Një natë që dukej krejt normale në një restorant të Hjustonit në Teksas ka sjellë një të vdekur, për një shkak fare banal: se këndoi keq në karaoke. Një 20-vjeçar u qëllua në kokë dhe u vra, pasi këndoi "Somos Mas Americanos" (Jemi më shumë amerikane), të bandës meksikane “Los Tigres del Norte”. Kjo zgjedhje e këngës duket se nuk i ka pëlqyer katër burrave të ulur në një tavolinë aty afër, që janë ngritur dhe kanë filluar të hedhin fjalë kundër djaloshit të ri. Por brenda pak minutash, 20-vjeçari ra përtokë me një vrimë në kokë, si pasojë e një plumbi, teksa autorët morën menjëherë arratinë.
Arsyeja duhet të ketë qenë fakti që kënga s’i ka pëlqyer katërshes, që është përshkruar si me origjinë ispanike nga rreshteri J.J. Wilson i policisë së Hjustonit. Bashkë me katërshen e vënë në kërkim, janë arratisur me një makinë tw kuqe “Chervrolet” edhe dy femra, të cilat ishin të ulura bashkë me to në tavolinën e lokalit.(Huffington Post)