E vërteta për "Buçet e Saimir Tahirit"

Malsi

Anëtar i Nderuar
Ard_Vehbiu_400x400_2.jpg

Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë së Shtetit, që e “pengon” bukuria në detyrë: me frymë pozitive për personazhin në fjalë.

E megjithatë, shkrime të tilla ndonjëherë nxjerrin në pah paragjykimet ose “idetë e gatshme” – në rastin konkret,pritjet e autorit të shkrimit në lidhje me perspektivat në karrierë të një vajze që qëllon të jetë e bukur.

Shkruhet aty:

“Dea Ricku të sjell në mend, sapo e takon, që ajo të bëhej një vajzë pasarelash dhe jo police.”

policja.jpg

Me sa kuptoj unë, fjalë si këto më sipër sillen si shenjë simpatie ose kompliment, për personin në fjalë; por çfarë i nënvendoset, tradhton të kundërtën.

Dhe pikërisht: që në shoqërinë e sotme, një vajzë a një grua e bukur pritet që t’i përdorë hiret e veta për të bërë karrierë.

Vetëm pak ditë më parë, Enkel Demi ngriti një stuhi të vogël në mediat, kur i denoncoi këto – sado tërthorazi – se po i përdornin rubrikat promovuese të femrave gjysmë-lakuriqe si reklama për escort girls.

Nuk di ç’të them për këtë kritikë; por edhe më duket logjike që në një shoqëri që vazhdon ta objektifikojë femrën publike në mënyrën më flagrante, një vajzë e bukur automatikisht do të shihet si kandidate për t’u identifikuar – edhe profesionalisht – me pamjen e vet.

Që këtej edhe proliferimi i pasarelave, VIP-ave, selfie-ve, zhveshjeve, velinave dhe dukurive të tjera parazitare, që synojnë të mbushin zbrazëtinë e mjerë në komunikimin publik.

Për t’u rikthyer tek tema: profili i Deas vjen në shkrim i ngrohtë dhe njerëzor; madje në një vend autori – anonim – denoncon edhe gjestin e faqes onlineopozita.com, e cila e vendosi foton e kësaj vajze në kopertinë, të shoqëruar me diciturën “Buçet e Saimir Tahirit.”

Në fakt, opozita.com është nisur të bëjë diçka veçanërisht të ndyrë dhe ia ka arritur qëllimit; ndërsa ky portret i “Panoramës”, edhe pse plot dashamirësi në vetvete, sërish i dorëzohet të njëjtit paragjykim: femra e bukur, larg “pasarelës dhe skenës dhe krevatit”, nuk është në vendin e vet.

اfarë më kujton edhe një përkufizim të mirënjohur të antropologes Mary Douglas, për fëlliqësinë (“dirt”): matter out of place; dhe në rastin e tanishëm, të një femre të bukur që refuzon t’i nënshtrohet vështrimit mashkullor si kërcënimpër rendin patriarkal.

Aq më relevante bëhet kjo për një grua si Dea, e cila ka marrë përsipër një rol profesional tradicionalisht të rezervuar për burrin: atë të ruajtjes së rendit publik.

Sa më lart, nuk e kam me shkrimin në “Panorama” natyrisht; por me një poshtërim të llojit të ri, që po i bëhet vajzës dhe grua, kinse në emër të çlirimit të saj – nëpërmjet megafonit të mediave.

peizazhe.com
 
Titulli: E vërteta për "Buçet e Saimir Tahirit"

Me beri pershtypje kjo pjese..

Për t’u rikthyer tek tema: profili i Deas vjen në shkrim i ngrohtë dhe njerëzor; madje në një vend autori – anonim – denoncon edhe gjestin e faqes onlineopozita.com, e cila e vendosi foton e kësaj vajze në kopertinë, të shoqëruar me diciturën “Buçet e Saimir Tahirit.”

!!!
 
Back
Top