshehur ne nje cante, eshte futur ne shtepine e dajes dhe ka nisur t'i mbushe mendjen studentes se duhej te vazhdonin te benin dashuri. Por vajza ka refuzuar dhe i ka kerkuar qe t'i japin fund historise, pasi turpi do te binte mbi ata dhe familjet. Madje sipas te dhenave te mbledhura ne rruge operative dhe pyetjes se deshmitareve te rastit, Greta Xhaferri i ka thene kusheririt se nuk ndjente asgje per te, ndaj duhej qe te hiqte dore nga kjo marrezi. Pasi nuk ka mundur t'i mbushe mendjen me te mire, 27-vjecari ka nisur te perdore edhe dhunen. Por as rrahjet dhe kercenimet nuk ia kane kthyer mendjen 20 vjecares. Atehere djali i halles ka mbushur karikatorin dhe e ka qelluar me bresheri. Krismat jane degjuar ne pallat dhe lagjen aty prane.

Arrestimi

Pasi ka vrare vajzen, Ilirian Koci eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur. Ai ka hedhur automatikun ne dhomen e krimit dhe eshte munduar t'i fshihet njerezve dhe policise se Gramshit. Ka lene qytetin duke marre luginen e lumit Devoll, per t'u fshehur ne pyjet e zones. Fqinjet kane lajmeruar policine, e cila eshte vene menjehere ne ndjekje te vrasesit. Drejtori i Policise se Qarkut Arben Hyseni u shpreh se, "pas marrjes se njoftimit efektivat e policise vendore kane organizuar punen per identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithcka eshte kryer ne menyre te shpejte dhe me efikasitet". Pas nje ore ndjekjeje dhe rrethimi, i dyshuari per krimin eshte kapur ne luginen e lumit Devoll dhe sipas kryepolicit Hysenaj, nuk ka bere asnje rezistence gjate momentit te ndalimit dhe eshte pare i traumatizuar nga ngjarja e ndodhur. Aksioni ka zgjatur me se nje ore dhe per kapjen e 27-vjecarit mesohet se jane angazhuar te pakten 50 forca policie, perfshi edhe nga komisariati i Elbasanit. Pritet qe ai te transferohet ne qelite e komisariatit Elbasan.

Lidhja dy vjecare e kusherinjve

Nga te dhenat paraprake rezulton se Greta Xhaferri eshte ekzekutuar nga kusheriri i saj per xhelozi. Burime te policise lokale treguan se Greta Xhaferri ka qene e fejuar me pare. Por kjo fejese duket se eshte prishur pikerisht nga marredhenia intime qe ajo ka pasur me djalin e dajes. Lidhja ka vazhduar per dy vjet me radhe. Me ne fund vajza ka reaguar per t'i dhene fund cmendurise. Por Ilirian Koci e deshironte pa mase kusheriren dhe eshte perpjekur t'i mbush mendjen me cdo kusht qe te vazhdonin si me pare. Kohet e fundit Greta ka refuzuar te takohet me Ilirianin. Madje ajo e ka kercenuar se nuk duhej qe ai ta prekte me me dore. Koci eshte perpjekur me te gjitha menyrat, por nuk ia ka arritur. Deri sa me ne fund ka vendosur me mire ta vrase se sa te vuante prej saj. Dhe dje pas mesdite ka hyre fshehurazi ne apartament, pikerisht ne castin kur ne shtepi nuk ndodheshin familjaret e studentes dhe te afermit e tij. Burime te policise thane se dje i dyshuari ka hyre fshehurazi pa u pare nga askush dhe sherri me 20 vjecaren ka zgjatur te pakten per 30 minuta dhe eshte degjuar nga banoret e pallatit. Ne pyetje pritet te merren edhe familjaret per te shpjeguar nese ishin ne dijeni te kesaj lidhje dhe arsyeve perse nuk kishin arritur ta parandalonin te riun. I dyshuari do te dale diten e neserme ne gjykate per masen e sigurise.

Mjeket e spitalit te Gramshit thane se vajza kishte mberritur e vdekur dhe cdo perpjekje ka qene e kote per shkak te plageve te renda te plumbave. Greta Xhaferri ka vdekur ne vend pas sharrimit nga plumbat e kallashit. Trupi i saj i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore, ku jane vene re tre plage ne organet jetesore.

Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar armen e krimit, nje automatik "Kallashnikov", disa gezhoja dhe celularin e autorit. Ekspertet dhe hetuesit kane kryer procedurat e nevojshme ne vendngjarje dhe materialet i kaluan Prokurorise se Elbasanit per hetime te metejshme. Pritet edhe deshmia e te dyshuarit per kete krim, ndersa mbahet ne qeli nen masa te rrepta sigurie ne pritje te mases se sigurise.

Precedenti i incestit

Ne muajin nentor te vitit te kaluar policia e Gramshit arrestoi nje 45-vjecar i cili kishte kryer marredhenie seksuale me vajzen e tij duke lindur edhe nje femije. Madje vete i ati, Ferit J., ka asistuar ne lindjen e vajzes dhe eshte kujdesur per te dhe per foshnjen. Babai "monster", pranoi gjithcka kishte kryer me te bijen dhe kerkoi ndeshkim maksimal nga drejtesia. Madje krimin ai e pranoi edhe gjate procesit gjyqesor.


Ina Shehu është editor për MEDIALB.com. Email
 
...

Vret kushërirën me kallash. Të gjithë heshtin për motivet

Tronditet Gramshi. 27-vjeçari prangoset pas krimit makabër

Qyteti i qetë i Gramshit është tronditur dje nga një ngjarje e rëndë. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri mbi kushërirën e tij 20-vjeçare, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në shtëpinë e vajzës 20 vjeçe, në lagjen "18 Gushti" të qytetit. Policia lokale njoftoi se Greta Sulxhaferri, lindur dhe banuese në Gramsh, ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra nga plumbat e një arme zjarri automatike e tipit kallashnikov.

Për këtë krim, Policia e Gramshit ka arrestuar si autor të dyshuar 27-vjeçarin Ilirian Koçi, i cili është djali i hallës së viktimës. Burimet policore thanë se njoftimi për krimin u bë nga fqinjët e viktimës dhe se forcat policore kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes. "Në vendngjarje erdhi menjëherë edhe një autoambulancë, por ndërhyrja e mjekëve ishte e padobishme, pasi e reja nuk u mbijetoi dot plagëve", tha një oficer i policisë që mbërriti me grupin e parë të policëve në shtëpinë ku ndodhi krimi.

Sipas burimeve policore, gjetja e autorit të vrasjes nuk ishte shumë e vështirë, pasi disa njerëz e kanë parë të dalë me armë në dorë nga shtëpia ku ndodhi vrasja. Ilirian Koçi është vënë në pranga vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit, ndërsa në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar edhe arma. Ai është izoluar në Komisariatin e Policisë së Gramshit, ku është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe nga një prokuror.

Policia ka qenë shumë e rezervuar dje në dhënien e informacioneve në lidhje me motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Përveç njoftimit për arrestimin e 27-vjeçarit Koçi dhe deklarimit se ka disa prova që vërtetojnë se ai është autor i krimit, krerët e Policisë në Gramsh dhe Elbasan nuk kanë dhënë asnjë detaj tjetër mbi ngjarjen.

Ndërkohë, fqinjët e vajzës së vrarë tregojnë se nuk kishin vënë re më parë asnjë sjellje të dyshimtë te viktima apo ekzekutori i saj dhe nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt midis tyre apo mes familjeve.

Ky është krimi i dytë në familje që ndodh brenda kësaj jave. Të hënën, një burrë 79 vjeç, qëlloi me armë gjahu mbi bashkëshorten, në fshatin Sharrë të Tiranës.

Gazeta Shqip.
 
Ore po paskan ikur per lesh andej nga Gramshi......
 
Cili version duhet besuar??
E vetmja gje qe nuk gjeta tek gazetat e tjera eshte qe ky na paska qene besimtar dhe pas krimit po hante embelsira dhe po falej..Ca jane kto budalliqe aman..
 
mir qe nuk e paska len ajo per ndonje tjeter se do kishte shkuar 2 nr.viktimave...
 
baby_angel, qellimi im per te hapur kete teme ishte qe gjera te tilla te sensibilizojne njerezit dhe jo te perfshinte perkatesine fetare te njerit apo tjetrit. Ne fund te fundit tema eshte hapur nga une por une nuk jam autori i saj. Si rezultat i kesaj une e kam veshtire per te thene se cili version i ketyre te paraqiturve eshte i verteteti apo se cili eshte i gabuar. Ne fund te fundit asnjeri nga keto versione nuk eshte dicka normale per tu bere dhe si e tille akoma qendroj brenda kornizave te qellimit tim.

Mbase asnjeri nga ne nuk jemi nga Gramshi dhe nuk kemi mardhenie te aferta me vendin e ngjarjes te dyja versionet mbeten si te mundeshme. Gjithsesi urimi im eshte qe gjera te tilla jo vetem te mos perseriten por as te mos jene me pjese e mendjeve te turbulluara pasi kjo gjithmone eshte nje rrezik i madh per degradim te pamoralshem, sjellje paranormale dhe "njollosje" te shoqerise shqiptare.
 
temen po na u bene te gjithe ne shqiperi ROMEO-JULIET
 
baby_angel, qellimi im per te hapur kete teme ishte qe gjera te tilla te sensibilizojne njerezit dhe jo te perfshinte perkatesine fetare te njerit apo tjetrit. Ne fund te fundit tema eshte hapur nga une por une nuk jam autori i saj. Si rezultat i kesaj une e kam veshtire per te thene se cili version i ketyre te paraqiturve eshte i verteteti apo se cili eshte i gabuar. Ne fund te fundit asnjeri nga keto versione nuk eshte dicka normale per tu bere dhe si e tille akoma qendroj brenda kornizave te qellimit tim.

Mbase asnjeri nga ne nuk jemi nga Gramshi dhe nuk kemi mardhenie te aferta me vendin e ngjarjes te dyja versionet mbeten si te mundeshme. Gjithsesi urimi im eshte qe gjera te tilla jo vetem te mos perseriten por as te mos jene me pjese e mendjeve te turbulluara pasi kjo gjithmone eshte nje rrezik i madh per degradim te pamoralshem, sjellje paranormale dhe "njollosje" te shoqerise shqiptare.

Prandaj dhe une solla dy versione te tjera ku skishte lidhje fare me fene ,qe mos kish keqkuptime. :p
Gjithsesi eshte nje veprim qe te gjithe e denojme dhe konsiderojme anormal(une gjithashtu), qofte nga nje besimtar musliman ,i krishtere , cifut apo cfaredolloj feje apo i pafe qofte...
 
ncncncncn ka fillu vapa modhe qello nej her nej rreze kshu super-ultraviolet ..
 
shqiperi hesapi te shesesh gazeten duhet ta besh me tragjike dhe me ndryshe se te tjerat thjesht qime-ne tra .......sa per ngjarjen ske qfare ti thuash eshte bere nuk eshte hera pare kemi degjuar edhe me keq
 
Edhe vete opinioni ka nje pjese te fajit me heshtjen e tij

Keta te depresionuarit vrasin dhe vriten, po si dreqin shtohen mes tyre... ? :(
 
Sa keq po me vjen por nje gje se kuptova keto ishin apo jo kusheri ?? Si paskan pas fytyre ky daja te le vajzen me cunin e motres vet ! Pff cfare prindrishe

Islami e lejon lidhjen brenda fisit ,bllah sa gje e shpifur .....te me ndjeni ju besimtare po eshte vertet dicka e shemtuar ....
 
gjithe kush merr hakun
dakort cuni ishte nje katunare trape qe skishte pare apo prekur femer me dore po kjo goca ku e pati mendjen qysh ne fillim kur e filloi kete <dashuri> s kishte cuna te tjere gjimnazi sa per tu q... po zgjodhi kusheririn dhe fijohet me tjeter vazhdon dhe nja 2 vjete pastaj thote s dua,me po dale ku shkon se kemi seder dhe kallash ne cunat
 
temen po na u bene te gjithe ne shqiperi ROMEO-JULIET

Te lutem vetem zhulieta eshte flijuar deri tani,vepra e shekspirit ka filluar te marre tjeter drejtim ,kohet e fundit romeo po vrapon drejt lirise dhe kerkimit te dashurive te reja ose ne biruce :D ,per te qene i lire per te menduar castet me zhulieten ......pffffff
 
gjithe kush merr hakun
dakort cuni ishte nje katunare trape qe skishte pare apo prekur femer me dore po kjo goca ku e pati mendjen qysh ne fillim kur e filloi kete <dashuri> s kishte cuna te tjere gjimnazi sa per tu q... po zgjodhi kusheririn dhe fijohet me tjeter vazhdon dhe nja 2 vjete pastaj thote s dua,me po dale ku shkon se kemi seder dhe kallash ne cunat

Sa qejf e keni ju cunat t'u drejtoni kallashin femrave kur mund te injoroni thjesht veprimin ;)
 
Te lutem vetem zhulieta eshte flijuar deri tani,vepra e shekspirit ka filluar te marre tjeter drejtim ,kohet e fundit romeo po vrapon drejt lirise dhe kerkimit te dashurive te reja ose ne biruce :D ,per te qene i lire per te menduar castet me zhulieten ......pffffff

mos u merzite dhe per romeon se kur ta gjejne me carcafe rreth qafes ndonje dite
 
mos u merzite dhe per romeon se kur ta gjejne me carcafe rreth qafes ndonje dite

Ketyre parazitave u dhimbset vetja ;) ndryshe do e kish bere ,mgjth nuk do me behej qejfi nese ndodhte kjo,me kenaqesi do ndjeja te ngelej ashtu i vetem ,endacak ne boten e tij te erret ......
 
Ketyre parazitave u dhimbset vetja ;) ndryshe do e kish bere ,mgjth nuk do me behej qejfi nese ndodhte kjo,me kenaqesi do ndjeja te ngelej ashtu i vetem ,endacak ne boten e tij te erret ......

s'besoj se ka dhimbje apo denim qe do te arrinte te "sheronte" gabimin e bere dhe padrejtesine, fatkeqesisht.
 
ky qenka psikopat qe e paska vrare dhe duhet kururar per ket egje.

per faktin qe kjo ka qene kusherira e vet, nuk kam ndonje gje epr te thene, dhe sbesoj se ka te beje shume me erkatesine fetare te personit.
Gjenetikisht nejrezit qe kane afersi gjaku bien me kollaj ne dashuri se ata qe skane afersi gjaku.
 
Po mire tani....nje polic thote hodhi armen te shtepia, deshmimtaret e pan me arme ne dore....kush ka pire nga keta....pervec vrasesit qe ska lene me libra feje pa pire....
 
ka hik per lesh mileti
tamam ashtu....
nje histori shume banale me duket dhe ndoshta i paragjykoj te dy te rinjte per lidhjen qe kane pasur...djale daje domethene ta kesh vella....:eek:hh:....nje histori qe sme transmeton as keqardhje per ate qe ka ndodhur...:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top