E vërteta për Kumanovën, zbulohet dokumenti sekret

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
A po e fshehin institucionet të vërtetën mbi rastin e Kumanovës?! Kjo është çështja kryesore për të cilën opinion vendas dhe ndërkombëtar pret përgjigje. Alsat M ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj. Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema.

Ajo është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën, 12 maj 2015. Në këtë letër që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë.
Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur.

Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj. Ja çka shkruhet në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës: “Ministria e punëve të jashtme e RM-së shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 20015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:

Fadil Elshani

Esat Kafixholu

Demë Shehu

Andi Krasniqi

Muhamed Krasniqi

Shefqet Avaci

Hajrush Avdija

Betim Kabashi

Genc Sefa

Landrit Rustemi

Beg Bajra

Fatmir Recica

Sevdail Miftari

Lirim Krasniqi

Bajram Elshani

Sami Ukshini

Valdet Zeka

Mirsad Kerimi

Demë Shehu

Sami Ukshini

Mirsad Ndreca

Beg Rizaj

dhe Ziadin Krasniqi".

Në bazë të kësaj liste, rezulton se emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë si dhe Muhamed Krasniqi i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi që mbajnë të njëjtat të dhëna të lindjes dhe vendbanimit të tij.

اfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi. Këtë mbetet të dëshmojë ndonjë hetim i ri për rastin e Kumanovës nëse një gjë të tillë e kërkojnë autoritetet e Kosovës ose ato ndërkombëtare.

Edhe KMDLNJ i Kosovës kishte hedhur dyshime në bazë të dëshmive të dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qenë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas. Dyshimet i shtojnë edhe këto dy foto në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimit nga policia maqedonase.

Gjithashtu dyshohet se në mesin e të arrestuarve në Kumanovë ishin edhe Samid Kastrioti dhe Arben Rexhaj, të cilët figurojnë në mesin e të vrarëve. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë që ka dërguar një lexues, e që thotë se janë nxjerrë nga video e publikuar nga MPB e Maqedonisë. Këta persona janë sjellë në Kosovë, të vdekur, dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më 9 dhe 10 maj në Kumanovë duhet të presim lirimin e të arrestuarve.


noa.al
 
Titulli: E vërteta për Kumanovën, zbulohet dokumenti sekret

Ashtu edhe thanë: Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë vrarë nga maqedonet pasi ata jane dorezuar. Ata tjeret ishin pushkatuar nderkohe me parë dhe per Fatlum Vishesela shpifen lajmin ne fillim se ka ber vetvrasje, porse jo edhe ai eshte i vrare me shumë plumba sikur te gjithë tjeret. Njeri prej Deqani kufoma e atij eshte kthyer teresisht e maskaruar.

Thuhet se ishte kurth tradheti e planifikuar, ku thuhej se i thirren djemet e Kosoves se me kete date fillon lufta mes shqiptareve dhe maqedoneve ne Kumanovë, dhe ata kur shkuan ne vendin e caktuar mes mureve te rruges, kishin nje sanduk me plote armë dhe sapo keta te rinjet e Kosoves i jane afruar aty sandukut policia maqedone vetem shfaqet aty, disa i gjuan menjeher e disa me vonë.


Vallë, a ka Kosova njerez teper qe tia falë Maqedonise gjakpirëse qe pin gjakun tonë, apo vertet ti shpallim luftë makedonëve, qe e meritojnë ti vrasim ata ashtu siq vrajten djemët tanë.

Jam Kosova, andaj ktheje/paguje gjakun tim!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top