“E vetmja rrugë” është Marksizëm – Leninizëm

Lauri

Anunnak
“E vetmja rrugë” është Marksizëm

Kur pashë e dëgjova për herë të parë sloganin e fushatës së Partisë Socialiste “E vetmja rrugë…”, instiktivisht kujtesa çeli derën dhe shtova me vete “…marksizëm – leninizmi”. Se kështu ka qenë kjo parullë në kohën e diktaturës. Më erdhi keq dhe u trishtova. Mendova se nuk kanë faj të huajt, që e konsiderojnë ende Partinë Socialiste me hipotekën si parti komuniste, si Partinë e Punës të Shqipërisë.

Pse Edi Rama qenka e vetmja rrugë? Pse, nuk paska rrugë tjetër për shqiptarët? Dhe pse u dashka të kushtëzohemi vetëm nëpër këtë rrugë? Pse na u ndalokan rrugët e tjera? A nuk është dhunë e tepërt kjo gjë, ky diktim, ky kushtëzim?

Fushata elektorale e 8 majit 2011 për njësitë vendore, që një palë i quan politike e tjetra jo, ka ndezur motorët dhe zhurmat po ngrihen në qiell. PS po i konsideron politike, po detyron njerëzit të mos zgjedhin, por po i “urdhëron” që të hyjnë në të “vetmen rrugë”, ndërsa PD po i fton të “shkrihet” me qytetarin dhe qytetarët të zgjedhin lirisht vetë.

Duket se vëmendja është përqendruar në Tiranë, ku basti është më i madh, për shkakun se është në lojë drejtuesi i opozitës së vendit, i cili për të mbetur në lojë, nuk pati zgjidhje tjetër.

Duke synuar të vë veten në pozicionin e atyre njerëzve, që janë jo të nxehtë, si në zgjedhjet legjislative, po shtjelloj sipas meje, pse nuk duhet të fitojë e nuk mund të fitojë Edi Rama përballë Lulzim Bashës.

Edi Rama, kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës, që kur u bë kryetar i Partisë Socialiste, kërkon votën për herë të katërt.

اelja e fushatës së socialistëve më trishtoi me ato arkivole, me atë hije zie, me ato imponime të viktimave për t`u bërë zëdhënëse të socialistëve. Thjeshtë u trishtova në atë lojë të pështirë me vdekje e arkivole.

U trishtova dhe për një fakt të thjeshtë. Edi Rama dhe PS duke u betuar ditë natë, se janë për shtet ligjor, duke mbrojtur publikisht prokuroren e vendit, në mënyrën më abuzive i vënë këmbën në fyt prokurores dhe shtetit ligjor, sepse përfundimet i kanë nxjerrë.

Qartë dhe pa dridhje zëri thonë, se Sali Berisha apo Lulzim Basha vranë 4 veta.

Një kronikë e pandershme zie e pandjerë, krejt e shtirur, e zgjeruar e çeljes së fushatës, me argatë të çuditshëm, me ekspertë mbi prokurorinë, që bënë shurrën mbi institucionet, që po bëjnë hetim me përkrahje të qartë e të fortë ndërkombëtare, ishte gjithë çfarë ofron PS për qytetarët. Dhe në fakt e gjitha në funksion të Ramës, i cili nuk i dha shans asnjëherë prokurorisë, gjykatave, drejtësisë të vendosin, por jep parahetime, paravendime e paragjykime, duke imponuar djallëzisht opinionin. Viktimat duan shpërblim politik…

Edhe vezë me katër të kuqe të na bësh, mjaft më, se nuk i duam ato vezë z. Rama.

Fitove zgjedhjet e para, se të besuan qytetarët dhe shpresuan. (Pa hyrë për asnjë çast në lojën, u vodhën apo jo vota, u manipuluan apo jo votues). U krijua fryma e tillë në opinionin publik dhe fitove mandatin e parë.

Fitove mandatin e dytë, sepse shumë njerëz menduan, panë e besuan se punove gjatë mandatit të parë. Përvetësove aksionin e politikës, që u bë bashkë kundër kioskave.

Fitove të tretin, me shumë kundërshti e akuza për manipulim e falsifikim edhe për faktin se shumëkush atëherë ra pre e asaj thënies …për inat të sime re… por dhe se nuk u angazhuan në fushatë, nuk u ftuan të kontribuonin mjaft njerëz me peshë dhe u dha besim më shumë sesa duhej, sipas meje gjithmonë, të rinjve që u lodhën gjatë rrugës dhe u verbuan edhe nga pasqyrat gjatë numërimit të votave…

Këtë mandatin e katërt ti nuk e do as vetë, sepse nuk ke dhe nuk di çfarë të bësh me të. Thjeshtë e do për të qenë Kola në punë, për të mos mbetur i papunë.

Nuk ka më magji fjala jote para qytetarëve. Ngutshëm u thua “futni votën nënë… të tjerat rregullohen… të heqim Saliun… kusaria… regjim kusarie…”. Kaq. Kjo është e gjitha. Je shterrur zoti Rama. Bukur, ngrohtë para kamerave e montimeve të kontrolluara i takon njerëzit, por nuk i sheh më në sy. Nuk ke çfarë t`u thuash. Nuk ke çfarë jep më në Bashki.

Fillove të premtosh, se do bësh këtë e atë. Po pse nuk i bëre? Kush të ndaloi të bëje? Ato që thua do t’i bëj tani, pavarësisht qeverisë, pse nuk i bëre deri tani, pavarësisht qeverisë, për 11 vjet që je në atë karrige.

Unë e kuptoj, se edhe vetë je mërzitur me atë vend pune. 11 vjet janë shumë.

E kuptoj se dyzimi mes kryetarit të Bashkisë më të madhe të vendit, mes kryetarit të partisë më të madhe opozitare, mes ëndrrës se një ditë do të bëhesh kryeministër i vendit, të ka futur në një qerthull, në një rreth e nuk di nga t’ia mbash.

Ta dorëzosh Bashkinë pa luftë elektorale, nuk e çmon të arsyeshme dhe druhesh se të ndëshkon partia.

Të shoqëron dyshimi në veten dhe trazimi që të shkakton gabimi, që nuk u bërë deputet.

E ke kuptuar tashmë, se politika nuk bëhet në konferenca shtypi, sado kamera e mikrofona të kesh përpara.

Edhe ata mbështetës që të votojnë dhe besojnë, e kanë një fije dyshimi se do t’i lësh në baltë në qershor 2013, kohë kur, nëse do jesh kryetar i PS, do të dalësh në zgjedhje politike për të garuar për kryeministër, ose së paku për deputet, sepse nuk gabon më, që të mos bëhesh deputet, duke dorëzuar mandatin e kryebashkiakut.

Edhe besnikët më fanatikë e besojnë, se edhe po fitove Bashkinë për herë të katërt, nuk do të kesh kohë, vullnet e dëshirë të jesh më asnjë orë kryetar Bashkie, se je vjelë fort me atë zyrë, me atë rutinë të njëjtë, por do të mbetesh në luftën politike kundër qeverisë, gjithmonë rrugëve, sepse ti nuk je në tribunat e tryezat, ku bëhet politika..

Pra do të vazhdosh të bëhesh si nxënësi më i keq i mundshëm i korrespondencës që ka mik. Nuk ke kohë më e as nuk do, që të jesh kryetar Bashkie.

ثndrra për më lart ta ka zvjerdhur kryebashkiakun. Nuk je më i vëmendshëm për njerëzit. Po tradhton veten, duke bërë premtime për ato gjëra, që duhej dhe paske pasur mundësi t’i bëje, por nuk ke pasur kohë as dëshirë, sepse Bashkinë e ke lënë në plan të dytë, duke u marrë me partinë. Ik, merru me partinë, aspiro për më lart.

Tradhton veten, sepse nuk bën më gjë për më mirë, sepse ke bërë edhe mjaft gjëra keq e shkel e shko.

Ajo që ta tregon pështjellimin, frikën, pasigurinë, joseriozitetin është gjithë sjellja jote në fushatë. Përballë ke një njeri jo të pasuksesshëm në karrierë dhe ngaqë e ke frikë, e ngre stekën dhe merresh me kryeministrin. Po bën fushatë me parulla e jo me sytë e njerëzve.

E ke frikë Lulzim Bashën, sepse ai në fund të fundit po na ofron qetësisht veten duke na thënë, pa ulërima e çjerrje zëri, pa cingërisje nervash, provomëni.

Dhe kur ti ke guxim të kalërosh për herë të katërt dhe kërkon besimin tonë, pse të mos i besojmë njëherë Lulzim Bashës. Ta provojmë. Të duruam 11 vjet, tre mandate dhe tash je shterrur. Pse të mos provojmë njëherë Lulzim Bashën, që është më i prekshëm për njerëzit, më i çiltër, më i afërt e tokësor dhe jo kryetar Bashkie me korrespondencë që ta ketë punën në Bashki si punë të dytë.
Rexhep Shahu/Gazeta 55
 
Redaktimi i fundit:
Pe: “E vetmja rrugë” është Marksizëm – Leninizëm

iku rama ska rame me ne bashkine e tr
 
Titulli: “E vetmja rrugë” është Marksizëm – Leninizëm

Pse ore vdiq:P
 
Pe: “E vetmja rrugë” është Marksizëm – Leninizëm

aty afer se po i morem bashkine i vdekur e i mbaruar eshte ai
 
Back
Top